Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Khrushchevi për Hoxhën, Shehun dhe Ballukun: Janë më keq se egërsirat, ata janë përbindësha!
Aktualitet

Khrushchevi për Hoxhën, Shehun dhe Ballukun: Janë më keq se egërsirat, ata janë përbindësha!

• 27 Prill, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga: Erneta Shevroja

Studiuesi irlandez, Jon Halliday, në librin e tij për Enver Hoxhën, me titull Shqiptari dinak, rreket të zbërthejë misteret, intrigat, pabesitë, paranojat, vrasjet, manovrat, raportet mes figurave, komplotet dhe planet brenda kështjellës së regjimit komunist në Shqipëri, por edhe të gjithë vendeve të Lindjes komuniste. Figura e Enver Hoxhës është në qendër të librit të studiuesit Halliday, ndërsa të gjithë liderët e Lindjes, duke nisur që nga Stalini dhe më pas Hrushovi [Nikita Khrushchev], trajtohen në raport me Enver Hoxhën. Duke iu referuar vëzhgimeve, raportimeve, dëshmive, dokumenteve sekrete, detajeve etj., studiuesi bën një përshkrim të figurës së Enver Hoxhës, i cili la pas çdo diktator lindor, sa i takon shpejtësisë së konsolidimit të pushtetit të tij.

Në libër, Halliday flet për dyshimet e forta të Stalinit mbi Enver Hoxhën, ndërsa përshkruan pesë takimet e Enver Hoxhës me udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik. “Ndryshe nga shumica e udhëheqësve të Evropës Lindore mbas luftës, ai ishte me të vërtetë shumë i pashëm, edhe shumë tërheqës, si për gratë, ashtu edhe për burrat. Forcën tërheqëse dinte ta shfrytëzonte për bukuri. Ishte aktor i përkryer. Këtë aftësi si aktor ai e gërshetoi me një vendosmëri të palëkundur për të provuar se gjithmonë kishte të drejtë, por kishte edhe kokëfortësinë që të vazhdonte gjersa i lodhte kundërshtarët. Këto janë cilësi për ta fituar dhe për ta mbajtur pushtetin. Ato janë gjithashtu cilësi që e tërbojnë bashkëbiseduesin”, shkruan studiuesi irlandez në librin Shqiptari dinak.

Dyshimet e Stalinit

Studiuesi irlandez shkruan se Stalini ka qenë shumë dyshimtar për Enver Hoxhën. Diktatori shqiptar ka qenë ndër të vetmit në Bllokun Sovjetik, që nuk ka kërkuar ndihmë dhe nuk ka pasur nevojën për ushtrinë sovjetike.

“Molotovi po i hidhte fjalë të mirë Stalinit, i cili ishte edhe kurioz, edhe dyshimtar për të vetmin udhëheqës të një regjimi komunist në Bllokun Sovjetik, që nuk kishte pasur asnjë lidhje historike apo kontakt me Bashkimin Sovjetik. Dhe kjo ishte e vërtetë jo vetëm përsa i përket Enver Hoxhës si individ, por pothuajse gjithë grupit udhëheqës në Shqipëri. Për më tepër, Shqipëria është i vetmi vend brenda Bllokut që ishte çliruar vetë, pa pasur nevojën që në territorin e saj të shkelte Ushtria e Kuqe Sovjetike”, thotë Jon Halliday në librin për figurën e Enver Hoxhës.

Dyshimet e Hrushovit

Studiuesi irlandez, në librin e tij për Enver Hoxhën përshkruan kujtimet e diktatorit Hrushov mbi Enver Hoxhën. Në libër thuhet se Hoxha ka qenë gjithmonë vigjilentë mbi njerëzit që e rrethonin dhe gjithmonë dyshimtar për miqësinë e tyre.

“Ajo çka u jep kujtimeve të Hoxhës një veçanti të spikatur mbi të gjitha kujtimet e tjera, qoftë edhe ato të Hrushovit, është se si ndërthur inteligjencën dhe aftësinë e tij vëzhguese, me një çiltërsi brutale dhe me vetë-lëvdata të dredha. Ç’është e vërteta, ai i nxjerr të tëra. Dhe vret mendjen. Në një cep të vogël të Ballkanit për 25 vjet, atij i duhet të vriste mendjen të interpretonte shenjat e të deshifronte veprimet, mesazhet dhe dredhat e miqve dhe armiqve të tij”, shkruan studiuesi.

Pse u prish Enver Hoxha me Titon, Hrushovin dhe Mao Ce Dunin [Mao Zedong]?

Historiani irlandez, Jon Halliday, sjell fakte dhe dëshmi se si Enver Hoxha prishi marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore me udhëheqësit më me peshë të shteteve komuniste. Ai pohon se, gjatë bisedave që Enver Hoxha ka zhvilluar me Josip Broz Titon, ia ka shtruar disa herë çështjen e Kosovës. Por, jo vetëm që Tito nuk e merrte përsipër këtë çështje, sipas Enver Hoxhës, por Beogradi po përgatiste aneksimin e Shqipërisë.

“Në rrëfimin e Hoxhës mbi lidhjet e tij me Titon dhe regjimin jugosllav, ka njëherësh vërtetësi dhe trillime. Akuza themelore e Hoxhës se Jugosllavia synonte ta aneksonte Shqipërinë, është e drejtë. Prandaj, arsyet e tij për t’i parë me dyshim motivet e jugosllavëve, duken me vend. Nga ana tjetër, kapërcimi i tij në akuzën se, duke dashur ta aneksonte Shqipërinë, Jugosllavia i zhvati asaj edhe pasuritë, nuk gjen mbështetje në dokumentet që kemi parë. Përkundrazi, Jugosllavia i dha Shqipërisë një ndihmë të madhe gjatë periudhës 1945-1948, në aspektin thjesht ekonomik”, thuhet në libër.

Gjithashtu, Enver Hoxha e kritikonte mjaft Titon. “Enver Hoxha e kritikon Titon kryesisht në planin personal, që bënte jetë luksoze, sillej me fodullëk dhe nuk i kushtonte shumë kohë njohjes me probleme të fushave të veçanta, sidomos ato ekonomike. Hoxha kujton një bisedë rreth Kosovës. Ato çka thotë ai janë të besueshme, por nuk mund të verifikohen. Është e pamundur që Tito të jetë shprehur kaq haptas, qoftë edhe për një çështje parimore”, thotë historiani Halliday.

Prishja e marrëdhënieve me Moskën

Historiani Jon Halliday rrëfen në librin e tij se si u prishën marrëdhëniet mes Tiranës dhe Moskës pas vdekjes së Stalinit. Enver Hoxha kishte lidhje tepër të ngushta me Stalinin, dhe madje e merrte si shembull në vendimet e tij, por ardhja në pushtet e Nikita Hrushovit, do të vuloste fundin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Rusisë.

“Deri nga fundi i viteve ’50-të [të shekullit XX], marrëdhëniet midis Moskës e Tiranës, në sipërfaqe, dukeshin të mira. Sipas Hoxhës dhe kjo është plotësisht e besueshme, marrëdhëniet zunë të ftoheshin pak kohë pas vdekjes së Stalinit dhe, qysh kur Hrushovi nisi të kërkonte pajtim me Titon, ata morën në tatëpjetën pa kthim. Pajtimi i Hrushovit me Titon më 1955 dhe denoncimi prej tij i krimeve të Stalinit më 1956, ishin dy çështjet kryesore që qëndronin prapa ftohjes së marrëdhënieve sovjeto-shqiptare, të cilave iu shtuan dhe dallimet që kishin mes tyre, përsa i përket personalitetit, Hoxha me Hrushovin”, thuhet në libër.

Ndërkaq, edhe Hrushovi nuk kishte konsiderata për udhëheqësit komunistë të Shqipërisë, veçanërisht Enver Hoxhën.

“Edhe një herë tjetër, kemi dy versione që bien mjaft ndesh me njëri-tjetrin, atë të Enver Hoxhës dhe atë të palës tjetër. Në kujtimet e tij, Hrushovi shprehet hidhur për udhëheqësit shqiptarë, sidomos për Hoxhën, kryeministrin [Mehmet] Shehu dhe ministrin e Mbrojtjes, [Beqir] Balluku, duke thënë se ‘ata janë më keq se egërsirat, ata janë përbindësha’. Hrushovi thotë, me shumë të drejtë, se ‘çarja që erdhi duke u thelluar midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, lindi kryesisht ngaqë shqiptarët i trembeshin demokratizimit’”, thotë Halliday në librin e tij.

Prishja e marrëdhënieve me Kinën

Sipas Jon Hallidayt, Enver Hoxha arriti që t’i jepte fund edhe bashkëpunimit me Kinën, ndërkohë që ky shtet komunist ishte shumë bujar me Shqipërinë dhe e ndihmoi me ndihma pa asnjë lloj interesi. Halliday rrëfen se “Enver Hoxha thoshte se Kina po ushtronte presione ekonomike, ushtarake dhe më pas politike ndaj Shqipërisë, duke i krahasuar këto me presione me presionet e Hrushovit”.

“Enver Hoxha i përshkruan me hollësi presionet ekonomike dhe, së fundi, politike që Kina po ushtronte ndaj Shqipërisë dhe i krahason këto me presionet e Hrushovit. Por, ashtu siç i paraqet gjërat në këtë pikë, Hoxha tregohet tepër zemërngushtë e, duke i hequr nga defteri, tepër i pasaktë. Para së gjithash, ndihma që Kina i dha Shqipërisë gjatë periudhës në fjalë ishte mjaft e madhe dhe sidomos largpamëse e bujare, në kuptimin që ajo kishte për qëllim t’i jepte mundësi Shqipërisë të ndërtonte një bazë industriale relativisht të gjerë e të ecte me këmbët e veta”, thuhet në libër. “Jo larg, por nga mesi i vitit 1975”, thotë Halliday, “ndërsa Enver Hoxha në Shqipëri dënonte disa kuadro drejtuese duke i akuzuar se bashkëpunonin me kinezët, Kina po nënshkruante një marrëveshje për t’i dhënë Tiranës sasi të mëdha ndihmash, pa asnjë përqindje interesi”. / Memorie.al/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Beqir balluku #Enver hoxha #Erneta shevroja #Jon halliday #Joseph stalin #Kina #Mao zedong #Mehmet shehu #Nikita khrushchev #Shqipëria komuniste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Mos prisni t’ju vijë radha!”/ Kur qytetari ngrinte zërin në 2019 te protestat e Astirit: Zgjohuni dhe dilni në shesh!
  • TikTok në telashe në Brazil! Gjobë 29.8 milionë dollarë për shkelje të të dhënave
  • Debate gjatë dëgjesës për “Territorialen” në Elbasan, Alizoti “shpërthen” ndaj socialistëve: Një turp! Si në vitet ’50-’60, kur bërtisnin ‘Enver Hoxha rroftë sa malet’
  • “Sistemi i Ramës, si i Putinit” – Lubonja për median e njohur franceze: Kryeministri ka lejuar integrimin e krimit në qeveri dhe pastrimin e parave!
  • “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 10 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Asnjë qeveri s’del mbi vendimet e GJK”, Lala zbërthen përplasjen për pagat: Gjyqtarët e akuzojnë Petrit Malajn për shpërdorim detyre dhe… 6 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by