Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Serbia plan për ta lënë Kosovën pa ujë/ Vuçiç paralajmëron ndryshimin e rrjedhës së Ibrit: Të shohim çfarë do të bëjnë shqiptarët
Politikë

Serbia plan për ta lënë Kosovën pa ujë/ Vuçiç paralajmëron ndryshimin e rrjedhës së Ibrit: Të shohim çfarë do të bëjnë shqiptarët

• 9 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka hedhur në skenë një kërcënim të ri ndaj Kosovës, duke paralajmëruar mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Beogradit dhe Prishtinës dhe është paraqitur si reagim ndaj politikave të autoriteteve të Kosovës ndaj komunitetit serb.

Sipas mediave serbe, Vuçiç tha se tashmë janë përfshirë ekspertë dhe inxhinierë për të shqyrtuar mundësinë e ndërhyrjes në rrjedhën e lumit.

“Duhet t’ju njoftoj, ne kemi ftuar tashmë ekspertë që merren me këtë, sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të gjithë të tjerët. Ata po e keqtrajtojnë kaq shumë popullin tonë. Le të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pas këtij veprimi”, është shprehur presidenti serb.

Read more:Zjarri në banesë i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve/ Reagon presidenti Bajram Begaj: I pikëlluar për tragjedinë, mendimet e mia janë me familjen

Vuçiç nuk ka bërë të ditur se çfarë lloj ndërhyrjeje po shqyrtohet dhe nëse një plan i tillë do të zbatohet konkretisht. Megjithatë, deklarata ka ngritur pikëpyetje për pasojat që mund të ketë një ndërhyrje në një prej burimeve kryesore ujore që lidhen me Kosovën.

Sipas Vuçiç që nga viti 1985 “ekziston një ide për të ndryshuar rrjedhën” e lumit Ibër për nevojat e popullatës në qytezat afër liqenit, që si pasojë do ta thante Ujmanin, nga i cili furnizohet Kosova. Sipas tij, kjo mund të ndodhë me një vendim të Qeverisë serbe.

Read more:“Teatri i kukullave mes gogolit Berisha dhe Rama, mori fund”/ Kulluri: Protesta nxori jashtë loje opozitën. Dosja “Balluku”? Nga BKH e SPAK indicie të reja…

“Ne tashmë kemi ftuar ekspertët që merren me këtë çështje, sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të tjerë. Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, ka deklaruar Vuçiç të dielën për gazetarët gjatë vizitës së punimeve në Urën e Vjetër Hekurudhore në Beograd.

Ibëri ka një rëndësi strategjike për Kosovën, ndërsa liqeni i Ujmanit, i krijuar nga diga mbi këtë lumë, është një prej burimeve kryesore për furnizimin me ujë të zonave të Kosovës dhe lidhet gjithashtu me prodhimin e energjisë elektrike.

Read more:Heshtja pas deklaratës së ministres serbe për spastrimin etnik, Rama: Kush kërkon të bëhemi kor histerik sa herë flet një çyryk në Beograd ka ngatërruar adresë

Një ndërhyrje në rrjedhën e lumit do të mund të kishte pasoja për furnizimin me ujë dhe funksionimin e infrastrukturës energjetike, duke e kthyer çështjen nga një përplasje politike në një problem me potencial të drejtpërdrejtë humanitar dhe ekonomik.

Lexo edhe
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Tags: #beograd #Gazetarët #Kërcënim #Kosova #Kryesore #Presidenti #Reagim #Serbia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 6 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 13 orë më parë • 6 min lexim
Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, iu bashkua studentëve dhe protestuesve në Tiranë, në protestën e të rinjve…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin