Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Makineria e zemërimit të Kinës: Fuqi apo performancë?
Aktualitet

Makineria e zemërimit të Kinës: Fuqi apo performancë?

• 28 Prill, 2026 • 7 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sa më i zëshëm bëhet Pekini, aq më shumë shpërfaq kufizimet e veta.

Nga: Miles Yu / The Washington Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Partia Komuniste Kineze [PKK] po bërtet sërish.

Në javët e fundit, Pekini ka lëshuar një raund të ri “paralajmërimesh të ashpra” ndaj Shteteve të Bashkuara, kryesisht për Tajvanin, Venezuelën, Iranin dhe rolin më të gjerë global të Uashingtonit.

Gjuha është e njohur, pothuajse rituale. Ushtrimet ushtarake me vendet pranë Tajvanit u përshkruan si një “paralajmërim i ashpër” kundër “ndërhyrjes së jashtme”. Veprimet e ShBA-së në Amerikën Latine dhe në Lindjen e Mesme u dënuan si “lëvizje të rrezikshme dhe të papërgjegjshme me pasoja ndëshkuese”. Zyrtarët kinezë paralajmëruan kundër një rikthimi në “ligjin e xhunglës”.

Marrë fjalë për fjalë, kjo retorikë, disa ditë para vizitës së presidentit Trump në Pekin, sugjeron një fuqi në rritje dhe të gatshme për t’u përballur në shumë fronte me Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, sa më i zëshëm bëhet Pekini, aq më shumë zbulon kufijtë e pozicionit të vet. Indinjata e Partisë Komuniste Kineze nuk është shenjë vetëbesimi, por simptomë kufizimi.

Merrni parasysh gjeografinë e ankesave të Kinës. Në Gjirin Persik, ku Pekini tani i jep leksione Uashingtonit për përmbajtje, janë Shtetet e Bashkuara ato që kontrollojnë rrugët detare, vendosin grupe goditëse me aeroplanmbajtëse dhe zbatojnë bllokada.

Në Amerikën Latine, ku Kina dënon rregullisht “ndërhyrjen”, janë ende Shtetet e Bashkuara ato që përcaktojnë mjedisin strategjik. Pekini lëshon zakonisht paralajmërimet e tij më të forta për Ngushticën e Tajvanit, megjithatë, pothuajse tetë dekada më vonë, fuqia amerikane, e kombinuar me aleatët rajonalë, mbetet pengesa kryesore ndaj konfliktit.

Në secilën prej këtyre arenave, Kina nuk është aktori dominues; përkundrazi, është më shumë si një autsajder.

Megjithatë, Pekini flet sikur të ishte garantuesi i rendit global, i barabarti, apo edhe superior ndaj Shteteve të Bashkuara. Kjo mospërputhje midis retorikës dhe realitetit nuk është rastësore. Është tipari thelbësor i qeverisjes së PKK-së.

Partia nuk mund t’i lejojë vetes të tingëllojë e dobët, sepse legjitimiteti dhe mbijetesa e saj mbështeten në fantazinë supreme të pagabueshmërisë dhe paprekshmërisë. Çdo shenjë hezitimi apo kufizimi rrezikon ta shpojë atë iluzion, si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Prandaj, ajo kompenson me volum.

Çdo veprim i ShBA-së bëhet provokim. Çdo politikë bëhet “hegjemonike”. Çdo mosmarrëveshje shkakton një paralajmërim. Frazat përsëriten me saktësi mekanike: “ndërhyrje e jashtme”, “pasoja serioze”, “kundërshtim i fortë”.

Megjithatë, përsëritja ka një kosto. Me kalimin e kohës, e zbraz kuptimin. Një “paralajmërim i ashpër” që lëshohet vazhdimisht pushon së paralajmëruari. Një kërcënim që nuk vihet kurrë në zbatim bëhet zhurmë sfondi. Retorika e PKK-së, dikur e synuar për të frikësuar, tani gjithnjë e më shumë sinjalizon diçka tjetër: mungesë opsionesh të zbatueshme.

Kjo është veçanërisht e dukshme në Tajvan. Pekini këmbëngul se ishulli është “interes thelbësor”, një vijë e kuqe e panegociueshme edhe pse vetëm 6.4 përqind e tajvanezëve e konsiderojnë veten “kinezë”.

Pekini e dënon përfshirjen e ShBA-së si “ndërhyrje të jashtme” të paligjshme. Organizon ushtrime ushtarake gjithnjë e më të ndërlikuara, të projektuara për të simuluar bllokada ose goditje.

Megjithatë, realiteti themelor mbetet i pandryshuar. Tajvani nuk është nën kontrollin e PKK-së. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin demokracinë e ishullit. Frenimi rajonal ende qëndron. Siç tregojnë demonstrimet më të fundit të dominimit ushtarak amerikan në fuqinë goditëse, luftën elektronike, aftësinë për kundërgoditje dhe, mbi të gjitha, epërsinë e Marinës së ShBA-së në bllokadë dhe kundërbllokadë në operacione të qëndrueshme në shkallë të gjerë, kërcënimet e hapura të PKK-së ndaj Tajvanit dhe ndihmës mbrojtëse të ShBA-së tingëllojnë gjithnjë e më të dobëta.

Pavarësisht gjithë zhurmës, Pekini nuk e ka ndryshuar ekuilibrin strategjik. Ai vetëm e ka dramatizuar frustrimin e tij.

I njëjti model vlen edhe përtej Azisë Lindore. Kina dënon veprimet ushtarake të ShBA-së në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar kundër paqëndrueshmërisë dhe përdorimit të njëanshëm të forcës, por asaj i mungon kapaciteti për të zëvendësuar rolin e sigurisë amerikane që ajo kritikon. Ndikimi i saj mbetet selektiv, projeksioni i fuqisë i kufizuar.

Edhe në rajonet ku Kina ka zgjeruar praninë e saj ekonomike, si Amerika Latine, ajo vazhdon të operojë brenda një arkitekture sigurie që ende formësohet në mënyrë dërrmuese nga Shtetet e Bashkuara.

Kjo është ironia nga e cila Pekini nuk mund të shpëtojë. E dënon një rend global që ende nuk mund ta zëvendësojë. Asnjëra prej këtyre nuk do të thotë se Kina është e dobët. Ushtria e saj po rritet. Aftësitë e saj teknologjike po përparojnë. Ambiciet e saj globale janë të qarta. Megjithatë, ambicia nuk është e njëjtë me dominimin dhe retorika nuk është e njëjtë me fuqinë.

Rreziku nuk qëndron në mbivlerësimin e fuqisë së Kinës, por në leximin e gabuar të sinjaleve të saj. Shumë shpesh, Uashingtoni dhe aleatët e tij e trajtojnë gjuhën e Pekinit si provë të një përshkallëzimi të afërt, duke reaguar me kujdes ose hezitim. Pikërisht këtë reagim kërkon të nxisë PKK-ja.

Në realitet, modeli sugjeron diçka tjetër. Pekini e përshkallëzon retorikën sepse është i kufizuar në veprim. Ai e rrit “temperaturën” me fjalë, sepse nuk mund ta bëjë gjithmonë këtë me veprime.

Kuptimi i këtij dallimi është thelbësor.

Përgjigjja e duhur ndaj paralajmërimeve më të fundit të Pekinit nuk është alarmi, dhe sigurisht jo lëshimi. Është qëndrueshmëria. Shtetet e Bashkuara duhet patjetër të vazhdojnë ta mbështesin Tajvanin pa kërkuar falje, të ruajnë praninë e tyre në rajonet kyçe dhe të forcojnë aleancat që përforcojnë frenimin. Ato duhet t’i marrin seriozisht kapacitetet e Kinës, por jo teatrin e saj.

Sa herë që Uashingtoni qëndron i palëkundur përballë këtyre paralajmërimeve, hendeku midis retorikës dhe realitetit të Pekinit bëhet më i dukshëm. Sa herë që lëkundet, ai hendek ngushtohet.

Forca më e madhe e PKK-së nuk ka qenë kurrë ushtria apo ekonomia e saj. Ka qenë gatishmëria e të tjerëve për t’i marrë pretendimet e saj fjalë për fjalë dhe për të supozuar se deklaratat e saj pasqyrojnë një pashmangshmëri. Ky supozim po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm.

Ajo që po shohim nuk është vetëbesimi i qetë i një fuqie të sigurt, por zëri i amplifikuar i një regjimi që duhet të projektojë forcë për të fshehur kufizimet e veta. Tigri ende po ulërin, por tingulli po fillon të tingëllojë bosh, më shumë si një vajtim pasivo-agresiv i një pande të plakur dhe nevrike. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Amerika #Kina #Miles yu #Pekini #Reagim #Shba #Shtetet e bashkuara #Tajvani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Goditet bastioni i Hezbollahut në Dahiyeh, tensionet kërcënojnë armëpushimin e brishtë mes Izraelit dhe Libanit
  • “Paqe përmes forcës”/ Netanyahu uron Trump për ditëlindje: Do ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta
  • Negociatorët e Katarit mbërrijnë në Teheran, intensifikohen përpjekjet për finalizimin e marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit
  • Trump feston sot 80-vjetorin me një spektakël të arteve marciale në Shtëpinë e Bardhë, eventi miliona dollarë ngjall debate në SHBA
  • Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Qershitë mbeten në pemë, mungon fuqia punëtore në Korçë, shumica e të rinjve ikin në Greqi sepse paguhen dyfish 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by