Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta nga disa aktivistë shqiptarë gjatë vizitës së tij në SHBA, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në këtë ngjarje, ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij si dhe nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Sipas pamjeve filmike të publikuara, disa bashkatdhetarë e kanë gjuajtur kryeministrin me vezë, ndërsa lëshonin thirrje dhe akuza ndaj tij me epitete si “mafia” dhe “kriminel”, duke deklaruar: “Edi Rama kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”.




