Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. U strehuan në Kopshtin e Fëmijëve 30 vjet më parë, familja Ruçaj refuzon të lirojë godinën: Bashkia të na japë shtëpi të re! Përplasen me policinë!
Sociale

U strehuan në Kopshtin e Fëmijëve 30 vjet më parë, familja Ruçaj refuzon të lirojë godinën: Bashkia të na japë shtëpi të re! Përplasen me policinë!

• 28 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dajana Ruçaj, bashkë me vajzën 3-vjeçe, vëllanë, tezen dhe djalin e tezes kanë mbetur pa strehë.

Bashkia e Vlorës me mbeshtetjen e Policise se Shtetit dhe asaj Bashkiake ka ndërhyrë me force për lirimin e ish- kopshtit nr 4, ku ata ishin strehuar prej 30 vitesh.

Pas tensioneve që zgjatën për rreth 1 orë, palët ranë dakord që godina të lirohet brenda 1ë jave, në mënyrë që familja Ruçaj të zhvendosë orenditë.

Dajana Ruçaj tregon për mediat se prindërit e saj, të cilët tashmë kanë ndërruar jetë, janë vendosur në këtë godinë në vitin 1996.

Read more:Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë

“Prindërit e mi janë futur këtu në tetor të vitit 1996. Në atë kohë bashkia dhe shteti i kanë strehuar këtu disa familje që kishin mbetur pa banesë. Kjo ka qenë më parë një çerdhe, ndërsa një pjesë e saj ka qenë mensë e çerdhes. Ne kemi jetuar këtu prej 30 vitesh. Këtu kam lindur dhe jam rritur. Kjo ka qenë shtëpia ime gjatë gjithë jetës” thotë ajo.

Nder vite, kane bere aplikime në Bashkinë e Vlorës për të përfituar një banesë sociale por nuk ka marrë një zgjidhje.

“Unë disponoj kontratat e energjisë elektrike, të cilat janë në emër të babait tim dhe janë hapur para vitit 2000. Nuk kemi marrë një certifikatë pronësie për këtë banesë” shton ajo.

Read more:‘Territorialja’/ Sulmohen gazetarët gjatë protestës në Maliq, mes tyre edhe korrespondenti i Report Tv! Aktivisti i Lapajt i pengon gjatë detyrës: Shporruni, i shërbeni sistemit (VIDEO)

Pak muaj më parë, Bashkia u ka kërkuar të lirojnë godinën, me argumentin se është pronë shtetërore, dhe u ka ofruar bonus qiraje për një vit, me vlerë 20 mijë lekë në muaj. Dajana Ruçaj nuk e ka pranuar bonusin dhe kërkon një shtepi te re.

“Kur kemi diskutuar fillimisht për bonusin e qirasë, na thanë që aplikimet për banesat e Entit të Banesave nuk ishin hapur ende. Na thanë: ‘Merreni bonusin tani dhe, sapo të hapen aplikimet, do të merrni një shtëpi nga Enti i Banesave’. Më vonë na thanë se nuk e dinin nëse do të përfitonim apo jo një banesë. Nëse nuk e kam të shkruar dhe të garantuar që do të pajisem me një shtëpi, unë nuk largohem nga këtu. Për këtë arsye nuk e pranova bonusin” thotë Ruçaj.

Sakaq, ajo ka bërë padi ndaj Bashkisë së Vlorës dhe se çështja është në proces gjyqësor.

Read more:Aktivisti Edison Lika: Nesër te selia e PS-së, t’u tregojmë ministrave të Ramës se nuk na përfaqësojnë

“Unë kam ngritur padi ndaj bashkisë dhe sot jam në proces gjyqësor. Kam kërkuar që të mos nxirrem nga banesa pa pasur një zgjidhje për strehimin. Pres që çështja të zgjidhet në gjykatë” thotë ajo.

Familja Ruçaj ka një javë kohë për të liruar godinën, ndërsa beteja ligjore për strehimin do te vijojë në gjykatë.

Lexo edhe
Sociale

Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, përurohet në Shkodër ekspozita ‘Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi’! Sula: Regjimet kërkojnë bindje absolute!

Sociale

‘Pjetër Budi’ hap dyert për vitin e ri shkollor, Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Tiranë (FOTO)

Tags: #Banesa #Bashkia e Vlorës #Dajana Ruçaj #Familja #Familje #jetë #Mediat #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, përurohet në Shkodër ekspozita ‘Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi’! Sula: Regjimet kërkojnë bindje absolute!
  • ‘Pjetër Budi’ hap dyert për vitin e ri shkollor, Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Tiranë (FOTO)
  • Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë! Një nga shpendët më të rrallë të Europës (VIDEO)
  • Evis Sala përzgjidhet ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë
  • Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë: Një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Më 12 shtator protestë kombëtare/ Murataj thirrje intelektualëve për pjesëmarrje: Rama të marrë Belindën dhe të bëjë mbledhje në hënë, të dorëhiqet! Kush ka lyer gishtin…
  • Zjarret, 7 vatra aktive! Flakët rrezikojnë disa banesa në Vranisht të Vlorës, ndërhyhet nga ajri, një i shoqëruar për zjarrëvënien (VIDEO)
  • Zjarret, 7 vatra aktive! Flakët rrezikojnë disa banesa në Vranisht të Vlorës, ndërhyhet nga ajri, një i shoqëruar për zjarrëvënien (VIDEO)
  • Zjarret, 7 vatra aktive! Flakët rrezikojnë disa banesa në Vranisht të Vlorës, ndërhyhet nga ajri, një i shoqëruar për zjarrëvënien (VIDEO)
  • “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 17 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 14 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 13 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, përurohet në Shkodër ekspozita ‘Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi’! Sula: Regjimet kërkojnë bindje absolute!

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit…

• 3 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

‘Pjetër Budi’ hap dyert për vitin e ri shkollor, Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Tiranë (FOTO)

Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë është gati të presë nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë! Një nga shpendët më të rrallë të Europës (VIDEO)

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj,…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by