Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Partia e Lirisë reagon për kërcënimin ndaj Osman Stafës: Përgjegjësia politike për terrorin dhe presionin është e Edi Ramës
Politikë

Partia e Lirisë reagon për kërcënimin ndaj Osman Stafës: Përgjegjësia politike për terrorin dhe presionin është e Edi Ramës

• 14 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partia e Lirisë ka reaguar pas kërcënimit me vdekje ndaj gazetarit të News24, Osman Stafa, duke e dënuar ashpër ngjarjen. Në deklaratën e saj, PL e lidh kërcënimin me publikimin e pamjeve nga protesta e 8 shtatorit pranë Parlamentit, ku gazetari dokumentoi përplasjet mes policisë dhe protestuesve.

Ne reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi, theksohet se autorët e kërcënimit duhet të identifikohen dhe të përballen pa vonesë me drejtësinë, ndërsa përgjegjësia politike për klimën e presionit ndaj gazetarëve i atribuohet kryeministrit Edi Rama. PL akuzon qeverinë për krijimin e një klime intimidimi dhe sulmesh ndaj fjalës së lirë.

Read more:Kanosi grupin e gazetarëve gjatë xhirimit të një kronike, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë! I gjendet edhe një armë pa leje (VIDEO)

Partia e Lirisë kërkon një hetim të menjëhershëm, të plotë dhe transparent për rastin, si dhe garantimin e sigurisë së gazetarit Osman Stafa. Gjithashtu, kërkon transparencë mbi veprimet e strukturave të policisë të dokumentuara në pamjet e publikuara gjatë protestës.

Në përfundim të deklaratës, PL shprehet se qëndron në krah të Osman Stafës dhe gazetarëve të pavarur, duke e cilësuar mbrojtjen e fjalës së lirë si një nga themelet e demokracisë.

Read more:Tensione jashtë Kuvendit! Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi. Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi

Ndërkohë për kërcënimin ka reaguar edhe Greta Bardeli.

Read more:“Gjaku në gju të shkojë ai tokat tona nuk i merr”/ Qytetarja: Ky shtet është qelbur, të shporren sa më parë

“Kërcënimi me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa është një kambanë alarmi për gjendjen e medias dhe të fjalës së lirë në vend. Kur kërcënohet një gazetar që prej vitesh denoncon abuzime dhe ngre probleme në sektorin e shëndetësisë, nuk kemi më të bëjmë vetëm me sigurinë e një individi. Kemi të bëjmë me klimën që është krijuar ndaj kujtdo që pyet, heton dhe bezdis pushtetin.
Qeveria nuk mund të mjaftohet me heshtje, ndërsa Policia dhe Prokuroria me njoftime rutinë. Duhet të identifikohen autorët, motivet dhe çdo person që mund të qëndrojë pas kërcënimit. Nëse shteti nuk arrin të mbrojë një gazetar për shkak të punës së tij, atëherë mesazhi është i qartë: ata që kërcënojnë ndihen më të sigurt se ata që denoncojnë.
Ky është problemi politik. Një pushtet që kërkon media të bindur dhe gazetarë të kujdesshëm me pyetjet nuk i shërben demokracisë. Sot është Osman Stafa. Nesër mund të jetë kushdo që refuzon të heshtë. Në një shtet normal duhet të ketë frikë ai që kërcënon, jo gazetari që bën detyrën”, shkruan ajo.

Lexo edhe
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #Edi Rama #Gazetar #jetë #media #Osman Stafa #Policia #Prokuroria #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
Nga të njëjtat tag-e
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 8 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin