Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Dëgjesat për ndarjen territoriale/ Divjaka kundër shkrirjes me Lushnjën, Gorreja: Po vendosin vetëm mbi një “fotografi” të 2025
Politikë

Dëgjesat për ndarjen territoriale/ Divjaka kundër shkrirjes me Lushnjën, Gorreja: Po vendosin vetëm mbi një “fotografi” të 2025

• 15 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

DIVJAKË– Turi i dëgjesave publike të Komisionit të Këshillit Bashkiak për reformën administrativo-territoriale është ndalur mbrëmjen e sotme në Njësinë Administrative Tërbuf, ku në fokus ka qenë edhe diskutimi për të ardhmen e Bashkisë Divjakë.

Komisioni, i kryesuar nga kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorreja, ka kundërshtuar propozimet e Komisionit Mazniku për riorganizimin territorial dhe veçanërisht mundësinë e shkrirjes së Bashkisë Divjakë dhe bashkimit të saj me Bashkinë Lushnjë.

Gorreja ka deklaruar se Komisioni Mazniku e ka bazuar propozimin për ndryshimin e hartës territoriale vetëm në një “fotografi” të situatës së vitit 2025, pa marrë në konsideratë një sërë kriteresh dhe, mbi të gjitha, perspektivën e zhvillimit të Bashkisë Divjakë ndër vite.

Read more:Zjarret/ 4 helikopterë në Bardhaj-Myselim të Shkodrës dhe në Kalivaç-Zimaj të Lezhës, aktive vatrat në Tiranë e Dibër (VIDEO)

Sipas kryetarit të bashkisë, përpara çdo vendimi duhet të merren në konsideratë tregues konkretë, ndërsa ai ka renditur si faktorë të rëndësishëm numrin e popullsisë, të ardhurat ekonomike dhe zhvillimin në rritje të zonës.

Gjatë fjalës së tij, Gorreja ka argumentuar se këta janë tregues që duhet të peshojnë në vlerësimin e së ardhmes administrative të Divjakës dhe se vendimmarrja nuk mund të mbështetet vetëm në të dhënat e një viti të vetëm.

Read more:FOTOLAJM/ Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut: “Tenderat në Tiranë, ‘infinity pool’ në Palasë”!

Kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë janë shprehur edhe të pranishmit në sallë. Banorët kanë kundërshtuar njëzëri mundësinë e bashkimit me Bashkinë Lushnjë, duke kërkuar që Divjaka të vijojë të funksionojë si njësi e veçantë administrative.

Në diskutimet e tyre, banorët janë ndalur kryesisht te problemet që hasin në përditshmëri, duke vënë në dukje mangësitë në infrastrukturë, shërbime dhe nevojën për investime e përmirësime në zonat ku jetojnë.

Read more:Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare, ndan fotot nga pushimet në Vlorë

Ata kanë argumentuar se problematikat ekzistuese nuk zgjidhen përmes shkrirjes së bashkisë, por përmes përmirësimit të shërbimeve dhe investimeve në infrastrukturë.

Dëgjesat publike për reformën administrativo-territoriale do të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Divjakë. Takimet e radhës do të zhvillohen në Grabjan, Gradishtë dhe Remas, ku pritet të mblidhen edhe qëndrimet e banorëve për të ardhmen e ndarjes administrative të territorit.

Lexo edhe
Politikë

“Dënimet duhet të kundërshtohen”/ Ish-presidenti Meidani: S’mund të heshtim ndaj padrejtësive. Aleatët perëndimore t’i përmbahen parimeve demokratike

Politikë

“Marrë, politikanët nuk guxuan të miratonin rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë”, aktivisti Edison Lika: Nuk na përfaqësojnë më, nesër të Parlamenti…

Tags: #Banorët #Divjakë #Fokus #Fotografi #Investime #Të Gjitha #Vendimi #Viti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Dënimet duhet të kundërshtohen”/ Ish-presidenti Meidani: S’mund të heshtim ndaj padrejtësive. Aleatët perëndimore t’i përmbahen parimeve demokratike
  • “Marrë, politikanët nuk guxuan të miratonin rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë”, aktivisti Edison Lika: Nuk na përfaqësojnë më, nesër të Parlamenti…
  • “30 mln euro për “Toyota” të lyera me ngjyrë ushtarake, marre!”/ I riu kundër Ramës: Ka vjedhur miliarda, tradhtinë nuk ta falim
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Dua Lipa dhe Rita Ora ndajnë foto në mbështetje të Çlirimtarëve
  • Protesta e 109-të kundër qeverisë, aktivisti Mirjan Aliaj: Rama është Esat Pasha i ditëve të sotme, duhet ta largojmë sa më parë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Dua Lipa dhe Rita Ora ndajnë foto në mbështetje të Çlirimtarëve
  • Vendimi i Hagës/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999
  • Kush e përgjoi Ron Yeffet? Petro Koçi: Shërbimet e huaja të përfshira. Shqipëria nuk prodhon dot armë
  • Qytetarët e Maliqit kundër shkrirjes së bashkisë/ Debate të ashpra më Ramën: Nuk e duam bashkimin me Korçën
  • Fiona Papajorgji takohet me kreun e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, pritet në audiencë nga Presidenti Mattarella
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Dënimet duhet të kundërshtohen”/ Ish-presidenti Meidani: S’mund të heshtim ndaj padrejtësive. Aleatët perëndimore t’i përmbahen parimeve demokratike

Ish-Presidenti i Shqipërisë gjatë kohës së luftës në Kosovë, Rexhep Mejdani, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave…

• 14 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

“Marrë, politikanët nuk guxuan të miratonin rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë”, aktivisti Edison Lika: Nuk na përfaqësojnë më, nesër të Parlamenti…

Aktivisti Edison Lika në protestën kundër qeverisë, foli edhe për dënimin nga Haga të ish-krerëve të UÇK. Ai…

• 14 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“30 mln euro për “Toyota” të lyera me ngjyrë ushtarake, marre!”/ I riu kundër Ramës: Ka vjedhur miliarda, tradhtinë nuk ta falim

Qytetarët kanë dalë sërish në protestë. Sot bëhen 108 ditë që protestohet kundër kryeministrit Edi Rama. Një i…

• 14 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by