Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Mbyllet protesta e 90, qytetarët nuk tërhiqen: Në shesh deri në largimin e Ramës!
Politikë

Mbyllet protesta e 90, qytetarët nuk tërhiqen: Në shesh deri në largimin e Ramës!

• 28 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Është mbyllur protesta e 90-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje me marshim në rrugët e Tiranës, thirrje kundër qeverisë dhe mesazhe për ndryshim politik.

Gjatë marshim janë dëgjuar thirrjet: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”, “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” dhe “Shqipëri e rinisë, jo e partisë!”

Një pjesë e rëndësishme e protestës kanë qenë edhe pankartat, ku protestuesit kanë ironizuar nismat e reja të kryeministrit Rama, “Besa” dhe “Prania Besnike”. Një prej mesazheve të shpalosura në shesh ishte: “90 ditë, tre muaj. Një kërkesë: llogaridhënie.”

Gjatë protestës, qytetarët kanë kërkuar gjithashtu largimin jo vetëm të qeverisë, por edhe të asaj që e cilësojnë si “klasa e vjetër politike”.

Read more:“Dorëheqje e Ramës dhe klasës së vjetër politike”/ Protestuesja: 90 ditë, sheshi është tempulli i fjalës së lirë

Protestuesit kanë theksuar se Shqipëria duhet t’u përkasë brezave të rinj dhe jo interesave partiake.

Në shesh ka pasur edhe mesazhe të forta nga qytetarë të ndryshëm. Një prej tyre akuzoi Edi Ramën dhe Sali Berishën se kanë ndarë mes tyre aferat dhe kërkoi që drejtësia të veprojë ndaj të dyve. Ndërsa një tjetër protestuese e cilësoi sheshin si “tempullin e fjalës së lirë”, duke theksuar se pas 90 ditësh qytetarët duhet të ndërtojnë besimin se mund të ndryshojnë vendin së bashku.

Një moment i veçantë ishte fjala e një turisti të huaj, i cili tha se prej 10 vitesh viziton Shqipërinë dhe se është dashuruar me natyrën dhe mikpritjen e shqiptarëve. Ai tha se gjatë viteve të fundit ka parë ndryshime që e kanë shqetësuar, duke përmendur malet që digjen, lumenjtë e ndotur dhe zhvillimin e pabarabartë mes bregdetit dhe zonave malore.

Read more:Mbledhja me dyer të mbyllura/ Zbardhen porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë: Skemë e personalizuar për çdo territor, “Pasqyra Shqipëri” të zbatohet nga të gjithë

“Unë besoj në revolucion, besoj në Shqipëri dhe besoj në ju!”, ishte mesazhi i tij për protestuesit.

Me përfundimin e marshimit të sotëm, mbyllet dita e 90-të e protestës qytetare, ndërsa qytetarët pritet të rikthehen sërish në shesh në ditën e 91-të.

Lexo edhe
Politikë

“Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë

Politikë

“Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar

Tags: #Edi Rama #Malore #Protesta #rama #shqiperi #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë
  • “Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar
  • “Berisha nuk e mundi Ramën në dy zgjedhje”, Dashamir Shehi: Revolucioni i sheshit duhet të ketë vend në koalicionin opozitar
  • Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Një qeveri teknike do t’u jepte shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Rama nuk lejoi që Ballukut t’i hiqej imuniteti
  • “Pas firmës fap fap…del në çdo shkelje”/ Adriatik Lapaj: Rama pranoi se firmosi inceneratorin e Tiranës, por impianti nuk ekziston
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë
  • Probleme me shërbimet e Microsoft në disa rajone të botës, autoritetet shqiptare paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga mesazhet që ju kërkojnë fjalëkalimin!
  • “Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar
  • Protestë para Kryeministrisë, tifozët kuqezi drejt ‘Air Albania’! Dy atmosfera të ndryshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ (VIDEO)
  • Politika personale e Ramës me Izraelin, Trumpin dhe Vuçiçin – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja akuzohet për shpërdorim detyre kur drejtonte Kadastrën! Tjetërsuan 44 mijë m² tokë për një park fotovoltaik, urdhër arrest edhe për 3 të tjerë 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Si ndikon humbja e Trump në demokracinë shqiptare – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Protestë para Kryeministrisë, tifozët kuqezi drejt ‘Air Albania’! Dy atmosfera të ndryshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Bien kreditë me probleme në banka/ Në 3.59%, pranë nivelit më të ulët në 19 vite, huadhënia rritet me 12.5% 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Probleme me shërbimet e Microsoft në disa rajone të botës, autoritetet shqiptare paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga mesazhet që ju kërkojnë fjalëkalimin! 1 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë 1 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë

Në emisionin “Zonë e Lirë” në “News24, Ilir Kulla komentoi emërimin e drejtueses së re të SHISH, Esmeralda…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka komentuar Asamblenë e Partisë Socialiste, që…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Berisha nuk e mundi Ramën në dy zgjedhje”, Dashamir Shehi: Revolucioni i sheshit duhet të ketë vend në koalicionin opozitar

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar situatën në opozitë dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin