Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Aksident tragjik në Durrës/ Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! Mes tyre edhe një 15-vjeçar (EMRAT+VIDEO)
Kronikë

Aksident tragjik në Durrës/ Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! Mes tyre edhe një 15-vjeçar (EMRAT+VIDEO)

• 19 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Durrës –Një tragjedi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të Durrësit, ku tre të rinj humbën dhe 2 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, kur drejtuesi i mjetit Kleo Vrioni, 25-vjeç humbi kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti u përplas me një bordurë betoni.

Përplasja ishte aq e fortë sa 25-vjeçari dhe dy pasagjerët Sara Brugentelli, 26-vjeçe (bashkëshortja) dhe Alvi Muhaxhiri 15-vjeç, ndërruan jetë në vend.

Ndërkohë të plagosurit Rejsi Vrijoni 26-vjeç dhe një 16-vjeçar me inicialet K.D, u nisën drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Paraprakisht adoleshenti 16-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas burimeve të rinjtë ishin duke u kthyer nga një lokal nate në zonën e Maminasit dhe paraprakisht dyshohet se po lëviznin me shpejtësi.

Read more:Aksident në Poliçan, makina përfundon në kanalin kullues, lëndohen 3 familjarë! Pasagjerja 78-vjeçare dërgohet në Spitalin e Traumës (VIDEO)

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se automjeti që po udhëtonin tre të rinjtë është shkatërruar plotësisht, teksa në vendin e ngjarjes kanë mbetur ende disa pjesë të vogla të automjetit.

Policia ka hequr me karrotrec makinën dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik.

Njfoftimi i policisë

Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.

Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Read more:Atentati i dështuar në Elbasan, autori: U hakmora për vëllanë e plagosur! Shënjestra: Kemi 15 vite në të njëjtën lagje, jetojmë normalisht (VIDEO)

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 08:35

Ndërruan jetë pas aksidentit tragjik, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh (VIDEO)

Kleo Vrioni, drejtuesi i mjetit që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik ishte martuar vetëm disa ditë më parë (të dielën) me të renë italiane me Sara Brugentelli, e cila gjithashtu ndërroi jetë.

Sipas informacioneve paraprake të rinjtë kishin qenë në një lokal nate në Maminas dhe po ktheheshin.

Ndërkohë dyshohet se 25-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.

Lexo edhe
Kronikë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)

Kronikë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)

Tags: #Aksident #aksident rrugor #Aksident tragjik #Alvi Muhaxhiri #Durres #grupi hetimor #Kleo Vrioni #manëz #Rejsi Vrijoni #Sara Brugentelli

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)
  • Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)
  • Vlorë/ Dyshime për eksploziv në një furgon, Policia në vendngjarje (VIDEO)
  • Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)
  • Sherr mes 2 të rinjve në Durrës, plagoset me kaçavidë njëri prej tyre (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Sezoni turistik rëndon trafikun në Fier, mjetet inteligjente monitorojnë shkelësit! Aksi Levan-Tepelenë, më shqetësuesi për aksidentet
  • Sherr mes 2 të rinjve në Durrës, plagoset me kaçavidë njëri prej tyre (VIDEO)
  • Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS! Ja mesazhi që iu dërgua deputetit të Partisë Mundësia
  • Aksident tragjik në Tiranë, i riu në timon përplas për vdekje një grua në zonën e Misto Mames
  • Përplasen dy skuterë në Vlorë, dy persona përfundojnë në spital, policia në vendngjarje (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 61 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 20 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Marshim-protestë në rrugët e Tiranës, qytetarët të vendosur: Edi Rama jepe dorëheqjen, Shqipëria kërkon revolucion 6 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”/ Pankartat pikante në protestë: Populli do ta çojë Ramën me pushime! 6 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)

11 persona, bashkë me autorin kryesor, 29-vjeçarin Sokrat Vata, janë vënë në prangat e Policisë dhe 2 të…

• 2 orë më parë • 10 min lexim
Kronikë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari ‘në hije’ i ‘Principotes’! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)

11 persona, bashkë me autorin kryesor, 29-vjeçarin Sokrat Vata, janë vënë në prangat e Policisë dhe 2 të…

• 11 orë më parë • 9 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Dyshime për eksploziv në një furgon, Policia në vendngjarje (VIDEO)

Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon në rrugën “28 Nëntori” në Vlorë. Policia ka mbërritur në vendngjarje…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by