Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Bilanc tragjik në Durrës, 5 viktima në aksidente në 5 ditë! Shkak shpejtësia e alkooli
Kronikë

Bilanc tragjik në Durrës, 5 viktima në aksidente në 5 ditë! Shkak shpejtësia e alkooli

• 21 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rreth orës 06:15 të mëngjesit, Vasil Hasani 32 vjeç po lëvizte me biçikletë në aksin Shkozet-Shijak, për të shkuar në punë. Rrugës, pranë Rrashbullit u godit nga një automjet. Shoferi u largua pa i dhënë ndihmën e parë, derisa kalimtarë të rastësishëm pikasën çiklistin.

Po në orët e para të mëngjesit, një tjetër aksident në Durrës. Këtë radhë, fatmirësisht pa pasoja, edhe pse për nga mënyra si ndodhi, mund të kishte rezultuar fatal. Një automjet që lëvizte te kodra e Vilës së Zogut, doli nga rruga dhe ra rreth 40 metra duke u rrokullisur disa herë. Shoferi është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në harkun kohor të 5 ditëve, aksidentet në Durrës kanë rezultuar me pasoja të rënda. Pesë persona kanë humbur jetën, dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Read more:Mjeti përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës në Durrës, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Më 17 gusht, një 26-vjeçar goditi për vdekje me taksi 66-vjeçarin Fezi Dine, i cili ndodhej në trotuar. Shoferi i ri pretendoi se makina iu ndez në mënyrë të pavullnetshme dhe i doli nga kontrollit.

Më tragjiku ishte ai i të mërkurës në mëngjes, më 19 gusht, në Manzë, me 3 viktima. Mes tyre, historia e trishtë e një çifti të sapomartuar në Shqipëri vetëm dy ditë para se të humbitnin jetën në aksident, Kleo Vrioni 25 vjeç, i cili kishte emigruar herët në Itali, dhe Sara Brugnatelli, 26 vjeç, e cila kujdesej për babanë e sëmurë. Pasagjeri më i ri, vetëm 15 vjeç, ndërroi jetë bashkë me ta, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Shkaku paraprak, shihet te shpejtësia dhe drejtimi i makinës në gjendje të dehur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:08

Makina del nga rruga në Durrës, përfundon 40 metra në humnerë! Shpëton shoferi (VIDEO)

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 40 metra në humnerë, në zonën e Vilës së Zogut në Durrës. Aksidenti u regjistrua rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të premteje.

Read more:Zjarret në vend, flakët kërcënojnë Gojanin e Pukës! Digjet mulliri, 2 helikopterë në ndihmë të operacionit! Zjarri në Milot përparon drejt banesave

Pamjet nga vendngjarja tregojnë automjetin e përmbysur me dëme të shumta, ndërkohë drejtuesi i mjetit raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Read more:U martuan të dielën, por humbën jetën pas aksidentit tragjik në Durrës! I afërmi i 26-vjeçares italiane: Trupin do ta marrim javës tjetër, babai është i shkatërruar

Ora 09:26

Mjeti përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës në Durrës, autori largohet nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

DURRËS– Një 32-vjeçar është përplasur për vdekje në aksin rrugor ‘Shkozet-Shijak’, ndërsa lëvizte me biçikletë. Vasil Hasani ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.

Pas përplasjes ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është bërë i mundur arrestimi.

“Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.

Read more:Trafiku në shkodër, Rrugorja me dronë e radarë! Rritet fluksi në dogana, çdo ditë 11 800 udhëtarë

Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij”, njoftoi Policia e Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

Kronikë

Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

Tags: #Aksident #aksident me vdekje #aksident rrugor #Aksidente #automjet #Durres #Fezi Dine #Kleo Vrioni #Sara Brugnatelli #Vasil Hasani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

  • ‘I gjithë sherri jashtë lokalit minutë pas minute’, Report Tv siguron pjesë nga dosja e vrasjes së portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil! I riu u fut në det për të shpëtuar
  • Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës (FOTOT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)
  • Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)
  • Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
  • Me pistoletë në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (VIDEO)
  • Në kërkim nga Kosova për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, arrestohet 57-vjeçari në Durrës (EMRI+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Përplasja me Arjan Konomin/ Rama: Ka edhe një video tjetër. Bën viktimën e dhunuar, por shau si i përdalë dhe shfrenoi fantazinë 33 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Cinik”/ Tedi Blushi reagon pas deklaratës së Ramës: Shqipëria digjet, ai tallet me Pustecin. Po mbjell përçarje ndëretnike 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës te qeveria teknike, protestuesit ripërsërisin kërkesat kryesore në revoltën e 83-të 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 9 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

Zjarret në vend mbeten një problematikë edhe këtë të shtunë. Gjatë ditës së sotme janë raportuar 11 vatra…

• 1 orë më parë • 10 min lexim
Kronikë

Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

Zjarret në vend mbeten një problematikë edhe këtë të shtunë. Gjatë ditës së sotme janë raportuar 11 vatra…

• 5 orë më parë • 9 min lexim
Kronikë

Zjarret, 4 vatra aktive/ Plagoset gjatë operacionit ushtari në Mirditë, dërgohet te ‘Trauma’! Përmirësohet situata në Gojan të Pukës, rikthehen banorët e evakuuar! (VIDEO)

Zjarret në vend mbeten një problematikë edhe këtë të shtunë. Gjatë ditës së sotme janë raportuar 11 vatra…

• 5 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by