Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama ciao!”/ 93 ditë protestë, qytetarët vijojnë edhe sot protestën, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
Politikë

“Rama ciao!”/ 93 ditë protestë, qytetarët vijojnë edhe sot protestën, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

• 31 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 93-të radhazi, duke vijuar një mobilizim që tashmë ka kaluar tre muaj pa ndërprerje.

Qytetarët pritet të mblidhen sërish në Tiranë, duke vijuar të njëjtën skemë të ditëve të fundit, me grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë. Në qendër të protestës mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Prej 92 ditësh, protestuesit kanë vijuar tubimet e përditshme, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre. Krahas largimit të Ramës dhe kabinetit qeveritar, pjesë e platformës së artikuluar gjatë protestave është edhe ngritja e një qeverie tranzitore dhe ndryshimi i sistemit politik.

Read more:91 ditë revoltë! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!

Edhe protesta e 92-të, e zhvilluar një ditë më parë, u karakterizua nga marshimi, thirrjet kundër qeverisë dhe fjalimet përpara Kryeministrisë. Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u nisën drejt godinës së qeverisë, me pankarta, bilbila dhe thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës. Gjatë marshimit u dëgjua edhe thirrja “Arresto Ballukun”.

Nga foltorja përpara Kryeministrisë, aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi se protesta nuk do të ndalet pa largimin e Ramës dhe qeverisë së tij. Ajo e vendosi theksin edhe te kundërshtimi i sistemit të vjetër politik, duke deklaruar se protestuesit nuk duan të zgjedhin më mes “dy liderëve autokratikë”, por kërkojnë një Shqipëri të re.

Read more:Nga “Besa” te “Pasqyra Albania”/ Rama dje dhe sot! Kur ishte në opozitë premtimet e qeverisë i dukeshin dokrra, sot si kryeministër i “shet” për arritje (VIDEO)

Mes folësve ishte edhe aktivisti Arben Kola, i cili lëshoi akuza të forta ndaj mazhorancës dhe tha se qytetarët janë mbledhur për t’i thënë “shporru” qeverisë. Ai u ndal veçanërisht te situata në Kukës, duke akuzuar pushtetin për shpopullimin dhe lënien pas dore të zonës.

Në protestë foli gjithashtu një nënë e kthyer nga emigracioni, e cila tha se ishte rikthyer në Shqipëri pasi, sipas saj, “atdheu është në rrezik”. Ajo u bëri thirrje prindërve që t’u bashkohen të rinjve në protestë, ndërsa pretendoi se gjatë marshimit drejt Kryeministrisë nga lart ishin hedhur vezë në drejtim të protestuesve.

Read more:91 ditë revoltë/ “Kemi thyer rekord që nga 1991!”, protestuesi ngre peshë zemrat e protestuesve: Edhe 900 ditë në shesh deri në dorëheqjen e Ramës! Krimi ka kapur politikën dhe policinë

Një tjetër protestuese deklaroi se qeveria, sipas saj, po shfaq shenja frike dhe se pas 92 ditësh qytetarët nuk gënjehen më nga ajo që e cilësoi si “fasadë” të pushtetit.

Lexo edhe
Politikë

Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)

Politikë

Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri

Tags: #arben kola #Edi Rama #emigracioni #Kola #Protesta #proteste #qeveria #rama #shqiperi #sidorela vatnikaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)
  • Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
  • “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
Nga të njëjtat tag-e
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
  • “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Sot është turp të jesh socialist – Blog 2 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Politikë Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri 2 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide 2 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Kronikë LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)

Edhe Belinda Balluku ndjek News24. Gjatë këtyre ditëve të protestave studentore, News24 ka arritur kulmin e shikueshmërisë, dhe…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar dhunën e policisë ndaj studentëve dhe të rinjve që hynë…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë

Akuzat e kryeministrit Edi Rama se Rusia dhe Irani mund të kenë gisht në protestat kundër qeverisë shqiptare…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin