Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 21-vjeçarë në Korçë
Kronikë

Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 21-vjeçarë në Korçë

• 16 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy 21-vjeçarë në Korçë janë arrestuar për trafik emigrantësh. Njëri prej tyre po transportonte 5 emigrantë në furgonin e tij dhe refuzoi t’i bindej policisë për të ndaluar.

Efektivët iu vunë në ndjekje, ndërsa i riu ia arriti të largohej në fshatin Gurishtë duke braktisur furgonin, por u kap pas pak orësh.

I njëjti skenar ndodhi edhe me 21-vjeçarin tjetër të arrestuar në Qatrom. Policia zbuloi se i riu i fshihte emigrantët në një ndërtesë të braktisur në fshat dhe më pas i dërgonte drejt Tiranës në këmbim të parave. Në furgonin e tij, të cilin gjithashtu u përpoq ta braktiste, u gjetën 6 emigrantë.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë/Finalizohen dy operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit nga emigrantët që vijnë nga vendet e treta

Read more:Do trafikonin 28 afrikanë drejt Malit të Zi kundrejt pagesës, 2 në pranga në Maliq! Njëri theu arrestin shtëpiak

1.Operacioni policor i koduar “Route 2”, i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Korçë.

2.Operacioni policor i koduar “Qatromi”, si rezultat i një hetimi disajavor, të zhvilluar me metoda proaktive nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Korçë.

-Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, gjatë operacionit policor të koduar “Route 2”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Read more:Furgoni me 15 emigrantë afrikanë ndalohet në Shkodër, në pranga dy të rinjtë që po i transportonin drejt Malit të Zi

Ky shtetas, u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Tren, Devoll, ku, brenda automjetit, kishte 5 shtetas nga vendet e treta dhe nuk iu bind urdhrit të shërbimeve të Policisë për të ndaluar. Gjatë ndjekjes në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Gurishtë, ky shtetas ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet.

Pas disa orësh kërkimesh, 21-vjeçari është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 6 Tiranë.

—

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me F. P. “Shqiponja”, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas një pune hetimore të ndjekur me metoda proaktive dhe të bazuar në informacione operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Qatromi”.

Read more:Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 21 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas i ndihmonte shtetasit e huaj të strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, në fshatin Qatrom, Korçë, dhe më pas bënte transportimin e tyre me automjet drejt Tiranës, kundrejt vlerës monetare.

Në momentin e konstatimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas nuk iu bind urdhrit të shërbimeve të Policisë dhe ka tentuar të braktisë automjetin, brenda të cilit u kapën 6 emigrantë nga vendet e treta. Shtetasi S. D. u kap disa metra larg automjetit nga shërbimet e Policisë.

Read more:Po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Korça në Tiranë, pranga 21-vjeçarit

Materialet procedurale për të dy operacionet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Tags: #automjet #devoll #Emigrantët #gurishte #Kalim #Korce #maliq #pogradec #qatrom #trafik emigrantesh

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
Nga të njëjtat tag-e
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • ‘Territorialja’, Maliqi nuk do bashkimin me Korçën, Këshilli Bashkiak rrëzon propozimin me 21 vota kundër dhe vetëm 1 pro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 4 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn

Më shumë se një vit pas vrasjes së tij në Madhesh të Matit, SPAK ka arritur të zbardhë…

• 12 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Sulmi me vezë i një dite më parë nga protestuesit ishte një porosi, një ‘kurth’ i mirëorganizuar, shprehet…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH

Administratori i inceneratorit të Elbasanit (Eco-Elb), Leli Kaja, është vënë në prangat e Policisë, pas një operacioni me…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by