Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Të dhënt e OKB/ Grigels Muçollari: 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, dështim i qeverisë
Politikë

Të dhënt e OKB/ Grigels Muçollari: 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, dështim i qeverisë

• 24 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reaguar lidhur me të dhënat e FAO-s për pasigurinë ushqimore në Shqipëri.
Muçollari thekson se 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, duke e cilësuar këtë shifër si tregues të thellimit të vështirësive ekonomike për familjet shqiptare dhe si një kontrast të fortë me propagandën qeveritare për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë,
Një shifër e vetme rrëzon gjithë propagandën e shfrenuar qeveritare: 31.8 për qind e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, të moderuar ose të rëndë.
Nuk është shifër e opozitës, por vlerësimi faktual i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, për periudhën 2023–2025.
Me fjalë të thjeshta: pothuajse 1 në çdo 3 shqiptarë përballet me pasiguri ushqimore.

Read more:“Vapa” rriti inflacionin/ Transporti shtrenjtohet 8% në vit, ushqimet dhe banesa rëndojnë familjet

Për krahasim: në Maqedoninë e Veriut ky tregues është 9.2 për qind, në Malin e Zi 9 për qind, në Bosnjë-Hercegovinë 8.7 për qind dhe në Serbi 6.7 për qind.
Në Shqipëri, ta themi edhe njëherë me dhimbje, është 31.8 për qind.
Pra, nuk mund të fajësohet as kriza globale, as lufta, as inflacioni ndërkombëtar. Të njëjtat sfida i kanë pasur dhe kanë edhe fqinjët tanë.
Diferenca është qeverisja.

Read more:“Rama t’u kërkojë falje protestuesve”, Ben Andoni: PS dhe PD s’i përfaqësojnë më shqiptarët, protesta do të prodhojë forca të reja politike!

Pas më shumë se një dekade me Edi Ramën kryeministër, Shqipëria ka një nivel të pasigurisë ushqimore rreth katër herë më të lartë se mesatarja europiane, shumëfish më të lartë se vendet e rajonit.
Dhe ndërsa qeveria flet për Shqipërinë turistike, për miliona vizitorë dhe rekorde ekonomike, 8.3 për qind e shqiptarëve përballen me pasiguri të rëndë ushqimore.
Kjo do të thotë njerëz që hanë më pak nga sa u nevojitet, familje që mund të mbeten pa ushqim dhe qytetarë që, për shkak të mungesës së parave, mund të kalojnë edhe një ditë të plotë pa ngrënë.
Në të njëjtën kohë, një dietë e shëndetshme në Shqipëri është bërë rreth 70 për qind më e shtrenjtë se në vitin 2017 dhe kushton rreth 30 për qind më shumë se mesatarja europiane.
Ky është bilanci që nuk shfaqet në ekranet e propagandës.

Read more:PERSONAZH/ U kthye nga emigrimi për të investuar në grumbullimin e bimëve medicinale, Voci: Askush s’më besoi, Bulqiza njihej vetëm për krom

Një Shqipëri ku qeveria numëron turistët, por shumë familje numërojnë paratë për ushqimet e ditës.
Një Shqipëri ku flitet për rritje ekonomike, ndërsa pothuajse një në tre qytetarë përballet me pasiguri ushqimore.
Ky është dështim i një modeli qeverisës që pas më shumë se një dekade ka humbur lidhjen me jetën reale të qytetarëve dhe jeton me vjedhje dhe propagandë.
Partia Demokratike e ka paraqitur Paketen e minimumit Jetik si pjesë të zgjidhjes, që nuk lë asnjë qytetar të vuajë dhe të kequshqehet. Ne qëndrojmë pas kësaj Pakete dhe me ardhjen në qeveri, ajo do të jetë premtimi i parë i mbajtur.

Read more:A do të ketë lëvizje në qeveri në vjeshtë? Berisha: Asnjë ndryshim te “Balluku BIS” s’mashtron dot shqiptarët! Rama të japë dorëheqjen!

Mbi 90 ditë qëndresë qytetare kanë treguar se propaganda mund të sfidohet dhe se e vërteta nuk mund të fshihet pafundësisht.
Prandaj kjo protestë duhet të ketë mbështetjen e çdo qytetari që kërkon ndryshim.

Lexo edhe
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Tags: #Familje #Inflacioni #jetë #Okb #Partia Demokratike #proteste #qeveria #serbi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
Nga të njëjtat tag-e
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 5 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë…

• 23 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin