Në revoltën e 111 kundër , protestuesi renditi një sërë argumenteesh kundër qeverisë, dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi, Klod Leka, tha se qeveria nuk mbështet aspak qytetarët, por punon vetëm për interesa personale.
“Shqipëria në Kushtetutë konsiderohet si Republikë parlamentare, po pyetja është se çfarë republike është ajo, parlamenti i së cilës ka nevojë për qindra policisë, gaz lotsjellës. Çfarë Republike është ajo, kur Parlamenti rrethohet me gardh metalik, ku qytetarët të mos shprehin të drejtën e dytë. Por kjo është republika e kleptokratëve e establishmentit të korruptuar, një Republikë ku qytetarit i taksohet 20 % kafshata e bukës që ha, ndërkohë që kazinotë, hotelet me pesë yje taksohen 6 % . Kjo është Republika ku 50 % e popullatës është në kufirin e varfërisë. Kjo është republika që ka vetëm 100 mijë lekë të vjetra në muaj për pensionistët që kanë punuar një jetë.




