Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kosova përballet me rrezik për ujë të pijshëm, Salihu: Vetëm në pellgun e Drinit janë identifikuar 142 pengesa artificiale
Aktualitet

Kosova përballet me rrezik për ujë të pijshëm, Salihu: Vetëm në pellgun e Drinit janë identifikuar 142 pengesa artificiale

• 26 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kosova po përballet me një situatë serioze sa i përket burimeve ujore, ndërsa rreziku për mungesë të ujit në të ardhmen është gjithnjë e më i dukshëm.

Kështu ka paralajmëruar Krenare Salihu, drejtoreshë ekzekutive e organizatës mjedisore ECOPANA, në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.

Ajo theksoi se vendi është identifikuar prej vitesh si zonë me “stres uji” dhe se situata po përkeqësohet gradualisht.

“Kosova ka qenë në krizë edhe para shtatë apo tetë viteve… kur është rangu në listën e shteteve me stres uji apo mungesë uji. Po çdo ditë e më shumë po vërehet mungesa”, deklaroi Salihu shkruan Telegrafi.

Sipas saj, problemi nuk lidhet vetëm me ndryshimet klimatike, por kryesisht me ndërhyrjet njerëzore në mjedis.

“Krejt dëmet që ia bëjnë mjedisit… nëntëdhjetë për qind është faktori njeri”, theksoi ajo.

Një ndër shqetësimet kryesore mbetet ndërhyrja në lumenj, ku vetëm në pellgun e Drinit të Bardhë janë identifikuar 142 pengesa artificiale.

“Na kanë dalë njëqind e katërdhjetë e dy pengesa.. për Kosovën është numër shumë i madh, sidomos kur 80 për qind prej tyre janë të pashfrytëzume dhe të dëmtume”, u shpreh Salihu.

Ajo paralajmëroi se këto ndërhyrje po ndikojnë drejtpërdrejt në rrjedhën natyrore të ujit, në biodiversitet dhe në furnizimin e ardhshëm me ujë të pijshëm.

– YouTube www.youtube.com

“Ne kemi me mbetë pa ujë… po frikoj që kemi me u varë prej shisheve të plastikës”, tha ajo.

Salihu shtoi se ndërprerja e rrjedhës natyrore të lumenjve ka pasoja zinxhirore në ekosistem.

“Peshku nuk mundet me kalu… mandej është problemi i shumimit të tyre”, theksoi ajo, duke shtuar se ndërhyrjet e tilla dëmtojnë të gjithë zinxhirin biologjik.

Në fund, ajo bëri thirrje për reagim urgjent institucional dhe vetëdijesim qytetar, duke theksuar se uji duhet të trajtohet si çështje strategjike.

“Na duhet me mbrojtë resurset tona natyrore… sepse njeriu s’mundet me jetu pa ujë”, përfundoi Salihu./Telegrafi/.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ecopana #Kosova #Krenare salihu #Lumenjte e kosoves #Muhamet hajrullahu #Pellgu i drinit #Perballje podcast #Peshku #Uji ne kosove #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Aksident si në filma në Stamboll, dy makina përplasen dhe shpërthejnë në flakë, plagosen 3 persona
  • Video/ E çuditshme, por e vërtetë! E moshuara 92-vjeçare arratiset nga azili duke kapërcyer derën dy metra të lartë
  • Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, vdesin pesë anëtarët e bordit, mbijeton vetëm ndihmës-piloti
  • Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, dyshohet se piloti ka vdekur
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë 1 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit? 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Trump dhe Vance nënshkruajnë virtualisht ‘Memorandumin e Mirëkuptimit’ me Iranin, ceremonia zyrtare pritet të zhvillohet të premten 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Botë Ushtria iraniane kërcënon Izraelin: Nëse nuk ndaloni sulmet në Liban do të merrni përgjigje të ashpër 1 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Botë Tjetër atentat ndaj Trump? FBI zbulon: U parandalua një sulm me dronë gjatë eventit të UFC-së në Shtëpinë e Bardhë 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by