Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit kulturor në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI! Nuk do të ulim veten në nivelin e tyre
Politikë

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit kulturor në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI! Nuk do të ulim veten në nivelin e tyre

• 21 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit kulturor në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI! Nuk do të ulim veten në nivelin e tyre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Pustec, ku gjatë një aktiviteti kulturor nuk u ekzekutua himni shqiptar, krahas atij maqedonas.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi ngjarjen si një “parodi kuptimplote”.

Kryeministri u ndal edhe te reagimet që pasuan incidentin, duke e cilësuar atë si pjesë të një “cirkut kombëtar-folkloristik ballkanik”.

“Shpreha keqardhje të sinqertë për të gjithë sponsorët e këtij cirku të lashtë me flamuj në epokën e Inteligjencës Artificiale. Jo, Shqipëria, Evropa e Ballkanit, nuk mund ta lejojë kurrsesi dhe nuk do t’i lejojë vetes të ulë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit”, deklaroi kryeministri.

Postimi i plotë:
Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi kuptimplote e botëkuptimeve tona të ndryshme në këtë cep të Evropës. Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kishte kërkuar më parë që të luhej edhe himni shqiptar. Kjo u injorua dhe më pas kërkoi falje për një gabim që nuk ishte i tiji. Ai e dëshmoi veten si burrë shteti dhe një qytetar i denjë i Shqipërisë Evropiane, në nder të vetes dhe komunitetit të tij maqedonishtfolës, për të cilin urojmë vetëm më të mirën. Ne e kemi nderuar atë komunitet të vogël me një status të veçantë si komunë më vete, pikërisht sepse për Shqipërinë, pakicat nuk janë statistika, por pasuri kombëtare, dhe qytetarët minoritarë nuk janë numra, por vëllezër e motra me të njëjtat liri dhe të drejta si të gjithë ne. Tani, kjo mbërritje e rastësishme në territorin tonë të trupës së cirkut kombëtar-folkloristik ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër, dhe herë nga një tjetër akoma, nuk na shqetëson në vetvete, as për sovranitetin e Shqipërisë – jo, jo – as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka kuaj trojanë të rritur në kodrat tona apo “diasporë” të eksportuar nga brenda lagjes sonë për të na tronditur. Megjithatë, sot shpreha keqardhje të sinqertë për të gjithë sponsorët e këtij cirku të lashtë me flamuj në epokën e Inteligjencës Artificiale, ndërsa patriotëve midis nesh që në raste të tilla hidhen me kokë në pasqyrat e tyre dixhitale, duke kërkuar përgjigje në të njëjtën monedhë, u them: Jo, Shqipëria, Evropa e Ballkanit, nuk mund ta lejojë kurrsesi dhe nuk do t’i lejojë vetes të ulë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit.

Lexo edhe
Politikë

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

Politikë

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit kulturor në Pustec/ MEPJ: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është çështje politike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative
  • Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit kulturor në Pustec/ MEPJ: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është çështje politike
  • Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen!
  • “Shqipëria kërkon revolucion”/ Revolta e 82-të kundër Ramës, marshim-protestë në rrugët e kryeqytetit: Poshtë qeveria (VIDEO)
  • LIVE- Mbyllet dita e 82-të e protestës/ Shqiptarët të vendosur, revolta nuk ndalet deri në largimin e kryeministrit: Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Balluku rrezikon mbi 30 vite burg, paratë e vjedhura janë transferuar jashtë” – Poli Hoxha: Ka ardhur koha që Edi Rama të thirret nga drejtësia 23 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “PPP-të 35-vjeçare po grabisin të ardhmen!” – Pano Soko para Kryeministrisë: “Ramizmi” është halli më i madh! Ecin me modelin KÇK 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO) 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protesta prej 80 ditësh kundër Ramës, aktivisti Alimadhi: Kjo revoltë një moment historik për të treguar dashurinë ndaj Atdheut! 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti, çdo tender publik… 7 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

Me propozim të këshilltarëve të opozitës dhe përfaqësuesve të partive të vogla, Këshilli Bashkiak i Memaliajt zhvilloi një…

• 12 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit kulturor në Pustec/ MEPJ: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është çështje politike

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas incidentit në Pustec në ceremoninë e zhvilluar në…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen!

Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Tiranë, duke vijuar për të 83-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by