Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kriza politike në Kosovë/ Mundësia e një bashkëpunimi ende larg, LVV-LDK përplasen në distancë për marrëveshjen
Politikë

Kriza politike në Kosovë/ Mundësia e një bashkëpunimi ende larg, LVV-LDK përplasen në distancë për marrëveshjen

• 9 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Debati mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për një marrëveshje politike vazhdon edhe pas takimeve mes palëve.
Kërkesat për ndarjen e posteve të larta shtetërore, veçanërisht çështja e presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, janë kthyer në një përplasje publike mes deputetëve të dy partive.

Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, ka rikujtuar ofertën që, sipas tij, Vetëvendosje u ka bërë LDK-së dhe PDK-së për bashkëpunim institucional.
Kërçeli e ka cilësuar si një koncesion tërheqjen e një emri politik për t’i hapur rrugë një kandidati konsensual për president.

Read more:​A do të ketë kandidat konsensual për president? Ky është qëndrimi i partive politike

“Për PDK-në: po e zgjedhim një president konsensual dhe kryetarin e Kuvendit për PDK-në. Njërën nga tri pozitat e larta të shtetit. Dhe gjatë votimit për president mund të votoni kundër, mirëpo merrni pjesë në formimin e institucioneve”, ka shkruar Kërçeli.
Sa i përket LDK-së, deputeti i LVV-së ka rikujtuar marrëveshjen e kaluar të bashkëqeverisjes, duke theksuar se ajo parti, sipas tij, kishte marrë një numër të konsiderueshëm postesh edhe kur kishte më shumë deputetë.

Read more:LDK: Po vazhdojnë edhe sonte sulmet në rrjete sociale ndaj nesh, formë e organizuar hibride

“Për LDK-në, e cila me 30 deputetë kishte hyrë në qeverisje duke e dhënë edhe pozitën e presidentit, edhe kryeparlamentarit, zëvendëskryeministrin dhe tre ministra, ose kryetarin e Kuvendit e tri ministri, edhe pse sot i ka 18 deputetë. Po ashtu, edhe për deputetët e LDK-së: merrni pjesë në votim dhe votoni kundër”, ka deklaruar Kërçeli.
Ai e ka nisur reagimin e tij edhe me një krahasim të votave, duke argumentuar se “asnjëri nga kandidatët e LDK-së, po as nga subjektet e tjera, nuk i ka mbi 120 mijë vota”.
Nga ana tjetër, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i është përgjigjur argumenteve se partia e tij po kërkon më shumë nga sa i takon në raport me rezultatin zgjedhor.
Gashi ka sjellë në vëmendje bashkëqeverisjen e kaluar mes LVV-së dhe LDK-së, duke kujtuar shkarkimin e një ministri dhe një nënkryetari të LDK-së, veprim që, sipas tij, ishte në kundërshtim me marrëveshjen e atëhershme dhe që përfundoi me rrëzimin e qeverisë.
Sipas Gashit, aktualisht raporti parlamentar prej 53 deputetësh të LVV-së me 18 të LDK-së është rreth 3 me 1 dhe ky raport duhet të reflektohet edhe në ndarjen e përgjegjësive institucionale.

“LVV-së, si forcë më e madhe, i takon të zgjedhë cilat dy prej tyre i konsideron prioritare: Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit, ose Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit. Kjo është ndarje proporcionale. Kjo është ndarje e drejtë”, ka shkruar Gashi.
Megjithatë, ai ka theksuar se mosmarrëveshja nuk lidhet vetëm me postin e presidentit. Sipas tij, problemi kryesor mbetet mungesa e mirëbesimit politik dhe e një programi të përbashkët, ndërsa dallimet mes dy partive janë të dukshme edhe në politikën e jashtme, ekonomike e sociale dhe në mënyrën e qeverisjes.

Read more:“Qytetit i duhet një drejtim i lirë nga interesat partiake”/ Arben Malaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës

“Edhe çështja e Presidentit është e zgjidhshme. Nuk ka arsye që nga 80 e më shumë deputetë të mos gjendet një kandidat i denjë. Nëse një emër nuk është i pranueshëm, ka të tjerë. Pra, emri nuk është problemi kryesor”, ka deklaruar Gashi.
Ndërkohë, PDK-ja dhe Aleanca kanë refuzuar ftesat e kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për takime lidhur me konstituimin e institucioneve dhe zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Read more:Mbeti jashtë Kuvendit në dhjetor, Gashi rikandidon sërish për deputet

LDK-ja i ka pranuar ftesat për takim, por pas takimit të fundit, kryetari i saj ka deklaruar se palët mbeten ende shumë larg një marrëveshjeje.
Përplasja e fundit publike mes Kërçelit dhe Gashit tregon se, pavarësisht komunikimit politik, dallimet për ndarjen e posteve dhe kushtet e një bashkëpunimi institucional mbeten ende të thella.

Lexo edhe
Politikë

Serbia plan për ta lënë Kosovën pa ujë/ Vuçiç paralajmëron ndryshimin e rrjedhës së Ibrit: Të shohim çfarë do të bëjnë shqiptarët

Politikë

Një vit nga sulmi ndaj “News24”/ “Qytetarët na dhanë forcë”, drejtoresha e “Focus Media News”, Dhurata Çupi: Nuk u trembëm dhe nuk u komprometuam. Fjala e lirë s’mund të shuhet

Tags: #Albin kurti #Arben gashi #Çështja e presidentit #Detyrë #Kandidat #kosove #Kriza politike #Ldk

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Serbia plan për ta lënë Kosovën pa ujë/ Vuçiç paralajmëron ndryshimin e rrjedhës së Ibrit: Të shohim çfarë do të bëjnë shqiptarët
  • Një vit nga sulmi ndaj “News24”/ “Qytetarët na dhanë forcë”, drejtoresha e “Focus Media News”, Dhurata Çupi: Nuk u trembëm dhe nuk u komprometuam. Fjala e lirë s’mund të shuhet
  • Një vit nga dita kur u godit News 24/ Gjekmarkaj: Është në këmbë duke bërë gazetari profesionale. Media nuk është armike e pushteit, por mburojë e qytetarit, mbështetja për të mbrojtje e të drejtës për informim
  •  Paniku dhe frika nga zjarret në Krujë/ “Kanë qëndruar gjithë natë duke luftuar”, banorët rikthehen pranë banesave, Aulon Kalaja: Shtëpitë u shpëtuan
  • Hetimet për dosjen “Balluku”/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze të ish-zv/kryeministres
Nga të njëjtat tag-e
  • Piku i sezonit turistik, fluks i lartë në Morinë! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës dhe 7 mijë mjete hyjnë në Shqipëri në vetëm 3 orë (VIDEO)
  • “Kërkesat e LDK-së nuk përputhen me vullnetin e qytetarëve”/ Kurti: Nuk mund të bëjmë marrëveshje që zëvendëson vullnetin e popullit
  • Kuvendi i Kosovës mbetet pa u konstituuar/ Seanca vazhdon të shtunën, megjithëse afati kushtetues përfundon në mesnatë
  • GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re i trajton gazetarët si të dyshuar! SafeJournalist: Të pezullohet
  • GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re, i trajton gazetarët si të dyshuar! Të pezullohet zbatimi dhe të zhvillohen konsultime
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë LIVE- Protesta kundër Ramës, shqiptari nga Gjermania: Jam socialist, por nuk e dua më Ramën. Duhet ta marrë rinia në dorë, as e majta dhe as e djathta 22 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 14 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Dorëheqje e qeveri tranzitore”/ Aktivisti: Për 69 ditë kemi përmbysur propagandën e Ramës, më i korruptuari! Janë munduar të na intimidojnë, s’na trembin më 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Serbia plan për ta lënë Kosovën pa ujë/ Vuçiç paralajmëron ndryshimin e rrjedhës së Ibrit: Të shohim çfarë do të bëjnë shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka hedhur në skenë një kërcënim të ri ndaj Kosovës, duke paralajmëruar mundësinë…

• 31 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Një vit nga sulmi ndaj “News24”/ “Qytetarët na dhanë forcë”, drejtoresha e “Focus Media News”, Dhurata Çupi: Nuk u trembëm dhe nuk u komprometuam. Fjala e lirë s’mund të shuhet

Drejtoresha e Përgjithshme e “Focus Media News”, Dhurata Çupi, ka përcjellë një mesazh për qytetarët, një vit pas…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Një vit nga dita kur u godit News 24/ Gjekmarkaj: Është në këmbë duke bërë gazetari profesionale. Media nuk është armike e pushteit, por mburojë e qytetarit, mbështetja për të mbrojtje e të drejtës për informim

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka risjellë në kujtesë sulmin shtetëror ndaj News 24 të kryer më…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by