Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Çmimi i naftës, Enno Bozdo: Situata është emergjente, qeveria të ndërhyjë me lehtësira fiskale
Politikë

Çmimi i naftës, Enno Bozdo: Situata është emergjente, qeveria të ndërhyjë me lehtësira fiskale

• 15 Shtator, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur nivele rekord, duke rënduar jo vetëm ekonomitë familjare, por edhe sektorin prodhues dhe atë të shërbimeve. Përmes një deklarate, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, e ka cilësuar situatën emergjente dhe i ka kërkuar qeverisë të ndërhyjë menjëherë me lehtësime fiskale. Sipas tij, nafta po tregtohet në rreth 229 lekë për litër, ose afërsisht 2.5 euro për litër, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në rajon.

Bozdo shprehet se çmimi në Shqipëri është rreth 30% më i lartë se mesatarja rajonale dhe mbi mesataren e Bashkimit Evropian, e cila sipas të dhënave të cituara prej tij ishte rreth 2 euro për litër më 7 shtator 2026. Ai referon gjithashtu një mesatare botërore prej rreth 1.4 euro për litër dhe një mesatare prej 2.03 eurosh për litër për BE-në.

Read more:“PS po konsolidon hartën elektorale”/ Bozdo: Shkrihen Dimali dhe Poliçani në dëm të interesave të shqiptarëve. Propozoj rritje të numrit të bashkive në qarkun e Beratit

Sipas deklaratës së Bozdos, Shqipëria ndodhet në grupin e vendeve më të shtrenjta të Evropës për çmimin e naftës, ndërsa çmimi është rreth 55–60% mbi mesataren botërore.

Sipas Bozdos, vendet e rajonit kanë ndërmarrë masa për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të karburanteve. Ai përmendi Serbinë, e cila ka ulur përkohësisht akcizat mbi benzinën dhe naftën, ndërsa Maqedonia e Veriut ka ulur TVSH-në për karburantet nga 18% në 10%. Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina kanë përdorur në periudha të ndryshme ulje të akcizave dhe kufizime të marzheve për të mbajtur nën kontroll çmimet.

Read more:I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)

Bozdo akuzoi gjithashtu qeverinë shqiptare se përfiton më shumë të ardhura nga rritja e çmimit të naftës, ndërsa familjet dhe bizneset përballen me kosto më të larta. Ai tha se gjatë krizës së mëparshme të naftës, qeveria shqiptare arkëtoi rreth 15 milionë euro më shumë, duke argumentuar se këto të ardhura duhej t’i ktheheshin ekonomisë dhe familjeve përmes mekanizmave lehtësues.

Read more:Lufta me Iranin, rrit çmimet në SHBA

Përballë situatës aktuale, Partia Demokratike i kërkon qeverisë të ndërhyjë menjëherë për të ulur barrën fiskale mbi karburantet.

DEKLARATA E PLOTE:
Këto ditë, çmimi i diezelit/karburantit në Shqipëri ka arritur nivele rekord, të papërballueshme për ekonominë tonë familjare por edhe atë prodhuese, duke u tregtuar me rreth 229 lekë për Litër, ose ndryshe rreth 2,5 euro për litër.
Ky nivel e vendos Shqipërinë:
Si vendin me çmimin më të lartë të diezelit në rajon, rreth 30% mbi mesataren rajonale;
Mbi mesataren e Bashkimit Evropian, ku çmimi mesatar i dizelit ishte 2 €/L (më 7 shtator 2026)
Mesatarja botërore: 1,4 euro/L
Mesatarja në BE‑27: 2,03 €/L
Sipas të dhënave globale (Global Petrol Prices, Fuel Ëide), Shqipëria:
është në grupin e 5 vendeve më të shtrenjta në Evropë për diezel, bashkë me Monakon, Finlandën, Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën.
ka çmim diezeli dukshëm mbi mesataren evropiane dhe rreth 55–60% mbi mesataren botërore
Për krahasim, në të njëjtën periudhë çmimet e dizelit në vendet fqinje janë:

Read more:PDK dhe AAK kritika Albin Kurtit: Kosova në regres politik, mungon politika e jashtme dhe po dëmtohet sektori energjetik

Serbi: rreth 2,00 €/L ose 18% me lire se ne Shqiperi;
Kosovë: rreth 1,76 €/L ose 32% me lire se nje Shqiperi;
Maqedoni e Veriut: rreth 1,6 €/L ose 41% me lire se nje Shqiperi;
Mal i Zi: rreth 1,87 €/L ose 20% me lire se nje Shqiperi;
Bosnjë‑Hercegovinë: rreth 1,7 €/L ose 27% me lire se nje Shqiperi;
Arseyeja kryesore sot e çmimeve kaq të larta të dieselit në Shqipëri është ngarkesa shumë e lartë fiskale: shqiptarët paguajnë taksa afërsisht dyfishin e rajonit, dhe nuk marrin në këmbim atë që meritojnë!
Në çmimin final të dizelit në Shqipëri, ngarkesa fiskale përbën rreth 53% (afërsisht 1,00–1,16 €/L taksa për litër), përfshirë:
akcizën fikse (~0,41 €/L),
taksën e qarkullimit,
taksën e karbonit, dhe
TVSH‑në 20% që aplikohet mbi çmimin total, pra edhe mbi taksat e tjera.
Në vendet e rajonit, barra fiskale mbi dizelin është dukshëm më e ulët, zakonisht rreth 35% e çmimit final. Kjo do të thotë se, për të njëjtin çmim ndërkombëtar të naftës, qytetarët dhe bizneset në Shqipëri paguajnë taksa afërsisht dyfishin e rajonit për litër dizel.
Ajo që e veçon Shqipërinë përsëri, në dallim me vendet e tjera të rajonit dhe të BE-së, është mungesa totale e masave lehtësuese, ndërsa të gjitha vendet e rajonit kanë vepruar me ndërhyrje fiskale lehtësuese:

Read more:Kundër bashkimit me Lushnjen! Këshillit Bashkiak Divjakë gati relacionin që do paraqitet në Kuvend! Tensione në takimin me qytetarët

Serbia ka ulur përkohësisht akcizat mbi benzinën dhe diezelin,
Maqedonia e Veriut ka ulur TVSH‑në për karburantet nga 18% në 10%, për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta.
Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë përdorur në periudha të mëparshme ulje akcizash dhe kufizime marzhesh, duke mbajtur çmimet më të ulëta se në Shqipëri.
Nuk mund të mos përmendim këtu edhe në argument tjetër: ndërsa çmimet e dieselit rriten, ndërsa qytetarët paguajnë më shtrenjtë nga xhepi i tyre, qeveria fryhet. Nga kriza e mëparshme e naftës, qeveria shqiptare arkëtoi rreth 15 milionë euro më shumë në xhepat e saj, në mënyrë të pamerituar. Asnjë qeveri normale nuk i mban këto para, por gjen mekanizmat për t`ia kthyer ato ekonomisë dhe familjeve. Sepse asnjë qeveri e përgjegjshme nuk pranon të majmet, kur popullata e saj varfërohet!
Të nderuar qytetarë,
Përballë kësaj situate të paprecedentë, që nuk dihet se si dhe se kur do të zgjidhet, dhe që realisht ka tronditur tregjet në të gjithë vendet, të gjitha qeveritë në botë kanë zgjedhur një apo disa mekanizma lehtësimi të cilat i aplikojnë mbi strukturën/ngarkesën fiskale të çmimit të dieselit, për të lehtësuar, me aq sa kanë mundësi, çmimin e lartë të dieselit i cili, ka ndikim jo vetëm në ekonomitë familjare të secilit prej nesh, por mbi të gjitha në ekonominë prodhuese dhe atë të shërbimeve.
Për këtë qëllim, Partia Demokratike i kërkon me këmbëngulje qeverisë të lehtësojë menjëherë ngarkesën fiskale mbi karburantet. Në veçanti, ne i qëndrojmë propozimit tonë të eleminimit të taksës mbi qarkullimi dhe uljes së përkohëshme të akcizës, kombinim ky që do ta sillte çmimin e dieselit në Shqiperi në mesataren e rajonit.
Më duhet të rikujtoj këtu se cdo inisiativë ligjore e Partisë Demokratike për një propozim të tillë, është rrëzuar me votat e Partisë Socialiste në Kuvend!
Cdo refuzim i mëtejshmë i këtyre nismave si dhe cdo këmbëngulje në pozicionin e papërgjegjshmërisë, do të sjellë pasoja shumë të rënda për të gjithë.

Lexo edhe
Politikë

“Skemë e frikshme”/ Ina Zhupa denoncon skandalin me News24: TV u dëbua në mënyrë brutale, godina u kthye në seli krimi e “Kayo”-s

Politikë

“Mos u kthe më në Shqipëri”/ Berisha publikon videon: Rama çorri me thonj të riun në avion, e kërcënoi dhe…

Tags: #Bizneset #çmimi i naftes #eno bozdo #euro #Karburantet #Kosova #kosove #Kryesore #kuvend

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Skemë e frikshme”/ Ina Zhupa denoncon skandalin me News24: TV u dëbua në mënyrë brutale, godina u kthye në seli krimi e “Kayo”-s
  • “Mos u kthe më në Shqipëri”/ Berisha publikon videon: Rama çorri me thonj të riun në avion, e kërcënoi dhe…
  • Gjykata e Lartë lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj
  • Ngërçi me pagat e magjistratëve, PD kërkon seancë dëgjimore me disa institucione
  • A do të lirohet kryebashkiaku i Tiranës? Veliaj me sytë nga Gjykata e Lartë. Shqyrtohet sot rigjykimi i masës së sigurisë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama i dha 4 mln euro, shqiptarët protestuan”/ SPIEGEL: Kanye West po ndihmon Putinin! Si po përdoret artisti nga Kremlini për të “mbushur” ushtrinë
  • Rama publikon pamjet nga rruga e Komanit: Mes një peizazhi spektakolar të veriut (VIDEO)
  • “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”/ Mbyllet protesta e 107-të kundër qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion! Ju erdhi fundi
  • Qëndresë, rezistencë, 107 ditë revoltë/ Pas ndalimit te Blloku i Sigurisë dhe Prokuroria e Tiranës, protestuesit vijojnë sërish marshimin në rrugët e kryeqytetit
  • Revolta kundër Ramës/ Protestuesit mbërrijnë te Blloku i Sigurisë, thirrje në mbështetje të qytetarëve të ndaluar: Nuk jeni vetëm, gjithë Shqipëria është me ju
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 19 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Skemë e frikshme”/ Ina Zhupa denoncon skandalin me News24: TV u dëbua në mënyrë brutale, godina u kthye në seli krimi e “Kayo”-s

Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa deklaroi se “Kayo” është skema më e frikshme në Shqipëri, duke…

• 9 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Mos u kthe më në Shqipëri”/ Berisha publikon videon: Rama çorri me thonj të riun në avion, e kërcënoi dhe…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale një video ku shihet kryeministri Edi Rama…

• 9 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Gjykata e Lartë lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Gjykata e Lartë shqyrtoi sot rigjykimin e çështjes që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës,…

• 9 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by