Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Debat i ashpër në Kuvend për Kosovën/ Kapri: Ministrja serbe e gjen guximin tek aleati në Tiranë që hesht. Deputeti i PS: Partizat e vogla nuk reaguan për gjenocidin në Çamëri
Politikë

Debat i ashpër në Kuvend për Kosovën/ Kapri: Ministrja serbe e gjen guximin tek aleati në Tiranë që hesht. Deputeti i PS: Partizat e vogla nuk reaguan për gjenocidin në Çamëri

• 16 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes deputetit të opozitës Erald Kapri dhe deputetit të mazhorancës Ardit Bido, ku në fokus ishin qëndrimet ndaj Kosovës, marrëdhëniet me Serbinë, protestat dhe legjitimiteti i qeverisë.
Kapri akuzoi kryeministrin Edi Rama për qëndrime të gabuara ndaj Kosovës dhe për afrimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Rama ka qenë kryeministri i vetëm pas Enver Hoxhës që ka vizituar Beogradin dhe, ashtu si Enver Hoxha, ka heshtur për Kosovën. Rama ka thënë për veriun se është tokë e askujt. Ramush Haradinaj ka deklaruar publikisht se Rama i ka kërkuar ndarjen e Kosovës”, u shpreh Kapri në Kuvend.

Read more:Përkujtohet 82-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, thirrje për ndërkombëtarizim të çështjes çame dhe ruajtje të kujtesës historike

Sipas tij, deklaratat dhe qëndrimet e qeverisë shqiptare kanë krijuar hapësirë që zyrtarë serbë të sulmojnë shqiptarët e Kosovës.
“Ku e gjen guximin ministrja serbe që fyen rëndë shqiptarët e Kosovës, sepse gjen në Tiranë një aleat që hesht”, deklaroi deputeti.

Kapri kritikoi edhe situatën në Kuvend, duke e cilësuar të papranueshme praninë e madhe të forcave të policisë gjatë zhvillimit të punimeve.
“Ky Kuvend po zhvillon punimet nën rrethim, me qindra forca policie, sikur të jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Ky Parlament e ka humbur tërësisht legjitimitetin”, tha ai.

Read more:Zjarr në Drizë të Fierit! Flakët edhe drejt fshatit Peshtan, nis ndërhyrja nga ajri! Dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Kapri ngriti gjithashtu çështjen e ligjit për zonat e mbrojtura, duke thënë se shfuqizimi i tij është një kusht për integrimin europian, ndërsa Rama e ka cilësuar atë si një nga ligjet më të mira.
“Dje u bë e e njohur se shfuqizimi i ligjit që u bë me porosi me 10 deputetë, 21/2024 është kusht për integrimin, ndërsa Rama tha se është ligji më i mirë ndonjëherë.
Në krye të qeverisë kemi një kryeministër antikombëtar që flirton me Vuçiç sikur e ka shok banke. Në Hungari po zhvillohet një protestë për zonat e mbrojtura sepse protesta po shihet me kërshëri, ndryshe nga autokrati i fundit që do të ketë fatin e të gjithë të tjerëve”, tha ai.

Read more:“Kam një ëndërr për Shqipërinë europiane ku qytetari triumfon”/ Aktivisti: Historia nuk numëron ata që u dorëzuan, por ata që marshuan si ne

Nga ana tjetër, deputeti socialist Ardit Bido kundërshtoi akuzat e Kaprit, duke i cilësuar ato si populizëm.
“Më vjen keq që po dëgjojmë populizmin që ka sjellë vetëm gjak në histori. Enver Hoxha kur shkoi në Beograd nuk foli për Kosovën, por foli për konfederatën Ballkanike”, tha Bido.
Ai deklaroi se Shqipëria ka kërkuar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe kritikoi opozitën për qëndrimet e saj.
“Shqipëria ka kërkuar përmes kryeministrit Rama që Kosova e pavarur të njihet si e pavarur. Dëgjuam përfaqësuesin e një Lëvizjeje që është në kufijtë e antikombëtares, sepse janë me orë vonesë, kur vjen puna për spastrimin etnik në Çamëri partizat e vogla munguan në sallë dhe zgjodhën që në ditën që dënohej gjenocidi të fshiheshin si sturci.
Fisi i një kolegu këtu votonte masivisht Fredi Belerin, tha Bido.

Përplasja vijoi edhe pas fjalës së Bidos, ku Kapri reagoi ndaj akuzave se protesta kundër qeverisë lidhet me mbështetës të Fredi Belerit.
“Deputeti parafolës ka fyer protestën kur tha se drejtohet nga njerëz të Fredi Belerit, por nuk reagon kur Fredi Beleri del në foto me deputeten socialiste në Strasburg”, tha Kapri.

Read more:Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh!

Ai kritikoi gjithashtu gjuhën e përdorur në Kuvend nga deputetët e rinj.
“Kam ndjekur gjatë politikën, por nuk kam parë nga Ruçi që Partia Socialiste të na shtypte. Nuk e kuptoj sesi një i ri mund të flasë me gjuhë urrejtjeje. Njerëz me thinja mbajnë gojën, ndërsa rioshët lëshohen sikur kushedi nga kanë dalë”, përfundoi Kapri.

Lexo edhe
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Tags: #ardit bido #beograd #Edi Rama #Enver hoxha #Fokus #Foto #Hungari #Kosova

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 2 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 21 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se ato kanë karakteristika…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për protestën…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin