Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Një nga ne/ Këpucari Dritan Ceni rrëfen realitetin e trishtë: Në Shkodër i riparojnë disa herë këpucët, s’kanë mundësi ekonomike
Sociale

Një nga ne/ Këpucari Dritan Ceni rrëfen realitetin e trishtë: Në Shkodër i riparojnë disa herë këpucët, s’kanë mundësi ekonomike

• 12 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për shkodranët, riparimi i këpucëve është alternativa e vetme kur të ardhurat janë të pakta. Dritan Ceni nuk e zgjodhi rastësisht këtë zanat, por e trashëgoi nga i ati. Është këpucari më i ri që ka Shkodra. Rënia e shitjeve të këpucëve artizanale, e detyroi të ndryshonte drejtim, por jo profesion.

“Shumë këpucarë ka Shkodra, të gjithë jemi shok me njeri-tjetrin, shkojmë mirë, po unë kam mbetur më i vogli. Zanatin e ushtroj prej 26 vitesh, pa u shkëputur prej punës. Kam qenë 20 vjeç kur kam filluar. E kam trashëgimi prej babit. Kemi filluar vetëm me këpucë të reja për tregun e brendshëm, nëpër rrethe dhe në Malin e Zi. Më pas prodhimi ra dhe u kthyem me riparime këpucës, çantash etj.

Këshilla që më ka dhënë babi është të mësoj zanatin tamam, të punoj me ndershmëri, të jem korrekt me klientin dhe mos të abuzoj me çmimin. Më mirë pak sesa hiç”, shprehet Dritani.

Read more:“Protesta po përcakton axhendën politike”, Baçi: Opozita dhe partitë e reja dështuan të kthehen në shpresë

Vështirësitë ekonomike kanë detyruar njerëzit që të mendojnë dy herë përpara se të blejnë një palë këpucë të reja.

“Është e gjitha tek ekonomia sepse s’kanë lekë të blejnë dhe detyrohen t’i riparojnë këpucët 3-4 herë, s’kanë të ardhura. Moshat e mëdhaja riparojnë më shumë kurse rinia blejnë një palë atlete, i riparojnë njëherë, pastaj i hedhin”, thotë mjeshtri i këpucëve.

Mes mjeteve të vjetra të punës është dhe një furnelë, me të cilën ngroh gomat e më tej vazhdon me ngjitjen e këpucëve. Për aq kohë sa kryen të njëjtin funksion si makineritë, nuk e ka problem t’i qendrojë strikt metodave tradicionale të riparimit.

Read more:“KAYO”, “ishull paligjshmërie””/ Tabaku: Rama, arkitekti i sistemit të “arkipelagut të paligjshmërisë”!

“Këtu në Shkodër janë të paktë ata që kanë makineritë. Unë e vazhdoj zanatin si ka punuar babi dikur, të njëjtën gjë bëj dhe unë sot. Dikush përdor tharësen e flokëve për ta nxehur gomën, dikush një vegël tjetër, unë kam zgjedhur furnelën. Çmimet nuk i kam ndryshuar. Bëj riparimi 50 lekë-500 lekë. Çdo muaj lëvizin çmimet e materialeve, po më vjen rëndë që t’ia shtrenjtoj tjetrit”, thotë Dritani.

Fitimet nuk janë asnjëherë njësoj në këtë zanat.

Read more:“Rama sundon me bukë e cirk”/ I riu në protestë: Në Kryeministri kanë shkelur mafiozë, jemi shtet kartel

“Kur shihet se nuk del leku aty ku duhet, normalisht vras mendjen që të sajoj diçka tjetër. Herë del fitimi mbi mesataren, herë nën mesataren, por deri tani jam i kënaqur me punën që bëj. Kam pasur variante për jashtë me këtë zanat, por nuk kam dashur të iki.”, përfundon Dritani rrëfimin e tij në emisionin “Një nga ne”.

Emisioni “Një nga ne” transmetohet çdo të shtunë, ora 13:00 në ekranin e Report Tv.

Lexo edhe
Sociale

Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)

Sociale

Të hënën nis sezoni i ri shkollor, ja çfarë duhet të dini për programin ‘Pas Shkolle’

Tags: #Alternativa #Dritan Ceni #ekonomia #kepucar #leku #nje nga ne #report tv #Rinia #Shkoder

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)
  • Të hënën nis sezoni i ri shkollor, ja çfarë duhet të dini për programin ‘Pas Shkolle’
  • Fundjava riktheu reshjet e shiut, era e fortë rrëzon pemët në Roskovec
  • Viti i ri shkollor, Bashkia e Tiranës shpërndan çanta e mjete për fëmijët e familjeve në nevojë
  • Moti kthen ‘faqe’, e shtuna sjell shi e breshër! Bien temperaturat (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Rrjoll, rikthehen protestat kundër resortit të Bashkim Ulajt! Banorët përplasen me policinë: Nuk e falim tokën, stop ndërtimit
  • Fitorja e AfD-së në landin e Saksoni-Anhalt trondit politikën gjermane/ Analisti i DW, Auron Dodi: Rezultati përballet me refuzimin e partive tradicionale
  • Ndryshime në radhët e Policisë në Juglindje, Mark Gjonmarku emërohet shefi i ri i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë
  • “KAYO”, “ishull paligjshmërie””/ Tabaku: Rama, arkitekti i sistemit të “arkipelagut të paligjshmërisë”!
  • ‘Pse më sheh’, vrau bashkëmoshatarin në derën e shtëpisë, Gjykata e Shkodrës lë në burg autorin! (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dita e 103 e protestës/ Oshëtin bulevardi: Arrestoni Ballukun. Rama jep dorëheqjen 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)

Kjo e shtunë ka sjelllë reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, teksa temperaturat janë ulur…

• 19 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

Të hënën nis sezoni i ri shkollor, ja çfarë duhet të dini për programin ‘Pas Shkolle’

Të hënën e 14 shtatorit nis sezoni i ri shkollor dhe Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro përmes një…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Fundjava riktheu reshjet e shiut, era e fortë rrëzon pemët në Roskovec

Moti ka ndryshuar ‘faqe’ këtë të shtunë. I gjithë vendi u përfshi nga reshjet e shiut. Në aksin…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by