Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rregullorja e re e GJKKO-së/ SafeJournalists: Masa censuruese ndaj medias, të rishikohen! Avokatët bojkot gjyqeve? Dhoma e Avokatisë vendos më 8 shtator
Kronikë

Rregullorja e re e GJKKO-së/ SafeJournalists: Masa censuruese ndaj medias, të rishikohen! Avokatët bojkot gjyqeve? Dhoma e Avokatisë vendos më 8 shtator

• 4 Shtator, 2026 • 7 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Rregullorja e re e GJKKO-së, e cila është futur në fuqi më 1 shtator, vijon të ngrejë shqetësime nga të gjithë organizatat e mediave, të cilat thonë se po kufizohet puna e gazetarëve. Rrjeti SafeJournalists, përmes një reagimi për Report Tv, i bën thirrje GJKKO-së që të rishikojë dispozitat censuruese ndaj medias.

Rrjeti SafeJournalists i kërkon GJKKO-së të nisë një proces konsultimi me gazetarët dhe shoqatat e medias, duke thënë se ndalimi i celularit në sallat e gjyqeve deri te kriteri për akreditimin e medias, vështirëson raportimin e shpejtë dhe të saktë për çështje me interes të lartë publik.

“SafeJournalists inkurajon GJKKO-në të nisë një dialog të strukturuar me gazetarët dhe organizatat e tyre përfaqësuese gjatë kësaj periudhe fillestare të zbatimit dhe të dakordësojë një rishikim të hershëm të rregullave që lidhen me median pas muajit të parë.

Gazetarëve, si rregull, u kërkohet të depozitojnë telefonat celularë, kompjuterët portativë dhe pajisjet e tjera elektronike përpara hyrjes në sallën e gjykimit. Këto janë çështje që meritojnë diskutim të mëtejshëm lidhur me domosdoshmërinë, proporcionalitetin dhe kushtet praktike që u nevojiten gazetarëve për të raportuar në mënyrë të shpejtë dhe të saktë”, thuhet në deklaratë.

Read more:“Kanë paga disa herë më të larta se ne”, Rama me tone të ashpra: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi

SafeJournalists ngre pikëpyetje edhe për procedurën e akreditimit. Formulari u kërkon gazetarëve të dhëna personale, përfshirë adresën e banimit, ndërsa gazetarët freelancer duhet të provojnë aktivitetin e tyre profesional gjatë 12 muajve të fundit.

“Ky rishikim duhet të marrë në konsideratë përvojën konkrete si të gazetarëve, ashtu edhe të stafit të Gjykatës, veçanërisht sa u përket kërkesave për akreditim, përdorimit të pajisjeve elektronike të zakonshme të punës dhe komunikimit me median, me synim bërjen e rregullimeve proporcionale aty ku rezultojnë të nevojshme”, thuhet në deklaratë.

Rregullorja e re e GJKKO-së nuk prek vetëm gazetarët. Përdorimi i celularit në seancat gjyqësore ndalohet edhe për avokatët. Dhoma Kombëtare e Avokatisë i kishte kërkuar GJKKO-së që të shfuqizojë dispozitat që prekin avokatët, por në mungesë të një reagimi, Këshilli Drejtues do të mblidhet për të vendosur hapat që do të ndjekin, ku nuk përjashtohet as bojkoti i gjyqeve. Një masë e paralajmëruar edhe nga vetë kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia.

Deklarata e plotë e Rrjetit SafeJournalists

Read more:GJKKO shpërfilli kritikat e shoqatave të gazetarëve, vendase e ndërkombëtare! Nga sot në fuqi Rregullorja që censuron mediat

Rrjeti SafeJournalists po ndjek zbatimin e rregullave të reja për aksesin e medias në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), të cilat hynë në fuqi më 1 shtator 2026. Gjykata trajton disa nga çështjet më të rëndësishme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri dhe, për këtë arsye, ndiqet rregullisht nga gazetarët që raportojnë për çështje me interes të lartë publik.

Më 7 gusht, Rrjeti SafeJournalists ngriti shqetësime lidhur me disa nga dispozitat e Rregullores së re të Brendshme që prekin median dhe kërkoi rishikimin e tyre përmes konsultimit me gazetarët dhe organizatat e medias.

Përpara hyrjes së Rregullores në fuqi, GJKKO publikoi më 31 gusht një dokument me pyetje dhe përgjigje, i cili ofron sqarime të dobishme për disa nga çështjet e ngritura më parë. Në veçanti, Gjykata konfirmoi se gazetarët e paakredituar mund të ndjekin seancat publike në të njëjtat kushte si publiku, në varësi të vendeve të disponueshme. Gjithashtu, sqaroi se gazetarët e akredituar, në kushte normale, nuk kanë nevojë për autorizim paraprak për të ndjekur seancat publike dhe se procedurat e posaçme për administrimin e aksesit duhet të zbatohen vetëm kur rrethana të tilla si kapaciteti i kufizuar i sallës, kërkesat e sigurisë apo interesi i lartë publik e bëjnë këtë të nevojshme.

SafeJournalists i mirëpret këto sqarime. Megjithatë, mbeten disa çështje lidhur me mënyrën se si sistemi i ri do të ndikojë në praktikë në punën e gazetarëve.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO-së, kufizime dhe për avokatët! Kreu i Dhomës së Avokatisë Haxhia, i revoltuar: Hartuar pa transparencë e bazë ligjore, do propozoj bojkot

Formulari i akreditimit kërkon të dhëna personale dhe profesionale, përfshirë adresën e banimit të aplikantit, ndërsa gazetarët freelancer duhet të paraqesin prova të veprimtarisë profesionale gazetareske gjatë 12 muajve të fundit. Deklarata shoqëruese konfirmon gjithashtu se gazetarëve, si rregull, u kërkohet të depozitojnë telefonat celularë, kompjuterët portativë dhe pajisjet e tjera elektronike përpara hyrjes në sallën e gjykimit. Këto janë çështje që meritojnë diskutim të mëtejshëm lidhur me domosdoshmërinë, proporcionalitetin dhe kushtet praktike që u nevojiten gazetarëve për të raportuar në mënyrë të shpejtë dhe të saktë.

SafeJournalists inkurajon GJKKO-në të nisë një dialog të strukturuar me gazetarët dhe organizatat e tyre përfaqësuese gjatë kësaj periudhe fillestare të zbatimit dhe të dakordësojë një rishikim të hershëm të rregullave që lidhen me median pas muajit të parë. Ky rishikim duhet të marrë në konsideratë përvojën konkrete si të gazetarëve, ashtu edhe të stafit të Gjykatës, veçanërisht sa u përket kërkesave për akreditim, përdorimit të pajisjeve elektronike të zakonshme të punës dhe komunikimit me median, me synim bërjen e rregullimeve proporcionale aty ku rezultojnë të nevojshme.

Rrjeti mbetet i gatshëm të kontribuojë në mënyrë konstruktive në këtë dialog dhe do të vijojë të ndjekë zbatimin e Rregullores.

Read more:Deklarata e Zelenskyt nga Serbia/ Deputeti ukrainas kundër: Gabim diplomatik, Ukraina duhet ta njohë Kosovën

Rrjeti SafeJournalists do të informojë aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë çështje dhe do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e Rregullores.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 5 shtator 2026

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata BH Gazetarët

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Medias e Malit të Zi

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:08

Avokatët bojkot gjyqeve pas rregullores së re të GJKKO-së? Dhoma Kombëtare e Avokatisë mbledhje më 8 shtator

1788516703_dhomaeavokatise.jpg

Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme që do të mbahet të martën e 8 shtatorit për të vendosur hapat që do të marrin në kundërshtim të rregullores së GJKKO-së që përveç censurës ndaj mediave, prek edhe avokatët të cilëve nuk do t’iu lejohen celularët në gjyqe.

Read more:Në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm

Një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të kësaj rregulloreje është kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia. Më 1 shtator, ditën që rregullorja hyri në fuqi, ai i dorëzoi një kërkesë Gjykatës së Posaçme që të rishikonte dispozitat që prekin komunitetin e avokatëve.

Sipas avokatëve, moslejimi i celularit në seanca prek drejtpërdrejt punën e tyre. Por, nisur nga mungesa e një përgjigjeje nga ana e kësaj gjykate, do të jetë mbledhja e këshilli drejtues ajo ku do të vendosen hapat e mëtejshëm për t’i bërë rezistencë rregullores. Një ndër masat që është paralajmëruar nga avokatët nëse GJKKO nuk do të tërhiqet është edhe bojkoti i seancave gjyqësore.

Edhe mediat si dhe organizatat ndërkombëtare të tyre kanë kundërshtuar këtë rregullore që cenon të drejtën e informimit.

Lexo edhe
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Tags: #Asociacioni i Gazetarëve #Asociacioni i gazetarëve të kosovës #beograd #dhoma e avokatise #Dhoma Kombëtare e Avokatisë #Gazetarët #GJKKO #rregullorja e GJKKO #safejournalist

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
Nga të njëjtat tag-e
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 2 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Kronikë

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tepelenë, ku një italian 39-vjeçar, me inicialet R. Sh., është rrëzuar…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin