Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. U tërhoq nga kandidatura për Presidentin/ Bekim Sejdiu: Partitë politike duhet të gjejnë rrugëdalje nga ky rreth vicioz! Kosova qëndron mbi çdonjërin prej nesh
Politikë

U tërhoq nga kandidatura për Presidentin/ Bekim Sejdiu: Partitë politike duhet të gjejnë rrugëdalje nga ky rreth vicioz! Kosova qëndron mbi çdonjërin prej nesh

• 14 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

KOSOVË- Bekim Sejdiu njoftoi se është tërhequr nga kandidatura për President.

Në një reagim në Facebook, ai ka sqaruar qëndrimin e tij, ndërsa ka shtuar se shpreson që partitë politike do të gjejnë rrugëdalje nga ky rreth vicioz.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj nuk kanë nevojë për drama politike dhe thellim të polarizimit, por për maturi dhe bashkim në funksion të forcimit të shtetit tonë. Prandaj, me sinqeritetin më të madh shpresoj se partitë politike do të gjejnë rrugëdalje nga ky rreth vicioz, i cili, më shumë se çdo gjë tjetër, po e venitë shpresën e qytetarëve për një të ardhme prosperuese për ta dhe familjet e tyre”, është shprehur ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, të dashur miq!

Read more:Kriza politike në Kosovë/ Mundësia e një bashkëpunimi ende larg, LVV-LDK përplasen në distancë për marrëveshjen

Para dy javësh u kontaktova nga përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga të cilët u ftova në një takim të përbashkët me delegacionet e kryesuara nga liderët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Aty u njoftova se, pas një procesi shterues bisedimesh, këto dy parti kanë arritur pajtueshmëri që emri im të propozohet si kandidat jopartiak për President të Republikës së Kosovës.

E konsideroj këtë si besim të madh ndaj meje si person dhe një vlerësim për kontributin tim në jetën institucionale të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesve të këtyre dy partive ua shpreh mirënjohjen time më të thellë, që më kanë nderuar me një besim të tillë dhe për mbështetjen e tyre përgjatë këtij procesi.

Read more:U shkarkua nga Veliaj/ Reagon Blendi Sulaj: Me padurim do përkushtohem në sfidën elektorale, në mbështetje të PS dhe Ogerta Manastirliut

Duke qenë i vetëdijshëm për periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon vendi ynë dhe për rrezikun që kriza institucionale të thellohet, kam pranuar të jem kandidat për President të Republikës së Kosovës.

Komoditetin personal dhe indiferencën intelektuale nuk i kam konsideruar asnjëherë opsione kundruall nevojës për t’i shërbyer vendit, sidomos në situata krizash. I kam qëndruar gjithmonë idesë se intelektualët dhe profesionistët kanë përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe se kapacitetet intelektuale dhe aftësitë e tyre profesionale nuk kanë asnjë vlerë nëse nuk vihen në shërbim të interesit të përgjithshëm.

Siç e kam thënë edhe në paraqitjen time publike, nuk kam pasur asnjë ambicie për pozita publike përtej atyre akademike dhe profesionale dhe motivi im i parë dhe i vetëm për ta pranuar propozimin për postin e Presidentit të shtetit ka qenë që të vihem në shërbim të zhbllokimit të ngërçit institucional.

Read more:“Kriza politike në Kosovë e tejzgjatur!”, ish-ambasadori Nesho: Po humbet kredibiliteti në sytë e ndërkombëtarëve. S’duhet një president “kukull”

Kam besuar se partitë politike parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të gjejnë forcë për t’i tejkaluar ndasitë politike ose çfarëdo interesi tjetër, për t’i dhënë vendit institucione stabile në këto kohë të vështira dhe me plot sfida.

Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si Presidentit dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës.

Për këtë vendim timin i kam njoftuar më herët përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Read more:Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët kryesore të Tiranës

Mbështetja e gjerë që më është ofruar këto ditë, nga kolegë, miq, personalitetete publike e të shoqërisë civile dhe, në mënyrë të veçantë, nga mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më ka bërë krenar për punën time në shërbim të Republikës së Kosovës.

Kjo ma përforcon besimin e patundur se lojalitetin institucional dhe patriotizmin kushtetues i kam pasur gjithmonë si udhërrëfyesit e vetëm në angazhimin tim institucional. Atë përcaktim, sidomos në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, asnjëherë nuk e kam pasur selektiv apo konjuktural, por parimor dhe profesional.

Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj nuk kanë nevojë për drama politike dhe thellim të polarizimit, por për maturi dhe bashkim në funksion të forcimit të shtetit tonë.

Read more:Para nisjes së vitit shkollor, Hita shpalos prioritetet e Policisë në Tiranë, Korçë e Dibër: Luftë krimit dhe drogës, rrisim kontrollet pranë shkollave!

Prandaj, me sinqeritetin më të madh shpresoj se partitë politike do të gjejnë rrugëdalje nga ky rreth vicioz, i cili, më shumë se çdo gjë tjetër, po e venitë shpresën e qytetarëve për një të ardhme prosperuese për ta dhe familjet e tyre.

Republika e Kosovës është shtëpia jonë e përbashkët, e lindur nga ideale të pathyeshme dhe sakrifica sublime.Kosova qëndron mbi çdonjërin prej nesh, ndaj, së bashku, ia kemi borxh t’i shërbejmë me devotshmëri, gjithmonë, kurdo dhe pa asnjë kusht.

Sinqerisht,

Bekim Sejdiu

Lexo edhe
Politikë

Denoncimi i Ahmetajt/ “Ministrinë e Energjetikës ma lini mua” – Përgjimi i ri për Ron Yeffet: Mos nisni asnjë letër zyrtare, merrem unë me ta. Shkoni në Vlorë për gazin

Politikë

Dorëheqja e kryeministrit kërkesë e panegociueshme/ Protestuesit nuk ndalen, jehon thirrja: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët

Tags: #Besim #Facebook #Kandidat #Kosova #kosove #Kriza institucionale #Para #Partitë politike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Denoncimi i Ahmetajt/ “Ministrinë e Energjetikës ma lini mua” – Përgjimi i ri për Ron Yeffet: Mos nisni asnjë letër zyrtare, merrem unë me ta. Shkoni në Vlorë për gazin
  • Dorëheqja e kryeministrit kërkesë e panegociueshme/ Protestuesit nuk ndalen, jehon thirrja: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët
  • Revolta kundër Ramës/ Protestuesit mbërrijnë te Blloku i Sigurisë, thirrje në mbështetje të qytetarëve të ndaluar: Nuk jeni vetëm, gjithë Shqipëria është me ju
  • U godit nga policia gjatë protestës/ Qytetari i bashkohet revoltës te Kryeministria: Nuk u godita vetëm unë…Të bashkohemi që ta rrëzojmë këtë qeveri. Poshtë korrupsioni
  • “Kanceri i një kombi është korrupsioni, do të rrëzojmë diktatorin e fundit”/ Diaspora në shesh, Bledan Meta: Rama na “shpërbleu” me dhunë dhe arrestime
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta kundër Ramës/ Protestuesit mbërrijnë te Blloku i Sigurisë, thirrje në mbështetje të qytetarëve të ndaluar: Nuk jeni vetëm, gjithë Shqipëria është me ju
  • U godit nga policia gjatë protestës/ Qytetari i bashkohet revoltës te Kryeministria: Nuk u godita vetëm unë…Të bashkohemi që ta rrëzojmë këtë qeveri. Poshtë korrupsioni
  • LIVE- Marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion, Rama jepe dorëheqjen
  • 107 ditë qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, protestuesja: Shkombëtarizimi i Shqipërisë, pabesia më e madhe
  • “Kërcënimi ndaj gazetarit Osman Stafa i paprecedent, të hetohet urgjentisht”, protestuesi: Rama i korruptuar, nxit urrejtje ndaj gjyqtarëve e prokurorëve që i dalin kundër!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 13 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet? 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Denoncimi i Ahmetajt/ “Ministrinë e Energjetikës ma lini mua” – Përgjimi i ri për Ron Yeffet: Mos nisni asnjë letër zyrtare, merrem unë me ta. Shkoni në Vlorë për gazin

Një audiopërgjim mes Roni Yeffet dhe tre të huajve, një ukrainas, një rusi dhe Tatianës, e cila ka…

• 23 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Dorëheqja e kryeministrit kërkesë e panegociueshme/ Protestuesit nuk ndalen, jehon thirrja: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët

“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, janë këto thirrjet që jehojnë në Tiranë, gjatë marshimit të qytetarëve në protestën e…

• 23 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Revolta kundër Ramës/ Protestuesit mbërrijnë te Blloku i Sigurisë, thirrje në mbështetje të qytetarëve të ndaluar: Nuk jeni vetëm, gjithë Shqipëria është me ju

Protestuesit që vijojnë aksionin kundër qeverisë së Edi Ramës kanë mbërritur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut të Sigurisë,…

• 23 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by