Petët hapen njëra pas tjetrës, mbushja vendoset në mes dhe piqet në saç.
Në Polenë, lakrori nuk është thjesht një gatim që serviret në tryezë por një recetë e ruajtur me fanatizëm nga brezi në brez.
Pasditen e së premtes, fshati i Korçës mblodhi banorë të zonës, të rikthyer nga qyteti dhe vizitorë të shumtë, në Festën e Lakrorit.
Pjekja në saç është ajo që e kthen përgatitjen në një ritual të vjetër. Lakrori del i nxehtë nga zjarri dhe shkon menjëherë tek të ftuarit.
Muzika, këngët dhe vallet i nxjerrin i dhanë gjallëri aktivitetit.
Lakrorin me dy petë e gjejmë në shumë zona të juglindjes, nga Korça e Dardha, te Vithkuqi e Kolonja.




