Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Shkodër/ Humbi jetën bashkë me 2 fëmijët e mitur nga shpërthimi i bombolës me gaz, Report Tv siguron foton e 24-vjeçares Bleona Çobaj! Sot përcillet në banesën e fundit
Kronikë

Shkodër/ Humbi jetën bashkë me 2 fëmijët e mitur nga shpërthimi i bombolës me gaz, Report Tv siguron foton e 24-vjeçares Bleona Çobaj! Sot përcillet në banesën e fundit

• 30 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Report Tv ka siguruar foton e Bleona Çobajt, e cila dje humbi jetën së bashku në Shkodër me 2 fëmijët e saj të mitur për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.

Tragjedia e rëndë ndodhi në fshatin Domen të Shkodrës, ku 24-vjeçarja dhe dy fëmijët e saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, Amar dhe Anuar Çelaj, humbën jetën pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjes, e braktisur prej 20 vitesh.

Read more:Revolta popullore! Thirrja e fortë e të moshuarit për intelektualët: Reagoni, heshtja juaj mund të jetë më e rëndë se fjala e të ligjve

Ngjarja ndodhi në lagjen Plisht të fshatit Domen, në njësinë administrative Postribë. Sipas burimeve të Report TV, familja kishte ardhur më 15 korrik nga Gjermania për pushime dhe ishte strehuar në shtëpinë e tyre në Golem të Shkodrës dhe dy ditë më parë kishte nisur pastrimin e banesës në Domen. Edhe ditën e sotme ata kishin shkuar sërish atje por babai i 24-vjeçares dhe bashkëshorti i viktimës, Besmir Çelaj 35 vjeç janë larguar drejt qendrës së fshatit për të blerë diçka në market, ndërsa Bleona Çobaj ka mbetur në banesë me dy fëmijët.

Si ndodhi ngjarja?

Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se pikërisht në këtë moment ka ndodhur tragjedia. Gruaja ka ndezur bombolën 5 litroshe të gazit e cila ka shpërthyer menjëherë duke i marrë jetën asaj dhe fëmijëve. Si pasojë e presionit të lartë ka rënë edhe çatia e banesës duke i zënë nën të.

Read more:Gomonia del jashtë kontrollit në Llaman, piloti bie në ujë gjatë lëvizjes, ndërhyn Policia Kufitare

Një qytetar ka parë zjarrin nga një distancë e largët dhe ka telefonuar zjarrfikësit. Telefonata ka vënë në lëvizje edhe efektivët e Policisë.

Read more:Nëna me dy fëmijët e mitur vdiqën nga flakët, reagon Berisha: Indiferenca, ortaku i zjarrit në këtë ngjarje të dhimbshme

Problemi qëndronte në faktin se terreni ishte i vështirë dhe sipas burimeve shtëpia nuk mund të arrihet me makinë për shkak të mungesës së rrugës. 2 makina zjarrfikëse kanë shkuar deri në fund të rrugës dhe më pas zjarrfikësit kanë ecur në këmbë për 30-40 minuta për të mbërritur në vendngjarje, aty ku kanë zbuluar një e nga një trupat e pajetë të bërë shkrumb nga flakët. Ata kanë gjetur të parën trupin e 24 vjeçares dhe më pas të dy fëmijëve të saj të vegjël, një pamje që sipas burimeve ka qenë tronditëse.

Lexo edhe
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Tags: #Amar Çelaj #Anuar Çelaj #Babai #Bleona Cobaj #Domen #Familja #Fëmijët #Gazi #Gjermania

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
Nga të njëjtat tag-e
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 18 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Debati mbi financimin e protestës së njohur si “revolucioni Flamingo” në Tiranë i çon gjurmët te Guerrilla Foundation.…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria

Në një lidhje direkte me Report Tv nga SHBA, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, tha se…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin