Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Cërriku në protestë kundër “Territoriales”: Banorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, kërkojnë ruajtjen e bashkisë
Politikë

Cërriku në protestë kundër “Territoriales”: Banorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, kërkojnë ruajtjen e bashkisë

• 3 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qytetarët e Cërrikut kanë dalë këtë të hënë në protestë kundër riorganizimit të mundshëm territorial, duke kundërshtuar bashkimin e bashkisë së tyre me atë të Elbasanit. Protestuesit kërkuan që Cërriku të vijojë të jetë njësi më vete administrative dhe ngritën shqetësimin për arsyet dhe përfitimet që do të sillte një shkrirje e tillë.

Cërriku, bashkia e dytë më e madhe për nga numri i banorëve në Qarkun e Elbasanit, sipas protestuesve ka historinë, identitetin dhe kapacitetet e veta për të vijuar funksionimin si bashki më vete. Ata kërkuan shpjegime konkrete se përse kjo bashki duhet të shkrihet dhe cilat do të jenë pasojat për qytetarët në ofrimin e shërbimeve publike.

Read more:Aksident në Prrenjas, motori del nga rruga, plagosen 2 të rinj

Gjatë protestës, qytetarët rikujtuan edhe deklaratat e Kryeministrit, i cili në të kaluarën e ka përmendur Cërrikun si një shembull të mirë të qeverisjes vendore. Sipas protestuesve, këto vlerësime bien ndesh me një vendim të mundshëm për bashkimin e saj me një tjetër bashki.

“Një bashki që është vlerësuar për mënyrën e administrimit dhe funksionimit të saj nuk mund të zhduket pa një argument të fortë”, u shprehën protestuesit, duke kërkuar që zëri i komunitetit të merret në konsideratë.

Read more:“Korrupsioni nuk është zhdukur”/ Enno Bozdo: Me shkrirjen e bashkive shërbimet përgjysmohen! Rama ka hedhur hapa vetëm drejt pushtetit autokrat

Ata deklaruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, deri sa kërkesat e tyre të dëgjohen nga institucionet qendrore. Një tjetër apel i tyre ishte drejtuar administratës lokale, punonjësve të institucioneve dhe të gjithë komunitetit që të bashkohen në mbrojtje të statusit të Bashkisë Cërrik.

Në protestë ishin të pranishëm edhe deputetë të Partisë Demokratike, të cilët mbështetën kërkesat e qytetarëve. Nga ana tjetër, protestuesit kërkuan reagim edhe nga deputetët e Partisë Socialiste, duke i bërë thirrje përfaqësuesve politikë të Qarkut Elbasan që të mbajnë qëndrim për këtë çështje.

Read more:Ervin Salianji-Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar! Nëse ke guxim, publiko dosjet Agasi-Beqiri!

Banorët paralajmëruan se do të vijojnë aksionet e tyre qytetare, duke kërkuar që vendimmarrja për të ardhmen administrative të Cërrikut të mos merret pa konsultimin dhe miratimin e komunitetit.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ “Rama jepe dorëheqjen”, marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama në burg, Berisha në burg

Politikë

VIDEO/ “Nesër më shumë!” Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në Bulevard

Tags: #Elbasan #jetë #proteste #Reagim #Zëri #Zhduket

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ “Rama jepe dorëheqjen”, marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama në burg, Berisha në burg
  • VIDEO/ “Nesër më shumë!” Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në Bulevard
  • VIDEO/ 66 ditë revoltë e qëndresë, protestuesit mbyllin protestën! “Nesër më shumë”, mesazh nga sheshi “Nënë Tereza”: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • VIDEO/ Revolta e 66 kundër qeverisë, largimi i Ramës kërkesë e panegociueshme, protestuesit të vendosur: Shqipëria kërkon revolucion
  • Kosovë/ Kurti pas përfundimit të bisedimeve me LDK: Nuk kemi marrëveshje politike
Nga të njëjtat tag-e
  • Nesër temperaturat deri në 37°C, IGJEO: Pjesa më e madhe e vendit e rrezikuar nga zjarret
  • VIDEO/ “Rama jepe dorëheqjen”, marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama në burg, Berisha në burg
  • VIDEO/ 66 ditë revoltë e qëndresë, protestuesit mbyllin protestën! “Nesër më shumë”, mesazh nga sheshi “Nënë Tereza”: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • VIDEO/ Revolta e 66 kundër qeverisë, largimi i Ramës kërkesë e panegociueshme, protestuesit të vendosur: Shqipëria kërkon revolucion
  • “Rama na quajti agjentë, sorra e korba dhe na sjell serbët në Shkodër”/ I riu në protestë: I gatshëm të djegë Shqipërinë për të mbrojtur veten, por ne do e djegim politikisht
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 25 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 23 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 13 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 11 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ “Rama jepe dorëheqjen”, marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama në burg, Berisha në burg

Protesta e 66-të radhazi u mbajt sot para Kryeministrisë. Pas fjalimeve protestuesit vijojnë marshimet në rrugët e Tiranës…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

VIDEO/ “Nesër më shumë!” Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në Bulevard

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Tubimi…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

VIDEO/ 66 ditë revoltë e qëndresë, protestuesit mbyllin protestën! “Nesër më shumë”, mesazh nga sheshi “Nënë Tereza”: Edi Rama jepe dorëheqjen

TIRANË- 66 ditë, protestë, revoltë, qëndresë, rezistencë dhe kërkesa të panegocieushme, duke nisur që nga dorëheqja e Ramës…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by