Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si gjermanët planifikojnë pushimet/ Ja për çfarë e përdorin më shumë
Teknologji

Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si gjermanët planifikojnë pushimet/ Ja për çfarë e përdorin më shumë

• 10 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Jeta e përditshme është stresuese dhe shpesh njerëzit nuk kanë shumë kohë për të planifikuar pushimet.

Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë qytetarë në Gjermani po i drejtohen inteligjencës artificiale (IA) për të kursyer kohë dhe për të marrë sugjerime e këshilla për udhëtimet e tyre.

Sipas një njoftimi të shoqatës së industrisë digjitale Bitkom, pothuajse një në katër qytetarë gjermanë ka përdorur sugjerime të inteligjencës artificiale për të zgjedhur destinacionin e udhëtimit ose vendin ku do të kalojë pushimet.

Read more:Pajisje për shkollat dhe ndihma për familjet, Pogradeci mirëpret tre kamionë me ndihma nga Gjermania

Ndërkohë, 19% e të anketuarve kanë përdorur inteligjencën artificiale për të kërkuar akomodime, si dhe bileta avioni apo treni.

Të dhënat bazohen në rezultatet e një ankete përfaqësuese me rreth 1,000 persona mbi moshën 16 vjeç.

Përdorimi i inteligjencës artificiale nuk kufizohet vetëm te zgjedhja e destinacionit. Sipas anketës, 6% e të anketuarve thanë se e kanë përdorur IA-në për të krijuar një listë me gjërat që duhet të marrin me vete gjatë udhëtimit.

Read more:Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth ‘Eagle Stadium’, autostrada e hapur! Hyrja në 18:00, transporti publik ose privat (por nuk ka parkime)

Ndërkohë, 5% e të anketuarve përdorin inteligjencën artificiale për të marrë këshilla lidhur me destinacionin, vaksinat apo veçoritë kulturore të vendeve që planifikojnë të vizitojnë.

Përdorimi i IA-së vazhdon edhe pasi udhëtarët kanë mbërritur në destinacion. Rreth 17% e të anketuarve e kanë përdorur atë gjatë pushimeve për t’u informuar mbi ekskursione dhe aktivitete të ndryshme.

Restorantet janë gjithashtu një tjetër fushë ku inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë. Sipas të dhënave të anketës, 21% e qytetarëve kanë kërkuar rekomandime për restorante përmes programeve të IA-së.

Read more:Dy trena përplasen ballë për ballë, disa të lënduar në Danimarkë

Një tjetër përdorim i përhapur lidhet me fotografitë e pushimeve. Rreth 25% e të anketuarve thanë se kanë përdorur programe të inteligjencës artificiale për të përmirësuar fotografitë e tyre të realizuara gjatë udhëtimeve.

Të dhënat tregojnë se inteligjenca artificiale po bëhet gradualisht një mjet i përdorur në faza të ndryshme të udhëtimit, nga përzgjedhja e destinacionit dhe rezervimi i akomodimit, deri te aktivitetet, restorantet dhe përpunimi i fotografive gjatë pushimeve.(Dw)

Lexo edhe
Teknologji

FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Teknologji

Musk vlerëson Xi Jinping: Është një udhëheqës i madh, Kina ka përjetuar prosperitet të jashtëzakonshëm

Tags: #Akomodime #Aktivitete #Bileta #gjermani #Inteligjenca #Inteligjenca artificiale #Treni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë
  • Musk vlerëson Xi Jinping: Është një udhëheqës i madh, Kina ka përjetuar prosperitet të jashtëzakonshëm
  • “Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi
  • Apple debuton në tregun e telefonave të palosshëm, prezanton iPhone Duo
  • Pas Meta-s, edhe Snapchat paralajmëron kufizime të kohës së përdorimit për të miturit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Historia rozë Agasi-Hyseni për të spostuar vëmendjen! Shteti ka rënë!”, Boçi për sulmin e Vlora Hysenit ndaj gazetares Lala: Presion për t’i mbyllur gojën dhe të tërhiqet
  • FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë
  • “Prokurorët që po hetojnë AKSHI-n, këtë ‘oktapod’ që ka mbërthyer shtetin, duhen përgëzuar për kurajon”/ Agron Gjekmarkaj: SHISH i kapur nga krimi, ka rënë shteti
  • Të huajt preferojnë Durrësin/ Shtatori i mbushur me turistë, operatorët: Ulen çmimet dhe ka më shumë privatësi
  • “Dosja e AKSHI-t dhe hetimet për Ergys Agasin kanë hapur kutinë Pandorës” / Klevis Balliu: Shteti dhe siguria peng i Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 24 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 13 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë me rreth 1% gjatë pesë viteve të ardhshme, por njëkohësisht…

• 19 orë më parë • 3 min lexim
Teknologji

Musk vlerëson Xi Jinping: Është një udhëheqës i madh, Kina ka përjetuar prosperitet të jashtëzakonshëm

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka vlerësuar presidentin kinez Xi Jinping, duke e cilësuar atë si një…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Teknologji

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

iPhone 18 është lançuar të premten në mëngjes në Sydney të Australisë, ku dhjetëra fansa të Apple u…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by