Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sekreti për FUQI mashkullore pa ilaçe / E vërteta për testosteronin e ulët, impotencën dhe fertilitetin!
Aktualitet

Sekreti për FUQI mashkullore pa ilaçe / E vërteta për testosteronin e ulët, impotencën dhe fertilitetin!

• 28 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Testosteroni konsiderohet si shtylla kryesore e shëndetit mashkullor, duke ndikuar jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në mirëqenien mendore dhe emocionale. Në ditët e sotme, rënia e nivelit të këtij hormoni po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të përhapur, i lidhur ngushtë me stilin modern të jetesës. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja shpjegon rolin e testosteronit, shkaqet që ndikojnë në uljen e tij, si dhe disa mënyra natyrale për ta mbajtur në nivele optimale.

“Testosteroni është hormoni kryesor mashkullor dhe mbetet i rëndësishëm gjatë gjithë jetës, që nga formimi në moshë të re e deri në moshë madhore. Prodhimi i tij kryesor ndodh në testikuj, ndërsa te femrat prodhohet në vezore dhe në gjendrat mbiveshkore”, thekson në fillim të bisedës Ylli Merja.

Ai vijon duke renditur funksionet kryesore të testosteronit tek meshkujt:

  • Ndikon në zhvillimin fizik dhe muskulor, duke rritur forcën dhe ndihmuar në ndërtimin e masës muskulare.
  • Forcon kockat dhe rrit densitetin kockor, duke ndihmuar në parandalimin e osteoporozës.
  • Rrit dëshirën seksuale (libidon) dhe ndikon në performancën seksuale; edhe te femrat ndikon në rritjen e dëshirës seksuale.
  • Ka rol në funksionin mendor dhe emocional, duke ndikuar në motivim, përqendrim dhe humor; nivelet e ulëta shoqërohen me lodhje, mungesë energjie dhe gjendje depresive.
  • Stimulon prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, duke kontribuar në rritjen e energjisë dhe forcës.
  • Ndihmon në metabolizëm dhe në shpërndarjen e yndyrës në trup; nivelet e ulëta lidhen me shtim të yndyrës, veçanërisht në zonën e barkut.
  • Rregullon funksionin riprodhues dhe prodhimin e spermës.

“Testosteroni është thelbësor për forcën, libidon dhe stabilitetin emocional. Sot vihet re një rënie graduale e niveleve të tij në shkallë globale, krahasuar me dekadat e mëparshme. Problemi shpesh nuk qëndron te mungesa totale e testosteronit, por te mungesa e testosteronit të lirë, që është forma aktive në organizëm. Pasojat më të shpeshta janë ulja e fertilitetit, mungesa e energjisë, shtimi në peshë dhe problemet me dëshirën seksuale. Ky hormon ndikohet shumë nga mënyra si jetojmë”, thekson më tej Ylli Merja.

Shkaqet që ndikojnë në uljen e testosteronit:

  • Stresi kronik: rrit kortizolin dhe ul testosteronin.
  • Ushqimi modern: i pasur me sheqerna, ushqime të përpunuara dhe yndyrna të dëmshme, ndërsa mungojnë elementë si zinku, magnezi dhe yndyrnat e mira.
  • Mbipesha dhe yndyra abdominale: rrisin konvertimin e testosteronit në estrogjen.
  • Jeta sedentare: mungesa e aktivitetit fizik ul stimulimin hormonal.
  • Gjumi i dobët ndikon drejtpërdrejt në uljen e testosteronit.
  • Mungesa e ekspozimit në diell dhe nivelet e ulëta të vitaminës D.
  • Stili modern i jetesës: shumë kohë para ekranit, pak lëvizje dhe stimulim i tepërt.
  • Konsumi i alkoolit dhe duhanit dëmton funksionin hormonal.
  • Ekspozimi ndaj kimikateve në mjedis: mikroplastika, pesticidet dhe substanca në kozmetikë që imitojnë estrogjenin.

Në përgjithësi, kemi një kombinim faktorësh si ushqimi i dobët, stresi, mjedisi toksik dhe mungesa e aktivitetit fizik.

“Testosteroni i ulët shoqërohet me lodhje, dobësi, rënie të dëshirës seksuale, humbje të masës muskulore, shtim në peshë dhe humor të ulët. Ndërsa nivelet shumë të larta mund të sjellin agresivitet dhe çrregullime hormonale e metabolike”, thotë Merja.

Si të rrisim testosteronin në mënyrë natyrale

  • Ushtrime fizike, veçanërisht ngritje peshe 3–4 herë në javë.
  • Gjumi i rregullt 7–8 orë në natë.
  • Mbajtja në balancë e vitaminës D.
  • Reduktimi i yndyrës trupore dhe balancimi i estrogjenit.
  • Kufizimi i alkoolit dhe shmangia e produkteve plastike dhe kimikateve sintetike.
  • Ushqime të rekomanduara: farat e zeza, mishi, vezët, farat e kungullit, vaji i ullirit, mjalti, arrat, bajamet, lajthitë, si dhe erëza të ndryshme nga piperi miks tek vanilja e kanella.

Ndër bimët mjekësore që ndihmojnë në rritjen e testosteronit përmenden: epimediumi, tribulus terrestris dhe trumza mikromeria Juliana. Hithra ndihmon në balancën hormonale, ndërsa ashwagandha dhe bari i bletës ndihmojnë në uljen e stresit. Qumështi i bletës kombinuar dhe me tartufin është një rekomandim shumë i mirë për ata që kanë probleme me testosteronin e ulët. Gjithashtu, bimë si angjinarja, radhiqja dhe panxhari mbështesin funksionin e mëlçisë dhe ndihmojnë në eliminimin e toksinave.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bima dhe Shendeti #Diell #Gjumi #Impotenca dhe Infertiliteti #Intervista #Magnezi #Mikroplastika #Rreze Dielli #Shendeti seksual i meshkujve #Testosteroni i ulet #Ylli Merja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran
  • Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të hënë
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të diel
  • Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të premte
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Botë VIDEO/ Aksident si në filma në Stamboll, dy makina përplasen dhe shpërthejnë në flakë, plagosen 3 persona 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by