Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sërish rikthim te Chelsea? Frank Lampard thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen
Aktualitet

Sërish rikthim te Chelsea? Frank Lampard thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen

• 24 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Trajneri Frank Lampard ka insistuar se është i fokusuar vetëm te përfundimi i sezonit me Coventry City, pavarësisht spekulimeve që e lidhin me një rikthim te Chelsea.

Lampard e udhëhoqi Coventryn drejt titullit në Championship këtë javë dhe klubi do të rikthehet në Ligën Premier për herë të parë pas 25 vitesh, që nga rënia në fund të sezonit 2000/01.

Në anën tjetër, Chelsea e shkarkoi Liam Rosenior të mërkurën, më pak se 24 orë pas humbjes 3-0 në transfertë ndaj Brightonit, që ishte disfata e pestë radhazi në Premier League.

Lampard, i cili ka pasur dy aventura si trajner te Chelsea – përfshirë edhe një periudhë si trajner i përkohshëm tre vjet më parë – është përmendur si një kandidat për t’u rikthyer në “Stamford Bridge” pas largimit të Rosenior.

Megjithatë, 47-vjeçari nuk ka dhënë asnjë sinjal se është gati ta lërë Coventryn këtë verë, para rikthimit të tyre në elitën e futbollit anglez.

“Kam qenë atje dhe nuk dua të flas shumë për trajnerët, për shkak të kontekstit prapa skenave. Mendoj se është mungesë respekti të gjykosh, këtë le ta bëjnë punditët”, deklaroi Lampard të premten.

“Është një periudhë e vështirë, pa dyshim. Ne si trajnerë e dimë se në ato momente të vështira ka pasoja”.

“Mendoj se të gjithë duhet të jemi mjaftueshëm të mëdhenj për ta kuptuar këtë. Si klub ata po kalojnë një fazë të vështirë, por kanë ende mundësi të nxjerrin diçka nga sezoni me FA Cup dhe me pozicionin në kampionat nëse arrijnë ta përmirësojnë”.

“Por kjo është punë e Chelseat. Chelsea është pjesë e madhe e jetës sime, por aktualisht është puna e tyre dhe puna ime është këtu”.

I pyetur për një mesazh për tifozët e Coventryt që mund të shqetësohen nga thashethemet, Lampard u shpreh: “Do të doja të mendoja se tifozët e Coventryt po e shijojnë atë që kemi bërë këtë sezon. Në botën e trajnerëve shumë gjëra janë jashtë kontrollit tënd, gjithçka që mund të bësh është të kontrollosh punën tënde”.

“Duhet të vij e të flas për thashetheme, por për momentin mendoj se duhet ta shijojmë vendin ku jemi”.

“Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm, jam shumë krenar dhe i lumtur që jam pjesë e tij. Më pëlqen ajo që po bëj. Nuk mund ta kontrolloj se kush shqetësohet apo jo, por do të thosha: shijojeni këtë, sepse është një vit i veçantë”./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Championship #Chelsea #Coventry city #Frank lampard #Liam rosenior #Premier league #Trajner

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • FOTOLAJM/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 109 kundër Ramës: Rruga jote çon në SPAK dhe në burg
  • “SPAK mos ndalo”/ Pankartat në ditën e 106 të protestës: Rama trajner, ekip me korrupsion
  • “Reforma është shfarosëse dhe denigruese” – Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!
  • “Më dha alkool dhe tentoi të më përdhunonte”, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Anglisë rrëfen dramën me “Shoferin e Taksisë së Zezë”
  • “Më dha alkool dhe tentoi të më përdhunonte”, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Anglisë rrëfen dramën me “Shoferin e Taksisë së Zezë”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 3 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin