Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kam patur simpati për protestën, por…”/ Ish-deputeti socialist: Vendi ka nevojë për ndryshime kushtetuese. Rama ende në pushtet? Meritë dhe e Berishës
Politikë

“Kam patur simpati për protestën, por…”/ Ish-deputeti socialist: Vendi ka nevojë për ndryshime kushtetuese. Rama ende në pushtet? Meritë dhe e Berishës

• 16 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta kundër qeverisë në Tiranë ka hyrë në ditën e 109-të, ndërsa ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka komentuar zhvillimet gjatë një interviste në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon. Koçi tha se në nisje të protestës kishte pasur simpati për lëvizjen, por me kalimin e kohës, sipas tij, ajo ka marrë një tjetër drejtim dhe i ngjan gjithnjë e më shumë retorikës së Partisë Demokratike.

Ai vuri në pikëpyetje edhe pretendimin se protesta synon ndryshimin e klasës politike. Sipas tij, në politikën shqiptare ka pasur qarkullim dhe ndryshime, ndërsa krahu që, sipas tij, ka ndryshuar më pak është PD-ja.

Read more:LIVE- 108 ditë rezistencë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! Shqipëria kërkon revolucion!

Koçi solli në vëmendje edhe ndryshimet brenda Partisë Socialiste, duke përmendur kalimin nga drejtimi i Fatos Nanos te ai i Edi Ramës. Duke folur për Sali Berishën, ish-deputeti socialist tha se përballja me të e bën më të lehtë, sipas tij, thirrjen për zgjedhje. “Ai i fitoi zgjedhjet personale, por PD i humbi”, deklaroi Koçi.

Read more:“Mbreti lakuriq”, Gashi s’e kursen Ramën: Arta Daden e zëvendësoi me Zegjinenë, Petro Koçin me… Shihni ku ka vajtur PS-ja

Ai kritikoi gjithashtu gjuhën e ultimatumeve në politikë, duke e krahasuar atë me retorikën e përdorur nga Berisha në vitin 1998. Sipas Koçit, ndryshimet që i nevojiten vendit duhet të jenë më të thella dhe të lidhen me Kushtetutën, dhe jo thjesht me largimin e një qeverie dhe ardhjen e një tjetre. Koçi shtoi se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 u bënë në një kontekst të caktuar politik, duke deklaruar se Berisha i ndërmori ato në kushtet kur kishte një numër të kufizuar deputetësh në Kuvend.

Read more:Shqiptarët duan dorëheqjen e Ramës, ambasadori kroat: Protesta e drejtë e qytetarëve, qeveria të dëgjojë mesazhin! Gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

“Kam pasur simpati për protestën në fillim, por tani më duket si lëvizje PD-izmi. Është e njëjta retorikë e PD-së. Pretendimi për të ndryshuar klasën politike, për të majtën nuk qëndron, pasi është qarkulluar komplet. Është vetëm me të rinjtë përgjithësisht, Krahu që nuk ka ndryshuar shumë është PD. Te PS gjërat kanë ndryshuar, se ka qenë Fatos Nano, e tani është Rama. Kjo është dhe meritë e Berishës. Të kesh Berishën përballë, i fton kollaj zgjedhjet. Ai i fitoi zgjedhjet personale, por PD i humbi. Gjuha me ultimatume nuk shkon, si gjuha ultimative e Berishës në 98. Ka nevojë për disa ndryshime thelbësore që lidhen me kushtetutën dhe jo të ikë ky dhe të vijë ai. Për mua duhen ndryshuar ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Ia kam kërkuar dhe PS, që ta rishohë dhe të rikthejë formatin e mëparshëm. Republika duhet të jetë e pastër, jo kryeministrore. Berisha e bëri se kishte pak numra në Kuvend.”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #fatos nano #Gjuha #jetë #kesh #kuvend #Ndryshimet kushtetuese #petro koçi #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
Nga të njëjtat tag-e
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 23 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin