Shigjetaria dhe pishina gjysmë-olimpike në fokus të vizitës së Gashanit në Drenas

Published:

Ministri i Sportit dhe Rinisë, , ka vizituar in, ku është pritur nga kryetari i komunës, .

Gjatë t, sipas tij, është diskutuar për zhvillimin e sportit në këtë komunë, me theks të veçantë në disa projekte dhe disiplina sportive.

“Gjatë takimit, diskutuam për zhvillimin e sportit në komunë. Në veçanti, përveç futbollit, u ndalëm te shigjetaria, një disiplinë për të cilën do të jetë nikoqire në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030, si dhe te projekti për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike”, ka deklaruar Gashani.

Ai ka bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe për fuqizimin e rinisë dhe krijimin e më shumë hapësirave për angazhimin e tyre.

“Një vëmendje e veçantë iu kushtua fuqizimit të rinisë dhe krijimit të më shumë hapësirave dhe mundësive për angazhimin e tyre aktiv”, ka theksuar ai.

Ministri ka nënvizuar rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën sportive dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

“Theksova rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën sportive, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional si një faktor kyç për krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe komunitetin lokal”, është shprehur Gashani.

Në përmbyllje të vizitës, ai së bashku me kryetarin Lladrovci kanë vizituar stadiumin e qytetit.

“Në përmbyllje të vizitës, së bashku me Kryetarin, vizituam Stadiumin e Qytetit Rexhep Rexhepi në Drenas për të parë nga afër ecurinë e punimeve”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img