Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Doni të na fshini nga harta’, banorët e Poliçanit protestojnë kundër Reformës Territoriale, djegin teserat e PS-së, kryetari i degës jep dorëheqjen (VIDEO)
Sociale

‘Doni të na fshini nga harta’, banorët e Poliçanit protestojnë kundër Reformës Territoriale, djegin teserat e PS-së, kryetari i degës jep dorëheqjen (VIDEO)

• 30 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të enjte në Poliçan për të protestuar kundër planit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës Territoriale 2.0.

“Fëmijët na i larguat, tani doni të na fshini nga harta”, shkruhej në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit, të cilët kërkojnë që Poliçani të mbetet bashki më vete.

Në shenjë proteste, kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari dha dorëheqjen dhe deklaroi se vendimi për prekjen e bashkisë përbën “një padrejtësi dhe një turp të madh”.

Read more:Nëna me dy fëmijët e mitur vdiqën nga flakët, reagon Berisha: Indiferenca, ortaku i zjarrit në këtë ngjarje të dhimbshme

Menjëherë pas kësaj disa qytetarë dogjën në shesh teserat e anëtarësisë së Partisë Socialiste.

Në përfundim të tubimit, banorët firmosën një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e propozuara nga Reforma Territoriale.

Sipas draftit për Reformën Territoriale 2.0, të dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste, Bashkia e Poliçanit parashikohet të shkrihet dhe t’i bashkohet Bashkisë së Beratit.

Read more:Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë

Ky ndryshim është pjesë e planit për uljen e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.

Kundër këtij propozimi ka shprehur rezerva më herët edhe kryebashkiaku i Poliçanit, i cili është shprehur se shkrirja e bashkive të vogla do të sjellë shpopullimin e qyteteve.

Banorët këmbëngulin se Poliçani duhet të vijojë të funksionojë si bashki më vete dhe kundërshtojnë përfshirjen e tij në Bashkinë e Beratit.

Read more:32 mijë firma në KQZ për kurimin e fëmijëve jashtë vendit, nismëtarët kërkojnë që shteti të mbulojë faturën për sëmundjet e rënda

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:28

Protesta në Poliçan, banorët i vënë flakën teserave të PS-së dhe draftit socialist të Reformës Territoriale, kreu i PS-së së qytetit jep dorëheqjen(VIDEO)

Gjatë protestës në Poliçan kundër draftit të Reformës Territoriale, disa banorë të qytetit dogjën tesera të Partisë Socialiste, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, dha dorëheqjen nga posti duke argumentuar se vendimi për prekjen e bashkisë përbën “një padrejtësi dhe një turp të madh”.

Në përfundim të tubimit, banorët firmosën edhe një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e propozuara nga Reforma Territoriale.

Lexo edhe
Sociale

Temperatura deri në 34°C, por reshje të dobëta shiu në zonat malore, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Sociale

‘Smart City’, 600 kamera në 20 shkolla! Prindërit kërkojnë garanci: Kush i monitoron pamjet?! Zv.ministrja në Report TV: Ruhen në Polici, aksesi është i kontrolluar dhe çdo hyrje gjurmohet

Tags: #Berat #Fëmijët #kuvend #Peticion #polican #Protesta #proteste #reforma territoriale #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Temperatura deri në 34°C, por reshje të dobëta shiu në zonat malore, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • ‘Smart City’, 600 kamera në 20 shkolla! Prindërit kërkojnë garanci: Kush i monitoron pamjet?! Zv.ministrja në Report TV: Ruhen në Polici, aksesi është i kontrolluar dhe çdo hyrje gjurmohet
  • ‘Smart City’ hyn në shkolla, 600 kamera inteligjente në 20 institucione arsimore! Sa e garantojnë sigurinë e fëmijëve? Prindërit e mirëpresin por kërkojnë garanci: Ku ruhen pamjet dhe kush i monitoron?
  • Lezhë, 45 nxënës të Troshanit bojkotojnë mësimin: S’kemi transport për në Krajan! Drejtoria arsimore premton zgjidhje
  • Programi ‘Pas Shkolle’,aplikimet vijojnë deri më 25 shtator në 408 shkolla, ja si të regjistroni fëmijën hap pas hapi (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO)
  • U miratua vetëm me votat e PS, Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e Magjistratëve
  • Bardhi “shpërthen” në akuza ndaj Ramës: Ka projektuar një shtet privat. Po hakmerret ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, s’e i kanë trokitur te dera për Belindën!
  • Pagat e gjyqtarëve/ Rama në Kuvend: Dy suksese të reformës në drejtësi janë SPAK dhe GJKKO, KLGJ dhe KLP faliment
  • Përplasja për pagat e drejtësisë/ Kuvendi miraton propozimin e PS për rritje me 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 7 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Temperatura deri në 34°C, por reshje të dobëta shiu në zonat malore, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme këtë të premte, 18 shtator. Moti…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

‘Smart City’, 600 kamera në 20 shkolla! Prindërit kërkojnë garanci: Kush i monitoron pamjet?! Zv.ministrja në Report TV: Ruhen në Polici, aksesi është i kontrolluar dhe çdo hyrje gjurmohet

“Ne kemi një vit që po punojmë për një projekt që besoj do të na japë një dorë…

• 5 orë më parë • 9 min lexim
Sociale

‘Smart City’ hyn në shkolla, 600 kamera inteligjente në 20 institucione arsimore! Sa e garantojnë sigurinë e fëmijëve? Prindërit e mirëpresin por kërkojnë garanci: Ku ruhen pamjet dhe kush i monitoron?

“Ne kemi një vit që po punojmë për një projekt që besoj do të na japë një dorë…

• 17 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by