Një fëmijë 10 vjeç në Tiranë është përplasur dy herë radhazi nga dy mjete të ndryshme.
Fillimisht, i mituri është përplasur nga një motor që drejtohej nga një 27-vjeçar, i papajisur me leje drejtimi. Më pas, një makinë ku në timon ishte një 47-vjeçar që u largua, por më pas u kap nga policia.
Fëmija është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Read more:S’e la të dilte nga banesa e tij dhe ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, pranga 31-vjeçarit në Tiranë
27-vjeçari është vënë në pranga, kurse 47-vjeçari është nën hetim.
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.




