Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera
Sociale

Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

• 29 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qeveria synon të rishikojë kufijtë e shpejtësisë në rrjetin kombëtar dhe njëkohësisht do të zgjerojë monitorimin elektronik të drejtuesve të automjeteve, përmes kamerave dhe sistemeve inteligjente të lidhura me qendrën e kontrollit të trafikut.

Masat janë pjesë e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planit të saj të veprimit publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare. Dokumenti parashikon gjatë periudhës 2027–2029 “vendosjen e kamerave të shpejtësisë dhe sinjalistikës tjetër inteligjente” në pika të përzgjedhura të rrjetit rrugor.

Pajisjet do të përdoren për monitorimin e shpejtësisë dhe do të integrohen me Qendrën e Kontrollit dhe Menaxhimit të Trafikut, sipas planit. Treguesi i përcaktuar për zbatimin e masës është numri i vendndodhjeve ku instalohen kamerat dhe sinjalistika inteligjente.

Read more:“Aeroporti i Kukësit është mbushur me panele diellore”/ Aktivisti Edison Lika: “Flatrat e Veriut” premtimi që mori fund shumë shpejt

Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni përgjegjës për zbatimin, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, strukturat përgjegjëse për transportin dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Në të njëjtën periudhë, autoritetet do të rishikojnë edhe kufijtë ekzistues të shpejtësisë. Strategjia kërkon që ato të përshtaten sipas “Qasjes së Sistemit të Sigurt”, duke marrë parasysh karakteristikat e rrugës, mbrojtjen që ofrojnë automjetet dhe aftësinë e trupit të njeriut për të përballuar goditjen gjatë një aksidenti.

Read more:“Ripërtëritja ka ndodhur katërcipërisht”/ Lela përgjigje kritikëve për ndryshimet në PD: Nga 15 sekretariate, 13 janë për herë të parë. Procesi ishte transparent

Dokumenti parashikon që kufijtë e rinj të lidhen me nivelin e rrezikut në secilin segment, ndërsa masat në zonat urbane do të përfshijnë qetësimin e trafikut dhe ndërhyrje pranë shkollave dhe zonave me lëvizje të lartë të këmbësorëve.

Plani kërkon gjithashtu monitorimin e “përqindjes së automjeteve që udhëtojnë brenda kufirit të shpejtësisë” në kushte trafiku të lirë. Ky tregues do të përdoret për të matur zbatimin e strategjisë dhe për të orientuar kontrollet policore dhe fushatat e sigurisë rrugore./Monitor

Lexo edhe
Sociale

Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit po bëhet gati për nxënësit me ambiente moderne, Rama ndan pamjet

Sociale

Ministri belg i Mbrojtjes zgjedh Shqipërinë për pushimet verore! Theo Francken luan padel në Berat dhe pritet nga Nufi në Vlorë: Është bukur këtu! (VIDEO)

Tags: #ARRSH #Automjetet #Kamera #qeveria #shqiptar #Siguria #siguria rrugore #Trafiku

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit po bëhet gati për nxënësit me ambiente moderne, Rama ndan pamjet
  • Ministri belg i Mbrojtjes zgjedh Shqipërinë për pushimet verore! Theo Francken luan padel në Berat dhe pritet nga Nufi në Vlorë: Është bukur këtu! (VIDEO)
  • ‘Ndryshimi nis me një furçë’, Gogu ndan historinë e 21-vjeçarit që po kryen 80 orë punë në zbatim të vendimit të gjykatës (VIDEO)
  • Virozat/ Pediatria e Beratit e tejmbushur me fëmijë! Mjeku: Mbi 40 raste në ditë, të vjella e temperaturë
  • Sezoni veror/ Pushuesit ‘dynden’ drejt Pogradecit në gusht, shkak çmimet e favorshme! Turistët: Na pëlqen klima e ushqimi
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Gjykata Supreme në Londër pranon apelimin e Shqipërisë për ekstradimin e porositësit Edmond Haxhia dhe grupit vëzhgues
  • “Xhungël, siguria ka rënë”/ Balliu reagon pas vrasjes në hotelin “Principote” në Ksamil: Turizmin nuk e dëmton protesta, por krimi
  • Aktivisti, Arben Kola në protestën kundër Ramës: Shqipëria u dogj nga zjarret, qeveria fle gjumë. Dronët e policisë nuk punojnë…
  • LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi
  • LIVE- “Premtime boshe dhe asgjë më shumë. Qeverisë po i vjen fundi”, qytetari para Kryeministrisë mesazh Ramës: Ne jemi sorrat dhe korbat që do të rrëzojmë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 60 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje antisistem/ Diaspora vijon marshimin drejt Kryeministrisë, ironi me deputetët socialistë, thirrje Ramës të japë dorëheqjen 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi 8 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit po bëhet gati për nxënësit me ambiente moderne, Rama ndan pamjet

Shkolla “Abdyrrahman Përmeti” në Lis të Matit po i afrohet përfundimit të punimeve. Kryeministri Edi Rama ndau sot…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ministri belg i Mbrojtjes zgjedh Shqipërinë për pushimet verore! Theo Francken luan padel në Berat dhe pritet nga Nufi në Vlorë: Është bukur këtu! (VIDEO)

Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore, duke u ndalur edhe…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

‘Ndryshimi nis me një furçë’, Gogu ndan historinë e 21-vjeçarit që po kryen 80 orë punë në zbatim të vendimit të gjykatës (VIDEO)

Ky i ri që po shikoni duke lyer muret e ambienteve të Kopshtit Zoologjik është 21 vjeç dhe…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by