Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Historia e atentateve ndaj Trump, katër sulme në më pak se dy vite, klima politike më e polarizuar se kurrë
Botë

Historia e atentateve ndaj Trump, katër sulme në më pak se dy vite, klima politike më e polarizuar se kurrë

• 26 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në më pak se dy vjet, katër ngjarje të rënda kanë ndodhur në lidhje me sigurinë e Donald Trump dhe ngrenë shqetësime serioze mbi nivelin e polarizimit dhe dhunës politike në Shtetet e Bashkuara.

Dy prej tyre u konsideruan tentativa të drejtpërdrejta për atentat, ndërsa një tjetër u ndalua përpara se të shndërrohej në sulm të hapur.

Ngjarja më e rëndë ndodhi në Butler të Pensilvanisë, gjatë një tubimi elektoral në ajër të hapur. Thomas Matthew Crooks, një 20-vjeçar pa precedent penal, arriti të pozicionohej në një ndërtesë rreth 130 metra larg skenës ku ndodhej Trump dhe hapi zjarr.

Një plumb e goditi presidentin në veshin e djathtë, ndërsa një tjetër vrau një person në turmë. Snajperët e Shërbimit Sekret reaguan menjëherë dhe neutralizuan sulmuesin. Në kaosin që pasoi, Trump u nxor me urgjencë nga skena, por pak çaste më vonë u ngrit me grushtin lart, i gjakosur, një imazh që do të kthehej në simbol të fushatës së tij.

Rasti i dytë ndodhi rreth 50 ditë para zgjedhjeve presidenciale, një tjetër incident u regjistrua në Palm Beach, në Florida, ku Trump ndodhej në fushën e tij të golfit. Shërbimi Sekret identifikoi një person të armatosur të fshehur pranë perimetrit të sigurisë.

Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, u arrestua para se të hapte zjarr. Ai kishte me vete një pushkë dhe materiale të tjera që tregonin për një plan të mundshëm sulmi. Sipas autoriteteve, ai kishte qëndruar për orë të tëra në pritje dhe më pas u përpoq të largohej kur u zbulua, por u kap shpejt në një autostradë pranë zonës.

Ngjarja e tretë ndodhi në Kaliforni, pak javë para zgjedhjeve. Në një pikë kontrolli pranë vendit ku Trump do të zhvillonte një miting, autoritetet arrestuan Vem Miller, 49 vjeç nga Las Vegas.

Në automjetin e tij u gjetën armë zjarri, përfshirë një pushkë dhe një pistoletë, si dhe dokumente identifikimi me emra të ndryshëm. Ai dyshohej se po përgatitej për një veprim të dhunshëm, megjithëse FBI nuk e klasifikoi zyrtarisht si tentativë atentati. Ndërsa rasti i fundi ishte ai i kësaj të shtune, ku një 31 vjeçar hyri në hotelin ku po zhvillohej mbrëmja me gazetarët dhe nisi të qëllonte.

Kriminologët kanë folur për hyrjen e Amerikës në një territor të ri, të paeksploruar të dhunës politike.

Statistikat tregojnë se një e treta e 45 burrave që kanë shërbyer si presidentë të Shteteve të Bashkuara kanë pësuar përpjekje të vërteta për vrasje si Ronald Reagan, i cili u plagos rëndë në vitin 1981 nga një burrë i çmendur). Dhe katër presidentë, pothuajse një në dhjetë, janë vrarë: Abraham Lincoln në vitin 1865, James Garfield në vitin 1881, William McKinley në vitin 1901 dhe John Kennedy në vitin 1963.

Lexo edhe
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Abraham lincoln #Atentat #Donald Trump #FBI #Florida #Ronald reagan #Shtetet e bashkuara #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrasja e Santiago Malkos/ Lirohet nga qelia Ilir Selmani, vendoset në arrest shtëpie
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit
  • Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit, CNN: Netanyahu po mundohet të ndikojë te memorandumi, nuk ka besim te Teherani
  • Bloomberg zbulon prapaskenat e marrëveshjes SHBA-Iran, ja si arritën ekipet negociatore të shpëtonin ujdinë pas sulmit izraelit në Liban
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 orë më parë • 1 min lexim
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by