Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)
Kronikë

I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)

• 13 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ardian Muka, 56 vjeç, nga Gërdeci, u arrestua nga Policia e Vorës pasi kërcënoi me jetë kushëririn dhe familjarët e tij dhe u vuri një gjobë të majme prej 300 mijë eurosh.

Ndërhyrja e policisë për arrestimin e tij u bë pas denoncimit që kushëriri i tij bëri, pasi kishte gjetur në portën e shtëpisë një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve. Në mesazhin kërcënues, sipas bluve, kërkohej dhënia e shumës prej 300 mijë eurosh.

Gjatë kontrollit të banesës së 56-vjeçarit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale municion luftarak, veshjet që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe një aparat celular. Muka është në akuzë për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

“Kanosi kushëririn e tij dhe familjarët e tij, me qëllim për t’i marrë shumën prej 300 000 euro, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari.

Read more:“Pas hekurave duhet të jenë ata që na kanë vjedhur 30 vite”/ Revolta e protestueses: Zegjineja një vit deputete, del me apartament 250 mijë euro. Ku është drejtësia?

Sekuestrohen municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe një aparat celular.

Pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., se në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec, kishte gjetur një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve, me qëllim për t’i dhënë shumën prej 300 000 eurosh, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesazhi” me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. M., 56 vjeç, banues në Vorë.

Read more:Akuzat për KAYO-n dhe izraelitin Ron Yeffet/ Gent Çela: Rama funksionon si ‘Cosa Nostra’, protesta rrëzoi mitin e kryeministrit artist

Ky shtetas, nëpërmjet kanosjes për jetën, ka kërkuar nga kushëriri i tij, shtetasi E. M., dhënien e shumës prej 300 000 eurosh, duke kanosur gjithashtu edhe familjarët e tij.

Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe 1 aparat celular.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.

Read more:Investimi te ‘Shefqet Ndroqi’, dyfishohen sallat për ndërhyrjet e zemrës! investimi i ri rrit kapacitetin nga 10 në 16 pacientë në ditë (VIDEO)

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit””

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #Aparat #Armëmbajtje #armembajtje pa leje #Dera #euro #gerdeci #jetë #policia e shtetit #Tirane #vore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 15 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin