Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO)
Kronikë

Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO)

• 10 Shtator, 2026 • 8 min lexim • 👁 12
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Përçarja mes protestuesve duket se tashmë është përfundimtare. Në ditën e 102-të të protestës, ndryshe nga ditët e tjera, kur protestuesit mblidheshin bashkë para Kryeministrisë, mbrëmjen e djeshme u pozicionuan në dy grupe. Njëri prej tyre qëndroi sërish poshtë godinës qeveritare, duke mbajtur fjalime, ndërsa një grup tjetër, më i dhunshëm, bllokoi rrugët e kryeqytetit, duke sulmuar edhe shoferët.

Ndarja në dy grupime ka nxjerrë hapur në pah kundërshtitë mes tyre. Protestuesit që qëndruan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dolën kundër skenarit të bllokimit të rrugëve, duke bërë thirrje vetëm për rrethimin e Kryeministrisë. Por grupi i drejtuar nga Visuar Dalipi, i cili njihet ndryshe edhe si “Banka e Fundit”, mbrëmjen e djeshme u vendos në kryqëzimin e urës së Lanës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Situata degradoi deri në akte dhune, aq sa protestuesit rrethuan makinën e një qytetari dhe u përplasën ashpër me shoferin, i cili po u kërkonte që t’i lironin rrugën. Në pamje, protestuesit dallohen duke goditur makinën dhe duke u përplasur verbalisht me drejtuesin e mjetit, ndërsa ky i fundit vijon të lëvizë automjetin në përpjekje për t’u larguar.

Në një tjetër video që po qarkullon në rrjet, protestuesit pretendojnë se shoferi ka nxjerrë nga çanta një thikë. Në fakt, gjatë përplasjes verbale, shoferi, i cili ndodhet brenda në makinë, dallohet teksa lëviz dorën dhe e vendos mbi çantë, por nga pamjet nuk dallohet nëse prej saj ka nxjerrë ndonjë send.

Episodi i dhunës solli reagimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama, i cili u përfshi në një tjetër replikë me “Demokratët Evropianë”, një parti politike evropiane që ka edhe përfaqësues në Parlamentin Evropian dhe që ka qenë e zëshme në mbështetje të protestave në Tiranë.

Read more:Euro zbret në 92, leku forcohet nga turistët dhe emigrantët, eksportuesit humbësit më të mëdhenj

Demokratët Evropianë bënë një hap pas, pasi u njohën më herët me një tjetër video të përplasjes së protestuesve me Iris Luarasin. Ata thanë se asnjë deputet nuk duhet të përballet me dhunë dhe kërcënime, por e cilësuan ngjarjen si një rast të izoluar, që sipas tyre nuk mund të përdoret për të diskredituar protestën.

“Raste të izoluara dhune nuk mund të përdoren për të diskredituar një lëvizje të tërë proteste, për të hedhur poshtë shqetësimet legjitime apo për të shmangur pyetjet mbi ngjarje të tjera të dokumentuara. Protestuesit paqësorë nuk duhet të përballen me përdorim të tepruar të forcës, ndalime arbitrare apo forma frikësimi”, thuhej në reagimin e Demokratëve Evropianë.

Pas këtij reagimi, Rama publikoi videon e rrethimit të qytetarit, duke i thënë grupimit të Demokratëve Evropianë se ky është një shembull i freskët i akteve të dhunës nga protestuesit dhe nënvizoi se “të këmbëngulësh në të njëjtin gabim është djallëzore”. Kryeministri shkroi se protestuesit dhunuan qytetarin, i cili vetëm po kërkonte të kalonte, pasi protestuesit i kishin bllokuar rrugën.

“Protestuesit bllokojnë një kryqëzim të qytetit, rrethojnë makinën e një qytetari të zakonshëm, i cili thjesht kërkon të kalojë, dhe fillojnë ta godasin atë. Për çfarë është fajtor ai, saktësisht? Sepse po përpiqet të vazhdojë rrugën e tij? A do të kishit mirësinë ta dënonit qartë edhe këtë, pa asnjë justifikim? Unë nuk po e përdor dhunën e disave për të diskredituar çdo protestues. Jeni ju që po përdorni sjelljen paqësore të shumëkujt për të minimizuar dhunën e të tjerëve. Hajde, tregohuni të guximshëm dhe thuajeni: Ky nuk është kundërshtim. Është dhunë”, shkroi Rama.

Read more:Vlorë/ Burri godet gruan me sqepar pas një konflikti! Shoqërohet në polici

Kjo ishte mbrëmja e dytë radhazi që protestuesit bllokuan rrugët. Ata u përfshinë në akte të tilla edhe më 8 shtator, në protestën që u zhvillua me nisjen e sesionit të ri parlamentar, gjatë së cilës jo vetëm sulmuan makinat e deputetëve dhe efektivët e policisë, por bllokuan edhe rrugët kryesore në qendër të kryeqytetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 07:40

Protestuesit rrethuan dhe sulmuan një makinë, Balla: Çfarë kusuri ka ky qytetar t’i zënë rrugën sorrat?! Bashkatdhetari nga diaspora erdhi për pushime

1789016826_ppr.JPG

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, reagoi për përplasjen e protestuesve me një shofer gjatë bllokimit të rrugëve në Tiranë, duke i quajtur ata “sorra”. Sipas tij, qytetari është bashkatdhetar nga diaspora, i ardhur me pushime në Shqipëri.

“Po çfarë kusuri ka ky qytetar (qenka dhe bashkëtadhetar nga diaspora, ardhur me pushime në Shqipëri) t’i zenë rrugën sorrat?!”, shkruan Balla.

Ora 23:18

Rama publikon pamje kur protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, u përgjigjet ‘Demokratëve Europianë’: Duhet ta dënoni dhunën, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me grupimin politik ‘Demokratët Europianë’, lidhur me protestën që po zhvillohet prej 102 ditësh para Kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar pamje nga përplasjet e protestuesve me një drejtues makine, pasi turma kishte bllokuar rrugën, Rama duke iu drejtuar ‘Demokratëve Europianë’ thotë se të këmbëngulësh në gabim është djallëzore.

Read more:Bardhi akuza të forta ndaj Ramës për audiopërgjimin: Pse hesht për planin e mikut të tij për trafikun e armëve?

Rama tha se prej 101 ditësh, protesta është zhvilluar në bulevard pa asnjë problem sa i përket të drejtës për t’u tubuar, për të folur dhe për të kritikuar.

Por sipas kryeministrit, të pengosh fizikisht deputetët e zgjedhur që të hyjnë në Parlament dhe të shkaktosh përplasje fizike me qytetarët, është dhunë.

Më herët Rama akuzoi përfaqësuesit europianë se po heshtnin ndaj “dhunës” ndaj deputetes socialiste Iris Luarasi, e cila u përndoq në një qendër tregtare nga disa aktiviste. Demokratët Europianë iu përgjigjën Ramës në rrjetin social X, me një postim të gjatë ku dënonin pa asnjë mëdyshje çdo akt dhune ndaj deputetëve, por nga ana tjetër, ata theksuan se një gjë e tillë nuk mund të përdoret për të delegjitimuar protestën, për të cilën janë treguar shumë të zëshëm ditën e fundit.

Reagimi i Ramës:

Gjyshja ime e mrekullueshme më mësoi urtësinë e vjetër latine: errare humanum est, perseverare diabolicum. Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në të njëjtin gabim është djallëzore.

Read more:BIRN: “Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

Përgjigjja juaj, @democrats_eu, më bën të pyes veten nëse pikërisht politikanë si ju kanë frymëzuar pjesën e dytë të kësaj shprehjeje.

Ju e dënuat dhunën ndaj përfaqësuesve të zgjedhur vetëm pasi unë jua vura pamjet përpara syve. Dhe më pas, menjëherë, e minimizuat atë duke e quajtur “akte të izoluara”.

Prej 101 ditësh, protesta është zhvilluar në bulevard pa asnjë problem sa i përket të drejtës për t’u tubuar, për të folur dhe për të kritikuar.

Por të pengosh fizikisht deputetët e zgjedhur që të hyjnë në Parlament dhe të abuzosh me një deputete të respektuar, e cila thjesht po përpiqet të shkojë në vendin e saj të punës, nuk është kundërshtim. Është dhunë.

Read more:Kosovë/ PDK para ndërtesës së Qeverisë: Bllokada e institucioneve po dëmton edhe komunat

Dhe e dini çfarë? Ja ku vjen tani një tjetër shembull i freskët i “akteve tuaja të izoluara”. Protestuesit bllokojnë një kryqëzim të qytetit, rrethojnë makinën e një qytetari të zakonshëm, i cili thjesht kërkon të kalojë, dhe fillojnë ta godasin atë. Për çfarë është fajtor ai, saktësisht? Sepse po përpiqet të vazhdojë rrugën e tij?

A do të kishit mirësinë ta dënonit qartë edhe këtë, pa asnjë justifikim?

Unë nuk po e përdor dhunën e disave për të diskredituar çdo protestues. Jeni ju që po përdorni sjelljen paqësore të shumëkujt për të minimizuar dhunën e të tjerëve.

Hajde, tregohuni të guximshëm dhe thuajeni:

Ky nuk është kundërshtim. Është dhunë.

Lexo edhe
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

Tags: #Banka #Democrats #Demokratët #Deputet #Deputete #Dhune #Edi Rama #European Democrats #protestat kunder qeverise #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 16 orë më parë • 21 min lexim
Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

TIRANË– Tirana nuk e ka parë kurrë një ditë më parë si kjo e 14 tetorit. Disa qindra…

• 2 ditë më parë • 39 min lexim
Kronikë

Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)

TIRANË– Prej 7 orësh, në qendër të Tiranës po zhvillohet një guerrilje urbane, pas një proteste të thirrur…

• 3 ditë më parë • 21 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin