Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Shkelje gjatë procedurës parlamentare’, zgjedhja e Genta Bungos si komisionere për Diskriminimin përfundon në Gjykatën Kushtetuese
Kronikë

‘Shkelje gjatë procedurës parlamentare’, zgjedhja e Genta Bungos si komisionere për Diskriminimin përfundon në Gjykatën Kushtetuese

• 20 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Më 7 maj të këtij viti Genta Bungo mori 83 vota si komisionerja e re për mbrojtjen nga Diskriminimi. Bungo u zgjodh vetëm me votat e socialistëve dhe mes kundërshtive të demokratëve!

Por 3 muaj më pas, zgjedhja e saj është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga një tjetër kandidate që synonte postin.

Ish-kolegia e Genta Bungos në komisionin e vettingut, Rozeta Ivanova pretendon parregullsi gjatë procedurës së zgjedhjes së Komisioneres dhe kërkon shfuqizimin e vendimit të datës 7 maj 2026.

Read more:“Do t’i dalim zot vendit! Ramën nuk e duan as socialistët”/ 81 ditë revoltë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi!

Në fakt sipas Ivanovës ka qenë Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik i cili ka kryer shkelje kushtetuese kur nuk e ka dëgjuar atë në një seance të hapur. Por referuar seancës së datës 8 prill të vitit 2026 Komisioni e kishte ftuar Rozeta Ivanovën për tu dëgjuar por ajo nuk ka marrë pjesë në seancë!

Burime pranë Kuvendit thanë se Ivanova kishte lajmëruar Kuvendin për mungesën e saj dhe kishte kërkuar një orë ose ditë tjetër për tu dëgjuar gjë e cila nuk ka ndodhur, ndaj ajo kërkon në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e Kuvendit për zgjedhjen e Komisionerit.

Padia është dorëzuar ditën e fundit të korrikut, ndërsa si relatore është caktuar gjyqtarja kushtetuese Marjana Semini.

Read more:“Vala më e madhe e protestave në vend”/ Gazeta spanjolle: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, kryeministri “mbyll veshët” ndaj paralajmërimeve të BE-së

Fillimisht do të jetë në dorën e Kolegjit të Gjykatës përbërë nga 3 anëtare nëse padia e Ivanovës do të pranohet për shqyrtim në themel, e më pas 8 anëtarët do të vendosin në lidhje me themeli ne çështjes nëse kalon filtrin e parë.

Bungo që më herët ka shërbyer si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit kandidoi dhe i zuri vendin Robert Gajdës, mandati i të cilit në krye të KMD kishte mbaruar prej 2 vitesh.

Read more:E quajti ‘të çmendur’, Kokalari i kthehet ashpër Adriana Kalasë: Ilir Meta të futi në PD se donte që të merrte partinë, more në telefon Shkëlzen Berishën

Emërimi i Bungos, shënon rastin e dytë të kundërshtimit në Gjykatën Kushtetuese të një emërimi nga parlamenti në intsitucionet e pavarura.

Disa javë më herët vendimin e Kuvendit për Zgjedhjen e Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit e kishte kundërshtuar individualisht Adriana Kalaja e cila ishte pjesë e Garës por Gjykata Kushtetuese nuk e kishte pranuar ankimin individual, ndërsa aktualisht, zgjedhja e Shabanit, po shqyrtohet në kushtetuese pas padisë që ka depozituar grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Lexo edhe
Kronikë

Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO)

Kronikë

Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari! Pritet ekstradimi (VIDEO)

Tags: #adriana kalaja #Genta Bungo #Gjykata #gjykata kushtetuese #jetë #Kandidate #Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi #Rozeta Ivanova #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO)
  • Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari! Pritet ekstradimi (VIDEO)
  • Trafikuan 7.5 tonë kokainë drejt Europës, anëtari i grupit të Jetmir Pepës ekstradohet nga Greqia
  • U kapën me kallash dhe kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë (EMRAT+VIDEO)
  • Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistët çekë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari! Pritet ekstradimi (VIDEO)
  • ‘Rrëfim’ historie, merr formë muzeu kombëtar i Lundrimit në hyrje të Shkodrës (VIDEO)
  • Theu xhamat e një autobusi pas një sherri me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë (VIDEO)
  • Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit kulturor në Pustec/ MEPJ: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është çështje politike
  • Mjeti përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës në Durrës, autori largohet nga vendi i ngjarjes
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Balluku rrezikon mbi 30 vite burg, paratë e vjedhura janë transferuar jashtë” – Poli Hoxha: Ka ardhur koha që Edi Rama të thirret nga drejtësia 21 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë “PPP-të 35-vjeçare po grabisin të ardhmen!” – Pano Soko para Kryeministrisë: “Ramizmi” është halli më i madh! Ecin me modelin KÇK 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO) 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protesta prej 80 ditësh kundër Ramës, aktivisti Alimadhi: Kjo revoltë një moment historik për të treguar dashurinë ndaj Atdheut! 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti, çdo tender publik… 7 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO)

SARANDË– Në Gjykatën e Sarandës po zhvillohet senaca për masën e sigurisë për 11 personat e arrestuar për…

• 11 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari! Pritet ekstradimi (VIDEO)

Mariglen Tahiri, 33 vjeç, banues në Shijak, është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku akuzohet…

• 11 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Trafikuan 7.5 tonë kokainë drejt Europës, anëtari i grupit të Jetmir Pepës ekstradohet nga Greqia

Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë. Ai ishte shpallur në…

• 44 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by