Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shteti shkon pranë qytetarit! (VIDEO)
Sociale

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shteti shkon pranë qytetarit! (VIDEO)

• 30 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shërbimet konsullore për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit pritet të hyjnë në një fazë të re dixhitale. Lajmin e konfirmoi këtë të dielë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, duke njoftuar se shumë shpejt do të krijohet Prania Diplomatike Virtuale, një pikë e vetme digjitale për informacion dhe shërbime konsullore edhe në vendet ku Shqipëria nuk ka përfaqësim diplomatik fizik.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Hoxha e cilësoi shërbimin konsullor si një histori suksesi, që sipas tij lidhet jo vetëm me transformimin teknologjik, por edhe me përmirësimin e mënyrës, cilësisë dhe shpejtësisë së ofrimit të shërbimeve.

Sipas ministrit, gjatë periudhës 2017-2026 janë administruar 1 milionë e 378 mijë shërbime konsullore. Ai bëri të ditur gjithashtu se nga viti 2019 deri në qershor 2026 janë administruar 4 milionë e 300 mijë legalizime, ndërsa që prej vitit 2021 janë regjistruar mbi 203 mijë aplikime për e-Visa.

Read more:Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës)

Hoxha tha se angazhimi i Ministrisë është të thjeshtojë më tej procedurat dhe ta afrojë shërbimin sa më shumë me qytetarin.

“Konkretisht, po punojmë për realizimin e një Asistenti Virtual, i cili, nuk do të ketë orar, përgjigjet në çdo kohë e për çdo pyetje dhe kudo, dhe të orientojë kërkuesit drejt shërbimit. Në çdo shërbim konsullor do të vendoset një QR Code për të vlerësuar shërbimin dhe për çdo ankesë të mundshme. Qytetari të mos jetë jetë vetëm përfitues i shërbimit, por edhe vlerësues i tij. Me një fjalë, duam të dimë si po punojmë dhe si të përmirësojmë”, tha Hoxha.

Read more:Nga “Besa” te “Pasqyra Albania”/ Rama dje dhe sot! Kur ishte në opozitë premtimet e qeverisë i dukeshin dokrra, sot si kryeministër i “shet” për arritje (VIDEO)

Ai njoftoi gjithashtu krijimin e Pranisë Diplomatike Virtuale, e cila do të shërbejë si një pikë e vetme digjitale për informacion dhe shërbime konsullore për qytetarët që ndodhen në vende ku Shqipëria nuk ka përfaqësi diplomatike.

“Duam të kalojmë nga praktika kur qytetari shkon te shteti, te ajo ku shteti shkon dhe është gjithnjë pranë qytetarit”, tha Hoxha.

Read more:Po varroste kushëririn, hajduti i futet në makinë këngëtarit të muzikës popullore dhe i merr paratë (VIDEO)

Ndërkohë, drejtoresha e Çështjeve Konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Irida Laçi, bëri të ditur se aktualisht ofrohen online 32 shërbime konsullore. Sipas saj, 22 prej tyre nuk kërkojnë detyrimisht praninë fizike të qytetarit dhe, aty ku natyra e shërbimit e lejon, dokumentet mund të dërgohen edhe me postë.

Lexo edhe
Sociale

‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit

Sociale

Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD

Tags: #Ferit Hoxha #jetë #Laçi #Natyra #Rrjetet sociale #sherbime konsullore #Shqiperia #shqiptaret #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
  • Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
  • Sot është turp të jesh socialist – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 5 lexime · 2 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 5 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 3 lexime · 39 minuta më parë
  5. 05
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka informuar se PHP, një gjuhë programimi që përdoret kryesisht për krijimin e…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD

Rreth 1 mijë pedagogë, mes tyre edhe figura të atashuara me Partinë Demokratike dhe opozitën, kanë firmosur një…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme

303 persona janë raportuar të lënduar gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 18 tetor në Shqipëri.…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin