Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj – Bardhi: Pazar me shtetin nën regjimin e Ramës, skandali i trafikut të armëve cenon angazhimet ndaj NATO-s
Politikë

Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj – Bardhi: Pazar me shtetin nën regjimin e Ramës, skandali i trafikut të armëve cenon angazhimet ndaj NATO-s

• 10 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka reaguar ashpër pas publikimit të audiopërgjimeve nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Bardhi denoncoi skemën e tranzitit të armëve dhe tjetërsimit të pasurive publike, duke e cilësuar atë si një pazar të drejtpërdrejtë në emër të shtetit që ushqehet nga pushteti i kryeministrit Edi Rama.

Bardhi nëvizoi se përgjimet vërtetojnë atë që opozita ka denoncuar prej kohësh lidhur me mënyrën se si funksionon ekzekutivi dhe njerëzit e lidhur me të.

Read more:Mali i Zi heq imunitetin për kryeministrin e ministrat – Gazment Bardhi: Spajić i jep liri drejtësisë, Rama mbron Ballukun dhe korrupsionin

“Tronditës ishte fakti që dikush bën pazar në emër të shtetit shqiptar dhe ai funksionon sa kohë është në qeverisje Edi Rama. Ne e dinim se ashtu vepronte Balluku, Ergys Agasi, Ron Yeffet dhe ashtu do të veprojë gjithkush në atë pozicion sa kohë është Rama. Gjithkush që e do Shqipërinë dhe do garën e drejtë, tronditet kur shikon se kjo jo vetëm nuk zbatohet nën regjimin e Ramës, por miqtë e tij e pohojnë në çdo takim e pazar e punë të pistë që bëjnë,” deklaroi Bardhi.

Ai shtoi se trajtimi i pasurive shtetërore si mall tregtie është bërë normë: “Tronditës ishte dhe fakti që pasuritë publike trajtohen si prona për t’u shitur. Ky nuk është as i pari dhe as i fundit sa kohë të jetë në qeveri Edi Rama.”

Read more:103 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish sot para Kryeministrisë, vijon aksioni kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Kreu i grupit të PD-së paralajmëroi pasojat serioze ndërkombëtare që sjell afera e armatimeve për statusin e Shqipërisë në aleancën ushtarake perëndimore.

“Afera e trafikut të armëve do të ishte një skandal i përmasave ndërkombëtare sepse jemi vend anëtar i NATO-s dhe do të cenonte angazhimet tona kundrejt NATO-s,” tha me tej Bardhi, duke kërkuar reagim pa vonesë nga organi i akuzës.

Read more:Akuzat e reja për Ballukun/ Tabaku: Të marrë fund mbrojtja politike, SPAK t’i drejtohet Kuvendit. Kjo çështje test për integrimin europian të Shqipërisë

Sipas tij, heshtja apo zvarritja e hetimit do të konfirmonte dështimin e drejtësisë përballë pushtetit politik: “Uroj që hetimet e SPAK të mos jenë nga ato që zgjasin me vite kur përfshihet Edi Rama. Askush nuk ka ngritur pretendime mbi vërtetësinë e përgjimit dhe prokuroria duhet të hetojë ato që janë publikuar. Rama duhet të ishte marrë i pandehur në dhjetëra çështje që prokuroria ka në hetim. Nuk na mbetet gjë veçse të shpresojmë, ndonëse me atë që kemi parë, prokuroria nuk ka qenë në lartësinë që pritet nga qytetarët shqiptarë kur i përfshirë ka qenë Edi Rama.”

Lexo edhe
Politikë

“S’ka surprizë nga vilat e Ballukut, mund të zbulohen edhe 200”, Bardhi: PD ka kërkuar komision hetimor për KAYO-n dhe lidhjet me Ron Yeffet

Politikë

Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit

Tags: #arben ahmetaj #Edi Rama #ergys agasi #gazment bardhi #jetë #Nato #opozita #Prokuroria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “S’ka surprizë nga vilat e Ballukut, mund të zbulohen edhe 200”, Bardhi: PD ka kërkuar komision hetimor për KAYO-n dhe lidhjet me Ron Yeffet
  • Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit
  • Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Bashkia Fier
  • Përplasje në dëgjesa për Territorialen në Rrajcë, banorët kërkojnë përgjigje nga deputetët e PS, i kthehen Bora Muzhaqit: Ti mos fol, nuk je zgjedhur me vota direkte
  • Dëgjesa për Reformën Territoriale kthehet në përplasje në Rrajcë, banorët kërkojnë përgjigje nga deputetët e PS
Nga të njëjtat tag-e
  • “S’ka surprizë nga vilat e Ballukut, mund të zbulohen edhe 200”, Bardhi: PD ka kërkuar komision hetimor për KAYO-n dhe lidhjet me Ron Yeffet
  • Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit
  • “Asnjë qeveri s’del mbi vendimet e GJK”, Lala zbërthen përplasjen për pagat: Gjyqtarët e akuzojnë Petrit Malajn për shpërdorim detyre dhe…
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj, sekretarin e ‘Financave’ dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj, sekretarin e ‘Financave’ dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 13 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Has/ Plagosje me armë zjarri në Krumë, në kërkim autori 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Sarandë/ Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lokaleve të natës dhe plazheve, lihen në burg 20 personat e arrestuar! Mes tyre edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Në QSUT kryhet për herë të parë trombektomia mekanike, ndërhyrja që u jep më shumë shanse pacientëve me goditje në tru (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“S’ka surprizë nga vilat e Ballukut, mund të zbulohen edhe 200”, Bardhi: PD ka kërkuar komision hetimor për KAYO-n dhe lidhjet me Ron Yeffet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24,…

• 35 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas kallëzimit penal të depozituar nga gjyqtarët ndaj Ministrit të Financave, Petrit…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Bashkia Fier

Kryebashkiaku i Patosit, Fation Duro këmbëngul se institucioni që ai drejton të mos shkrihet me Bashkinë Fier. Gjatë…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by