Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. 18 vatra zjarri në vend, 5 mbeten ende aktive! Ministria: Situata më problematike në Bulqizë, nuk ka rrezik për zonat e banuara! Përmirësohet gjendja në Dajt
Kronikë

18 vatra zjarri në vend, 5 mbeten ende aktive! Ministria: Situata më problematike në Bulqizë, nuk ka rrezik për zonat e banuara! Përmirësohet gjendja në Dajt

• 26 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 14:00 të kësaj të mërkure janë raportuar 18 vatra zjarri në të gjithë vendin. Sipas bilancit, 5 vatra mbeten aktive, 6 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 7 janë shuar.

Në Ballenjë të Dibrës vijon të jetë aktive vatra në zonën e mbrojtur Ballenjë-Kostenjë, ku në terren janë angazhuar 6 forca të ADZM Dibër.

Situata mbetet më e vështirë në Qafë të Helmës, Bulqizë, ku për shkak të erës zjarri ka zgjeruar perimetrin në sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në terren po punojnë 23 forca operacionale nga MZSH Bulqizë dhe strukturat e tjera bashkiake. Në të dy rastet, sipas Ministrisë, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Malin e Dardhës, Librazhd, vijon puna për shuarjen e zjarrit në sipërfaqe pyjore, ndërsa në Malin e Qukësit, Prrenjas, është riaktivizuar një vatër ku po digjen trungje të rrëzuara dhe bimësi e ulët brenda perimetrit. Edhe këtu nuk ka rrezik për banesat.

Read more:8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt aktivizohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)

Një tjetër riaktivizim është regjistruar në Shashicë-Vodicë, Vlorë, në një zonë pyjore me shkurre. Sipas Ministrisë, zjarri ndodhet në një terren të largët dhe të paarritshëm për forcat dhe mjetet, por pa rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, situata në Malin e Dajtit, mbi tunelet e Qafë Mollës, paraqitet e përmirësuar pas reshjeve të shiut. Vatra do të mbahet nën mbikëqyrje për të shmangur çdo riaktivizim.

Po ashtu, vatra në Abaze të Krujës është izoluar plotësisht dhe zona po monitorohet, ndërsa zjarri në Bershi-Patin të Klosit është vendosur nën kontroll të plotë. Në Gjegjan, Gojan i Vogël, Gojan i Madh, Prozhëm dhe Tërbun të Pukës nuk ka më vatra aktive dhe zonat vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje.

Ministria e Mbrojtjes thekson se situata në rang vendi paraqitet përgjithësisht e përmirësuar dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Read more:“Shqipëtarët vuajnë dyerve të institucioneve!”/ Emigranti thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Socialistë e demokratë largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:34

Zjarri në Kurorën e Gjelbër në Sarandë, flakët pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Kurorën e Gjelbër në Sarandë.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në zonën e mbjellë me pisha, pranë Manastirit të 40 Shenjtorëve.

Ndërkohë drejt vendngjarjes kanë shkuar disa forca dhe mjete zjarrfikëse, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ora 11:28

Zjarr në Skrevan të Dimalit, dyshohet i qëllimshëm! (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kodrën e fshatit Skrevan, Dimal. Flakët, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, u përhapën me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë dhe shkurre.

Read more:Librazhd/ Kur yjet ndriçojnë festën, një natë ndryshe në Fushë-Studën! Artistë të njohur i bashkohen aktivitetit nën qiellin e hapur (FOTOT)

Pas rreth tre orësh ndërhyrje, flakët u vunë nën kontroll, megjithatë, forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin.

Si pasojë e zjarrit, janë djegur rreth 10 hektarë sipërfaqe kodrinore me pemë dhe shkurre.

Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Lexo edhe
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

Tags: #Bulqize #dajt #dimal #gjegjan #jetë #librazhd #ministria e mbrojtjes #Para #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 1 ditë më parë • 21 min lexim
Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

TIRANË– Tirana nuk e ka parë kurrë një ditë më parë si kjo e 14 tetorit. Disa qindra…

• 2 ditë më parë • 39 min lexim
Kronikë

Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)

TIRANË– Prej 7 orësh, në qendër të Tiranës po zhvillohet një guerrilje urbane, pas një proteste të thirrur…

• 3 ditë më parë • 21 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin