Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)
Kronikë

Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)

• 16 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lokalin ‘Orange’ në Sarandë, ku u dhunua shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli. Për ngjarjen janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre administratori i lokalit ku ndodhi konflikti, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, rreth orës 03:20, në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Butrinti“, rojet e sigurisë së lokalit ishin konfliktuar me disa persona, pa njoftuar shërbimet e Policisë. Në atë moment, Bakalli, i cili po kalonte rastësisht me automjetin e tij, ka ndaluar, është prezantuar si punonjës policie dhe ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Policia bën me dije se rojet e sigurisë nuk kanë ndërprerë konfliktin, por kanë goditur me grushte edhe shefin e Hetimit, i cili ka kaluar në vetëmbrojtje dhe ka arritur të njoftojë kolegët për ndihmë. Pas rreth një minute në vendngjarje kanë mbërritur Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë.

Read more:Rrezikoi pushuesit në Himarë, bllokohet Jet Ski-ja, drejtuesi i mjetit gjobitet me 300 mijë lekë

Më pas, gjatë kontrolleve, policia lokalizoi në një banesë në fshatin Gjashtë pjesën tjetër të rojeve të sigurisë së lokalit.

Në pranga u vunë administratori i lokalit ‘Orange’ 35 vjeçari Marjo Katiraj, 38 vjeçari Elgent Ndoj por edhe Faik Hoxha 35 vjeç, ⁠Indrit Cullhaj 34 vjeç, Ardit Kasemi 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe taksisti 29 vjeçar Besnik Sullollari. Ndërsa 28 vjeçari Pjetër Doçi që punonte si roje sigurie u shpall në kërkim.

Read more:Zjarret në Lurë të Dibrës, nis hetimi për shefin e monitorimit të Parkut Kombëtar dhe dy roje

Lidhur me ngjarjen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, pezulloi menjëherë nga detyra dy efektivë të Policisë, një punonjës të Repartit “RESI” dhe një efektiv të RENEA-s, pasi sipas Policisë rezultonin të dypunësuar pa leje si roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti.

Sipas njoftimit zyrtar, ata nuk njoftuan Policinë për konfliktin dhe nuk ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e tij, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor ndaj tyre.

Read more:“Do ta bëjë si KAYO, modeli i punëve të pista”/ Berisha ngre akuza për tregun e ilaçeve: Rama po përgatit kapjen e qindra milionë eurove

Bakalli u paraqit në spital me hematoma në sy dhe dëmtime të tjera, mori ndihmën mjekësore dhe më pas u largua. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se pa dy persona që po konfliktoheshin në rrugën “Butrinti” dhe se u godit me grusht nga njëri prej tyre teksa ndërhyri për t’i ndarë. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës.

Lajm në përditësim

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin

Kronikë

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur (VIDEO)

Tags: #Butrinti #Mateo #mateo bakalli #Para #Policia #policia e shtetit #sarande #Skënder Hita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin
  • Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur (VIDEO)
  • 10 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, 9 prej tyre nën monitorim! Riaktivizohen flakët në Mallakastër, ndërhyhet nga ajri me helikopter
  • Kthehet në tragjedi shpërthimi që plagosi 6 anëtarët e familjes Kola në Lezhë, kryefamiljari humb jetën pas 12 ditëve
  • Fier/ Policia kontrolle me mjete inteligjente në akset rrugore, 772 gjoba për tejkalim shpejtësie brenda javës! Nisin hetimet për 6 drejtues automjetesh
Nga të njëjtat tag-e
  • Nuk ndalet revolta! Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!
  • 103 ditë revoltë! Nis protesta e qytetarëve para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen
  • “Bashkisë së Tiranës iu pre koka”/ Rama për Veliajn në burg: Eksperiment i padëgjuar në BE, dëme kolosale për kryeqytetin (VIDEO)
  • “Po ato ndërtesat e firmat në Mat moj Belinda të kujt janë?!”, protestuesja: Nuk i numëron dot, SPAK i ka fajet që nuk…
  • 103 ditë protestë/ Nis grumbullimi i qyetetarëve te sheshi Skënderbej, vijon aksioni kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 9 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Asnjë qeveri s’del mbi vendimet e GJK”, Lala zbërthen përplasjen për pagat: Gjyqtarët e akuzojnë Petrit Malajn për shpërdorim detyre dhe… 6 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin

TIRANË– Bllokimi i pagave për gjykatat dhe prokuroritë e vendit, magjistratë e administratë, është bërë me urdhër të…

• 1 orë më parë • 12 min lexim
Kronikë

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur (VIDEO)

Pasi Prokuroria e Posaçme sekuestroi dje në Palasë një tjetër vilë të Belinda Ballukut, avokati Saimir Vishaj është…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

10 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, 9 prej tyre nën monitorim! Riaktivizohen flakët në Mallakastër, ndërhyhet nga ajri me helikopter

Zjarri në vendin tonë mbetet ende një problem edhe në këtë javë të dytë shtatori. 19 vatra zjarri,…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by