Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Aktorja ikonike Ann Jillian që la famën e Hollywoodit për rritjen e djalit: Diçka duhej të sakrifikohej, nuk pendohem fare për këtë
Aktualitet

Aktorja ikonike Ann Jillian që la famën e Hollywoodit për rritjen e djalit: Diçka duhej të sakrifikohej, nuk pendohem fare për këtë

• 26 Prill, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktorja Ann Jillian, e cila nga një yll fëmijë i Disney-t u shndërrua në një nga emrat më të dashur të komedive televizive të viteve ’80 – madje në ekran ka sjellë edhe betejën e saj personale me kancerin e gjirit – vendosi të largohej nga Hollywoodi në kulmin e karrierës për t’iu kushtuar plotësisht mëmësisë. Për arsyet e tërheqjes nga showbiz-i, ajo ka folur së fundmi në podcastin “Famous with Jacy Dawn Valeras”.

“Prej një kohe nuk jam pjesë e asaj bote dhe me arsye të fortë. E linda djalin tim të vetëm në moshën 42-vjeçare dhe këtë e mora jashtëzakonisht seriozisht”, u shpreh aktorja 76-vjeçare. Duke folur për balancimin e mëmësisë me karrierën, Jillian tha se e di që jo të gjithë e kanë të njëjtën mundësi apo mënyrë të të jetuarit.

“Ndoshta dikush tjetër mund ta bëjë, dhe i përgëzoj. Më vjen mirë nëse ia dalin. Por sa më takon mua, e di që nuk mundem. Më pëlqen të jem e përqendruar në atë që bëj, prandaj nuk mund të bëj shumë gjëra njëkohësisht”, shtoi ajo.

Foto: Profimedia

Aktorja e shpjegoi edhe më tej bindjen e saj: “Në jetën që Zoti më ka dhënë, mund të bëj çfarë të dua – por jo gjithçka në të njëjtën kohë. Në fund, nëse përpiqesh t’i bësh të gjitha njëherësh, diçka do të vuajë sepse vëmendja të ndahet”. Jillian theksoi gjithashtu se në moshën 42-vjeçare e kuptonte se djali i saj “me shumë gjasë do të ishte i vetmi fëmijë”.

Karrierën e nisi si yll fëmijë, ndërsa emrin artistik ia vendosi vetë Walt Disney përpara rolit të saj në filmin “Babes in Toyland” (1961). Vetëm një vit më pas, u shfaq në filmin “Gypsy” përkrah Natalie Wood dhe Rosalind Russell.

Ajo e kaloi me sukses tranzicionin në role të rritura dhe nga viti 1980 deri më 1986 luajti në serialin e njohur televiziv “It’s a Living”. Në vitin 1985, në moshën 35-vjeçare, asaj iu diagnostikua kancer i gjirit, me të cilin u përball dhe e mposhti. Për rolin në filmin televiziv “The Ann Jillian Story”, ku portretizoi betejën e saj me sëmundjen, ajo fitoi Golden Globe në vitin 1989.

– YouTube youtu.be

Në vitin 1992, Jillian u bë nënë e djalit të saj Andrew Joseph Murcia. Në podcast ajo tha se nuk pendohet aspak që e vuri mëmësinë mbi gjithçka.

“Mendova se kisha pasur një karrierë të shkëlqyer. U largova nga industria pas lindjes së djalit. Duhej të isha aty për ta vënë në gjumë. Pastaj ai duhej të zinte rrënjë, të niste shkollën. I mendoja këto gjëra”, rrëfeu ajo.

“Nuk doja të isha mijëra kilometra larg nëse ai lëndohej. Nuk doja të isha larg kur donte të fliste për diçka të tmerrshme apo diçka të mrekullueshme që i kishte ndodhur në shkollë”, shpjegoi Jillian.

Foto: Profimedia

Ajo tha se dëshironte të ishte e pranishme edhe në momente të rëndësishme si marrja e kungimit të parë, pa qenë diku “para kamerave”, ndërsa përmbledhja e vendimit të saj ishte e drejtpërdrejtë: “Në thelb, ‘i vara këpucët e vallëzimit në gozhdë’ dhe thashë: ‘Jo, ky është roli më i rëndësishëm që duhet të luaj tani – të jem nënë’”.

Aktorja pranoi se mund të ketë bërë edhe gabime gjatë rrugës, por theksoi se ka mësuar shumë. “Me bashkëshortin, me ndihmën e Zotit, patëm privilegjin të sillnim në jetë një fëmijë dhe të rrisnim një të ri që sot është avokat ndërkombëtar i taksave”, tha ajo, duke shtuar me krenari se djali i saj është i zgjuar, me humor dhe se “mund të ishte edhe aktor”.

Dhe në fund, Jillian e mbylli me një reflektim të qartë: koha larg Hollywoodit, për të, ishte një zgjedhje që nuk do ta ndërronte “me asgjë në botë”. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ann jillian #Foto #Golden globe

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • FOTO/ I moshuari sfidon motin e keq, me flamurin shqiptar dhe amerikan i bashkohet protestës kundër Ramës në Tiranë
  • Përfundojnë punimet për ndërtimin e kampusit universitar Poli i Dijes në Korçë, Rama: Kapitull i ri për të rinjtë
  • “Kush je ti që iu thua shqiptarëve ‘f*ck you’”?/ Haçkaj i përvishet Ramës: Im atë vdiq në Vjenë nga kanceri, mjekësia jote e kuronte për ulçer. Mbylle gojën, jep dorëheqjen!
  • “Janë të përdorur”/ Qytetari i përgjigjet Ramës: Mos më bëj pis, unë nuk jam ti! Ti na solle këtu, si autor i halleve të shqiptarëve
  • Tiranë/ Gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ në Laknas drejt përfundimit, në shtator pret 520 nxënës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë 23 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 22 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës 17 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama u tha protestuesve “f*ck you”, deputetja socialiste kritika qytetarëve: Ndaloni gjuhën e urrejtjes 14 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju dhe kasta e vjetër”, Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja 13 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by