Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dosja ‘AKSHI’/ Ergys Agasi del sot para GJKKO! U kap me ish-policin ‘ushtar’ të Prodës pas 8 muajsh arrati
Kronikë

Dosja ‘AKSHI’/ Ergys Agasi del sot para GJKKO! U kap me ish-policin ‘ushtar’ të Prodës pas 8 muajsh arrati

• 28 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ergys Agasi, një nga figurat kyçe të dosjes “Akshi”, pritet të dalë sot paradite (ora 09:30) për masën e sigurisë para Gjykatës së Posaçme. Në arrati prej tetë muajsh Agasi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, në ndjekje nga policia që nga Elbasani.

Report Tv siguroi një foto nga momenti i operacionit, ku dallohej qartë makina “Audi Rs6”, me vlerë rreth 100 mijë euro, e rrethuar nga forcat “Operacionale” dhe “Shqiponja. Brenda saj u gjetën edhe 4 mijë euro cash.

Në makinë me të si shofer ndodhej edhe ish zyrtari i lartë i policisë së Elbasanit, Ulian Shpataraku, i njohur si i besuari i ish-kryepolicit, Proda. Edhe Shpataraku ishte i shpallur në kërkim pasi disa javë më parë kërcënoi me jetë punonjësit e një hoteli në jug. Ai u arrestua në flagrancë për shoqërimin e Agasit, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit.

Read more:Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë, e mbrojti ndërkombëtarisht

Ndaj Agasit, Gjykata e Posacme kishte caktuar masën ‘arrest në burg’ në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-T, si i dyshuar në krye të një grupi kriminal që përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit paracaktonte tenderat në këtë institucion.

Sipas hetimeve, mbi 1.05 miliardë lekë dhe mbi 470 mijë euro, janë paguar nga disa kompani, në llogaritë e kompanisë ‘EA Solution’ të Ergys Agasit, përfshirë dhe gati 1 milion euro verëra të shtrenjta. Pagesat janë bërë formalisht për shërbime të ndryshme, por siç rezultoi nga hetimet, ato ishin në të vërtetë shpërblim i dhënë për fitimin e tenderëve të AKSHI-t, falë lidhjeve të ngushta që Agasi kishte, sipas SPAK, me drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, dorëhequr pas marrjes së saj si e pandehur.

Read more:DOSJA AKSHI/ U arrestua pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi mbahet te Blloku i Sigurisë! FOTO nga operacioni, momenti kur rrethohet nga Operacionalja

Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’.

Biznesmenit Ergys Agasi i janë sekuestruar në total 29 prona, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompania EA Solution. Në mesin e aseteve të sekuestruara është edhe një pjesë e “Equos Resort”.

Read more:DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin

Bashkë me të në kërkim ishte shpallur edhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili u arrestuanjë muaj më parë në Francë teksa fluturonte me avion privat mbi një central bërthamor dhe që ndodhet në paraburgim në proces ekstradimi drejt vendit tonë. Në hetim për dosjen e AKSHI-t, në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndodhet ish drejtuesja e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj.

lajm ne perditesim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Tags: #AKSHI #apartamente #Audi #avion #Burg #Detyrim #dosja akshi #ergys agasi #GJKKO #Ulian Shpataraku

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
Nga të njëjtat tag-e
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 7 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 2 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Partia Demokratike priti deri ditën e 12 të protestave të dhunshme në Tiranë për të dalë hapur si…

• 22 orë më parë • 25 min lexim
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve…

• 2 ditë më parë • 8 min lexim
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin