Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ngërçi politik, Kosova në orët vendimtare për presidentin e ri
Aktualitet

Ngërçi politik, Kosova në orët vendimtare për presidentin e ri

• 27 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kosova hyn në fazën përfundimtare të procesit për zgjedhjen e presidentit, derisa nesër skadon afati kushtetues për përmbylljen e tij.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, bëri edhe njëherë të ditur se kjo parti ka hequr dorë nga pretendimi për postin e presidentit dhe pret që partitë opozitare, përfshirë PDK-në dhe LDK-në, të dalin me propozime konkrete.

Sipas saj, pavarësisht këtij hapi, ende nuk ka emra nga opozita dhe situata mbetet e paqartë.

Nagavci: LVV hoqi dorë nga posti i presidentit, edhe sonte mbesim në pritje të propozimeve nga PDK e LDK

Pas kësaj pati reagim nga shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu e cila iu përgjigj deklaratave të LVV-së duke kërkuar qartësi dhe duke sfiduar mazhorancën për sigurimin e 66 votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Në të njëjtën linjë edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti theksoi se vendi ndodhet në “dy ditët finale”, duke paralajmëruar se nëse nuk arrihet zgjedhja e presidentit, atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Kujtojmë se të shtunën Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës që të propozojnë tre emra të përbashkët jopartiakë për president, duke u zotuar se do t’i mbështesë me nënshkrime dhe votë për të shmangur zgjedhjet e reja.

LVV-ja ka thënë se propozimet do t’i presë deri të dielën në mbrëmje (dje) – dy ditë para se të përfundojë afati për zgjedhjen e presidentit.

PDK-ja e ka refuzuar menjëherë ofertën, duke e cilësuar si manovër politike dhe duke theksuar se për këtë parti çështja e presidentit është e mbyllur.

Lushaku-Sadriu i përgjigjet Nagavcit: Emrin e keni, tregoni a i keni 66 vota

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një shkrimi drejtuar kryeministrit Albin Kurti, ka përmendur edhe mundësinë e propozimit të Vjosa Osmani për një mandat të ri si presidente, por vetëm në rast se Lëvizja Vetëvendosje garanton 66 votat e nevojshme në Kuvend.

Të gjitha këto zhvillime vijnë në një moment kritik, pasi afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 28 prill.

Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kreun e ri të shtetit brenda këtij afati, vendi rrezikon të përballet me një krizë të re politike dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Në prag të këtij afati, mbetet të shihet nëse partitë politike do të arrijnë kompromis për zgjedhjen e presidentit apo nëse vendi do të hyjë në një tjetër proces zgjedhor. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Arberie nagavci #Avdullah hoti #Çështja e presidentit #Jehona lushaku-sadriu #Kosova #Kuvendi i kosovës #Ldk #Lvv #Pdk #Zgjedhja e presidentit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë”/ Berisha: Nesër ditë e veçantë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës
  • “Ora e Pritjes” në Hagë/ Qindra shqiptarë nga Kosova dhe Disapora mblidhen në mbështetje të krerëve të UÇK-së, nesër pritet vendimi
  • VIDEO/ Nesër vendimi për ish-krerët e UÇK-së, qindra shqiptarë me flamuj kuq e zi mblidhen në Hagë
  • Çmimi i naftës, Enno Bozdo: Situata është emergjente, qeveria të ndërhyjë me lehtësira fiskale
  • U tërhoq nga kandidatura për Presidentin/ Bekim Sejdiu: Partitë politike duhet të gjejnë rrugëdalje nga ky rreth vicioz! Kosova qëndron mbi çdonjërin prej nesh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 18 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit e drogës 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by