Botë

Historia e atentateve ndaj Trump, katër sulme në më pak se dy vite, klima politike më e polarizuar se kurrë

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

Në më pak se dy vjet, katër ngjarje të rënda kanë ndodhur në lidhje me sigurinë e dhe ngrenë shqetësime serioze mbi nivelin e polarizimit dhe dhunës politike në .

Dy prej tyre u konsideruan tentativa të drejtpërdrejta për , ndërsa një tjetër u ndalua përpara se të shndërrohej në sulm të hapur.

Ngjarja më e rëndë ndodhi në Butler të Pensilvanisë, gjatë një tubimi elektoral në ajër të hapur. Thomas Matthew Crooks, një 20-vjeçar pa precedent penal, arriti të pozicionohej në një ndërtesë rreth 130 metra larg skenës ku ndodhej Trump dhe hapi zjarr.

Një plumb e goditi presidentin në veshin e djathtë, ndërsa një tjetër vrau një person në turmë. Snajperët e Shërbimit Sekret reaguan menjëherë dhe neutralizuan sulmuesin. Në kaosin që pasoi, Trump u nxor me urgjencë nga skena, por pak çaste më vonë u ngrit me grushtin lart, i gjakosur, një imazh që do të kthehej në simbol të fushatës së tij.

Rasti i dytë ndodhi rreth 50 ditë para zgjedhjeve presidenciale, një tjetër incident u regjistrua në Palm Beach, në , ku Trump ndodhej në fushën e tij të golfit. Shërbimi Sekret identifikoi një person të armatosur të fshehur pranë perimetrit të sigurisë.

Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, u arrestua para se të hapte zjarr. Ai kishte me vete një pushkë dhe materiale të tjera që tregonin për një plan të mundshëm sulmi. Sipas autoriteteve, ai kishte qëndruar për orë të tëra në pritje dhe më pas u përpoq të largohej kur u zbulua, por u kap shpejt në një autostradë pranë zonës.

Ngjarja e tretë ndodhi në Kaliforni, pak javë para zgjedhjeve. Në një pikë kontrolli pranë vendit ku Trump do të zhvillonte një miting, autoritetet arrestuan Vem Miller, 49 vjeç nga Las Vegas.

Në automjetin e tij u gjetën armë zjarri, përfshirë një pushkë dhe një pistoletë, si dhe dokumente identifikimi me emra të ndryshëm. Ai dyshohej se po përgatitej për një veprim të dhunshëm, megjithëse nuk e klasifikoi zyrtarisht si tentativë atentati. Ndërsa rasti i fundi ishte ai i kësaj të shtune, ku një 31 vjeçar hyri në hotelin ku po zhvillohej mbrëmja me gazetarët dhe nisi të qëllonte.

Kriminologët kanë folur për hyrjen e Amerikës në një territor të ri, të paeksploruar të dhunës politike.

Statistikat tregojnë se një e treta e 45 burrave që kanë shërbyer si presidentë të Shteteve të Bashkuara kanë pësuar përpjekje të vërteta për si , i cili u plagos rëndë në vitin 1981 nga një burrë i çmendur). Dhe katër presidentë, pothuajse një në dhjetë, janë vrarë: në vitin 1865, James Garfield në vitin 1881, William McKinley në vitin 1901 dhe John Kennedy në vitin 1963.

Tags: #Abraham lincoln #Atentat #Donald Trump #FBI #Florida #Ronald reagan #Shtetet e bashkuara #Vrasje

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm