Aktualitet

Sërish rikthim te Chelsea? Frank Lampard thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

Trajneri ka insistuar se është i fokusuar vetëm te përfundimi i sezonit me , pavarësisht spekulimeve që e lidhin me një rikthim te .

Lampard e udhëhoqi Coventryn drejt titullit në këtë javë dhe klubi do të rikthehet në Ligën Premier për herë të parë pas 25 vitesh, që nga rënia në fund të sezonit 2000/01.

Në anën tjetër, Chelsea e shkarkoi të mërkurën, më pak se 24 orë pas humbjes 3-0 në transfertë ndaj Brightonit, që ishte disfata e pestë radhazi në .

Lampard, i cili ka pasur dy aventura si te Chelsea – përfshirë edhe një periudhë si trajner i përkohshëm tre vjet më parë – është përmendur si një kandidat për t’u rikthyer në “Stamford Bridge” pas largimit të Rosenior.

Megjithatë, 47-vjeçari nuk ka dhënë asnjë sinjal se është gati ta lërë Coventryn këtë verë, para rikthimit të tyre në elitën e futbollit anglez.

“Kam qenë atje dhe nuk dua të flas shumë për trajnerët, për shkak të kontekstit prapa skenave. Mendoj se është mungesë respekti të gjykosh, këtë le ta bëjnë punditët”, deklaroi Lampard të premten.

“Është një periudhë e vështirë, pa dyshim. Ne si trajnerë e dimë se në ato momente të vështira ka pasoja”.

“Mendoj se të gjithë duhet të jemi mjaftueshëm të mëdhenj për ta kuptuar këtë. Si klub ata po kalojnë një fazë të vështirë, por kanë ende mundësi të nxjerrin diçka nga sezoni me FA Cup dhe me pozicionin në kampionat nëse arrijnë ta përmirësojnë”.

“Por kjo është punë e Chelseat. Chelsea është pjesë e madhe e jetës sime, por aktualisht është puna e tyre dhe puna ime është këtu”.

I pyetur për një mesazh për tifozët e Coventryt që mund të shqetësohen nga thashethemet, Lampard u shpreh: “Do të doja të mendoja se tifozët e Coventryt po e shijojnë atë që kemi bërë këtë sezon. Në botën e trajnerëve shumë gjëra janë jashtë kontrollit tënd, gjithçka që mund të bësh është të kontrollosh punën tënde”.

“Duhet të vij e të flas për thashetheme, por për momentin mendoj se duhet ta shijojmë vendin ku jemi”.

“Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm, jam shumë krenar dhe i lumtur që jam pjesë e tij. Më pëlqen ajo që po bëj. Nuk mund ta kontrolloj se kush shqetësohet apo jo, por do të thosha: shijojeni këtë, sepse është një vit i veçantë”./Telegrafi/

Tags: #Championship #Chelsea #Coventry city #Frank lampard #Liam rosenior #Premier league #Trajner

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm