Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kosova përballet me rrezik për ujë të pijshëm, Salihu: Vetëm në pellgun e Drinit janë identifikuar 142 pengesa artificiale
Aktualitet

Kosova përballet me rrezik për ujë të pijshëm, Salihu: Vetëm në pellgun e Drinit janë identifikuar 142 pengesa artificiale

• 26 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kosova po përballet me një situatë serioze sa i përket burimeve ujore, ndërsa rreziku për mungesë të ujit në të ardhmen është gjithnjë e më i dukshëm.

Kështu ka paralajmëruar Krenare Salihu, drejtoreshë ekzekutive e organizatës mjedisore ECOPANA, në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.

Ajo theksoi se vendi është identifikuar prej vitesh si zonë me “stres uji” dhe se situata po përkeqësohet gradualisht.

“Kosova ka qenë në krizë edhe para shtatë apo tetë viteve… kur është rangu në listën e shteteve me stres uji apo mungesë uji. Po çdo ditë e më shumë po vërehet mungesa”, deklaroi Salihu shkruan Telegrafi.

Sipas saj, problemi nuk lidhet vetëm me ndryshimet klimatike, por kryesisht me ndërhyrjet njerëzore në mjedis.

“Krejt dëmet që ia bëjnë mjedisit… nëntëdhjetë për qind është faktori njeri”, theksoi ajo.

Një ndër shqetësimet kryesore mbetet ndërhyrja në lumenj, ku vetëm në pellgun e Drinit të Bardhë janë identifikuar 142 pengesa artificiale.

“Na kanë dalë njëqind e katërdhjetë e dy pengesa.. për Kosovën është numër shumë i madh, sidomos kur 80 për qind prej tyre janë të pashfrytëzume dhe të dëmtume”, u shpreh Salihu.

Ajo paralajmëroi se këto ndërhyrje po ndikojnë drejtpërdrejt në rrjedhën natyrore të ujit, në biodiversitet dhe në furnizimin e ardhshëm me ujë të pijshëm.

– YouTube www.youtube.com

“Ne kemi me mbetë pa ujë… po frikoj që kemi me u varë prej shisheve të plastikës”, tha ajo.

Salihu shtoi se ndërprerja e rrjedhës natyrore të lumenjve ka pasoja zinxhirore në ekosistem.

“Peshku nuk mundet me kalu… mandej është problemi i shumimit të tyre”, theksoi ajo, duke shtuar se ndërhyrjet e tilla dëmtojnë të gjithë zinxhirin biologjik.

Në fund, ajo bëri thirrje për reagim urgjent institucional dhe vetëdijesim qytetar, duke theksuar se uji duhet të trajtohet si çështje strategjike.

“Na duhet me mbrojtë resurset tona natyrore… sepse njeriu s’mundet me jetu pa ujë”, përfundoi Salihu./Telegrafi/.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ecopana #Kosova #Krenare salihu #Lumenjte e kosoves #Muhamet hajrullahu #Pellgu i drinit #Perballje podcast #Peshku #Uji ne kosove #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kosovë, përplasje mes deputetëve të LVV dhe PDK në Kuvend. Rrustemi-Lushtakut: Mos më prek (VIDEO)
  • “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO
  • Banorët e fshatit Burimas në Maliq në protestë kundër projektit për Zvezdën: Kemi vuajtur 20 vite për ujin (VIDEO)
  • Kuvendi në Kosovë ‘arenë’ përplasjesh/ Tensione mes deputetëve të LVV-së dhe PDK-së, Rrustemi-Lushtakut: Mos më prek (VIDEO)
  • VIDEO- “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 9 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident në Delvinë-Sarandë, autobusi godet 65-vjeçarin! Transportohet me helikopter drejt Tiranës (EMRI) 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, arrestohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe dy efektivë 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 5 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Shqipërisë nuk i duhet qeveria e krimit”/ Bashkëshortja e poetit Havzi Nela emocionon me fjalimin: Ju po protestoni për vendin për të cilin ai dha jetën. Rama është kryeministër sepse nuk u dënuan krimet e komunizmit 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë”/ Denoncimi i PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për “RAMS Albania” me 1 euro dhe pa konkurrim! Çështja do t’i referohet SPAK 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by