Përfundon protetsa e 95. Pas fjalimeve te Kryeministria, protesta kundër qeverisë, u zhvendos te Blloku i Sigurisë ku janë edhe personat e arrestuar gjatë protestës që u mbajt një ditë më parë.
Protesta e një dite më parë u shoqërua me tensione e kaos, përplasje me policinë dhe disa protestues u arrestuan.
Në revoltën e 95 qytetarët marshuan te Blloku e Sigurisë, ndërsa kërkuar lirimin e personave të arrestuar.
Në rezistencën e tyre dhe qëndrimin te Blloku i Sigurisë, u dëgjuan thirrjet “lironi çunat, lironi gocat”, “Nesër më shumë”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”.
Read more:“Po më marrin me urdhër të Ramës”/ Momenti kur policia shoqërojnë Dritan Goxhajn
Më pas qytetarët marshuan në sheshin “Skënderbej”, me thirrjet “Në shtator, jo mungesa me studentët shtohet shpresa”.
“Duam dorëheqje”, “Rama ciao, Rama ciao”, kanë ironizuar protestuesit ndërsa marshuan në kryeqytet.
Qytetarët shprehen se revolta do ta vazhdojë deri në dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.




