Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama do t’i kthejë deputetet në duar të ngritura për t’u pasuruar ai, Roni dhe Balluku” – Ahmetaj: Paratë e Onkologjikut shkuan për kopshtin “Eden” që kreu i organizatës të çlirohet nga makthet te peshku japonez
Politikë

“Rama do t’i kthejë deputetet në duar të ngritura për t’u pasuruar ai, Roni dhe Balluku” – Ahmetaj: Paratë e Onkologjikut shkuan për kopshtin “Eden” që kreu i organizatës të çlirohet nga makthet te peshku japonez

• 9 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Minuta e Parë” me gazetaren Ola Bruko, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar denoncime të forta lidhur me shpërdorimin e fondeve publike dhe tjetërsimin e pronave të shtetit. Ahmetaj garantoi publikun për autenticitetin e plotë të audio-përgjimeve të publikuara së fundmi.

Pjesa më tronditëse e deklaratës së tij u fokusua te devijimi i parave të destinuara për shërbimet më me rëndësi vital, siç është spitali Onkologjik. Ahmetaj zbuloi se këto fonde publike, bashkë me burime të tjera shtetërore, janë përdorur për të financuar luksin e qeverisë, përfshirë koncertin e artistit Kanye West dhe ndërtimin e një kopshti “Eden” me vlerë 4 milionë euro brenda godinës së Kryeministrisë.

Read more:Nga goditja ndaj News24 te denoncimet e Ahmetajt për mashtrimet e qeverisë me prodhimin e armëve. Del hapur interesi pse u sulmua televizioni dhe iu morën ambientet me dhunë nga Kayo. SPAK duhet të veprojë!

Sipas Ahmetajt, brenda këtij kopshti luksoz është vendosur edhe një peshk i rralle japonez, ku kryeministri shkon “për t’u çliruar nga makthet e tij se nuk ka shitur ende të gjithë Shqipërinë”. Ai vuri në dukje se në asnjë prej kancelarive më të zhvilluara moderne perëndimore nuk ekzistojnë projekte të tilla ekstravagante, veçanërisht në një kohë kur sektori i shëndetësisë dhe qytetarët shqiptarë po përballen me vështirësi të shumta.

Përveç denoncimit të investimeve luksoze, Ahmetaj kritikoi me tone të ashpra mënyrën se si po trajtohet grupi parlamentar i shumicës. Ai deklaroi se kryeministri po përpiqet t’u heqë deputetëve çdo përgjegjësi publike, fytyrë e ndërgjegje, duke i kthyer ata në thjesht “duar të ngritura” që shërbejnë për të miratuar vendime në dobi të njerëzve të afërt të pushtetit, si Belinda Balluku, Roni Yeffet apo figura të tjera.

Read more:“Shqipëria po digjet nga cepi në cep, Rama shëllehet në Dhërmi”/ Balliu: 4mln euro për Kanye West. Qeveria ka para për luksin, por jo për zjarrfikësit

Lidhur me qëndrimet e tij gjatë kohës që shërbej në ekzekutiv, Ahmetaj kujtoi se ka kundërshtuar me forcë fenomene si kanabizimi i vendit dhe është përpjekur të ndërtojë korniza ligjore që largonin tenderat nga Zyra e Kryeministrit. Ai paralajmëroi se pas sulmit ndaj medias News24 dhe kalimit të godinës te ndërmarrja ushtarake “KAYO”, e njëjta skemë po përgatitet të zbatohet edhe në sektorin e shëndetësisë.

Read more:Ndërhyrje të huaja në protesta? Bushati ‘shuplakë’ Ramës: S’ka ndikim iranian, Shqipëria e lumtur në orbitën e SHBA. Revolta do të përcaktojë të ardhmen e vendit!

Në përmbyllje, ish-numri dy i qeverisë iu drejtua drejtpërdrejt deputetëve të mazhorancës duke u kërkuar të mos e votojnë këtë nismë, të cilën e cilësoi si një aferë të pastër kriminale që cënon drejtpërdrejt interesin publik.

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Tags: #arben ahmetaj #belinda balluku #Deputetet #euro #Fonde #Kanye west #kayo #Kopshti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 4 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin