Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Debate gjatë dëgjesës për “Territorialen” në Elbasan, Alizoti “shpërthen” ndaj socialistëve: Një turp! Si në vitet ’50-’60, kur bërtisnin ‘Enver Hoxha rroftë sa malet’
Politikë

Debate gjatë dëgjesës për “Territorialen” në Elbasan, Alizoti “shpërthen” ndaj socialistëve: Një turp! Si në vitet ’50-’60, kur bërtisnin ‘Enver Hoxha rroftë sa malet’

• 25 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kundërshtime të forta ka pasur nga opozita për konsultimin publik të nisur nga Bashkia e Elbasanit për reformën e re administrative-territoriale.

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, e cilësoi procesin të pamjaftueshëm, duke argumentuar se një reformë e tillë duhet të konsultohet gjerësisht me qytetarët dhe, sipas tij, edhe përmes referendumit. Alizoti kritikoi nivelin e organizimit të dëgjesës dhe tha se decentralizimi dhe ndarja e pushteteve janë elementë thelbësorë të demokracisë.

Read more:“T’i neverisim”/ Në opozitë akuzonte Berishën se “ua nxinte jetën” shqiptarëve, “teknika” që po zbaton sot Rama në pushtet! (VIDEO)

Në projekt-draftin e reformës territoriale parashikohet që Bashkisë së Elbasanit t’i bashkohen bashkitë e Cërrikut dhe Belshit. Kjo është kundërshtuar edhe më herët nga banorë të këtyre zonave.

Read more:Librazhd/ Kur yjet ndriçojnë festën, një natë ndryshe në Fushë-Studën! Artistë të njohur i bashkohen aktivitetit nën qiellin e hapur (FOTOT)

Tomor Alizoti:

Kjo vetëm dëgjesë publike nuk ishte. Ishte e para që unë dëgjova dhe unë u mblodha bashkë me zotin Himçi, me zotin Turku, me zotin Muzhaqi, me njerëz që e njohin shumë mirë qytetin, e kuptojnë dhe reformën. Është fatkeqësi që në 2022-shin Shqipëria, populli shqiptar, qeveria shqiptare edhe bashkitë në Shqipëri janë në këtë nivel. Pra kjo mund të ngjajë në vitet ’50-’60 kur bërtisnin të gjithë ‘Enver Hoxha rroftë sa malet’, ‘Enver Hoxha të ngjatë jetën’, se ju jeni vajza të reja dhe s’e dini atë kohë. Një turp, një turp për një vend që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Dy fjalë për qytetarët. Reforma territoriale është reforma më e rëndësishme për një vend, se njerëzit jetojnë në territore dhe të bësh një reformë të tillë duhet t’i pyesësh njerëzit, duhet të mbash një referendum.

Read more:Debat i ashpër në Kuvend për Kosovën/ Kapri: Ministrja serbe e gjen guximin tek aleati në Tiranë që hesht. Deputeti i PS: Partizat e vogla nuk reaguan për gjenocidin në Çamëri

Demokracia ku ne duam të shkojmë, Bashkimi Europian, ka një element thelbësor që quhet demokraci, që është decentralizimi i pushtetit, është ndarja e pushteteve. Kur pushteti shkon në një dorë, atëherë kemi autokraci. Ne duam të ikim në demokraci, që është ndarja e pushteteve. Dhe më vjen keq kur dëgjoj dhe një kryetar bashkie totalisht injorant! Totalisht injorant! Është tragjike. E di që një i marrë si Edi Rama që ia ka bërë Shqipërisë nuk ia ka bërë kush. Pra është situata më tragjike, unë preferoja të dëgjoja kolegët dhe të shikoja situatën. Foli dhe artikuloi shumë bukur mbi situatën politike zoti Himçi, po ashtu dhe një profesionist i nderuar si zoti Turku dhe zoti Muzhaqi. Por nëse ne si shqiptarë edhe si Parti Demokratike nuk çohemi, nuk mobilizohemi, Shqipëria do bëhet keq e më keq sepse injoranca dhe idiotesia e ka pushtuar këtë vend. Ju faleminderit.

Lexo edhe
Politikë

Dorjan Teliti: Të pyeten qytetarët e Tiranës për ndarjen e re territoriale. Nëse mazhoranca refuzon konsultimet publike, opozita do t’i bëjë vetë

Politikë

Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!

Tags: #Bashkimi Europian #debate #Demokracia #Edi Rama #Elbasan #Enver hoxha #jetë #opozita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dorjan Teliti: Të pyeten qytetarët e Tiranës për ndarjen e re territoriale. Nëse mazhoranca refuzon konsultimet publike, opozita do t’i bëjë vetë
  • Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!
  • Protestat për dorëheqjen e tij! “Kryeministri ka prekur fundin”, Agim Nesho: Shtatori do të sjellë goditje ndaj Ramës nga komuniteti ndërkombëtar
  • “Kriza politike në Kosovë e tejzgjatur!”, ish-ambasadori Nesho: Po humbet kredibiliteti në sytë e ndërkombëtarëve. S’duhet një president “kukull”
  • “Shtrembërimi në hundë është nga dhuna”, Berisha për deklaratat e Ramës: Jo pak e quajtën krim pasioni, ishte në dhomë me… Autori u arrestua
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestat për dorëheqjen e tij! “Kryeministri ka prekur fundin”, Agim Nesho: Shtatori do të sjellë goditje ndaj Ramës nga komuniteti ndërkombëtar
  • Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!
  • “Shtrembërimi në hundë është nga dhuna”, Berisha për deklaratat e Ramës: Jo pak e quajtën krim pasioni, ishte në dhomë me… Autori u arrestua
  • “Kriza politike në Kosovë e tejzgjatur!”, ish-ambasadori Nesho: Po humbet kredibiliteti në sytë e ndërkombëtarëve. S’duhet një president “kukull”
  • Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit gati për vitin e ri shkollor! Rama: Investim i rëndësishëm për fëmijët dhe komunitetin (FOTO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 33 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Dorjan Teliti: Të pyeten qytetarët e Tiranës për ndarjen e re territoriale. Nëse mazhoranca refuzon konsultimet publike, opozita do t’i bëjë vetë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, kërkoi zhvillimin e…

• 1 orë më parë • 15 min lexim
Politikë

Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!

Edi Rama e ka shitur mbledhjen dyditore të socialistëve në Pogradec si një moment reflektimi dhe “energji të…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Protestat për dorëheqjen e tij! “Kryeministri ka prekur fundin”, Agim Nesho: Shtatori do të sjellë goditje ndaj Ramës nga komuniteti ndërkombëtar

Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe protestat e zhvilluara kundër qeverisë, duke deklaruar se…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by